Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Inflacioni arrin në 2.8%, shkak rritja e çmimeve të energjisë, qirave, transportit dhe ushqimeve
Ekonomi

Inflacioni arrin në 2.8%, shkak rritja e çmimeve të energjisë, qirave, transportit dhe ushqimeve

• 9 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Hyrja në tregjet e kryeqytetit sot shoqërohet akoma më shumë me ankesa për çmimet. Qytetarët shprehen se çdo javë produktet po bëhen më të shtrenjta duke ndikuar drejtpërdrejt tek tryeza e familjeve.

Mes tyre është edhe Luljeta, banore në zonën e Selitës. Teksa blen perime për drekën, ajo tregon se rritja e çmimeve e ka detyruar të ndryshojë edhe ushqimet që konsumon familja.

“Çmimet janë gjithnjë e në rritje. Dje ishte qepa 160 lekë, sot 250 lekë. Shkojmë ku është më lirë, bëjmë kursim gjëra të tjera, vijmë në treg jo në lagje se janë më shtrenjtë”, u shpreh Luljeta.

Qytetarë të tjerë tregojnë se shpenzimet për ushqimet po bëhen çdo ditë e më të papërballueshme, ndërsa pensionet dhe pagat nuk po ecin me të njëjtin ritëm me rritjen e çmimeve.

Read more:Sallamet MEKA – praktike për çdo ditë, gjithmonë në tryezën familjare

“Dje me 10 mijë lekë vetëm zarzavate, nuk ka duke leku, është 30 ditë muaji”, u shpreh një qytetar.

“Shtrenjtë janë të gjitha. Bleva domate, tranguj. Çmimi i shtrenjtë. Sivjet janë shumë, ça do përballojmë me pensionin”,tha një tjetër.

E kur biseda shkon tek frutat kanë këtë përgjigje.

Read more:Gjërat personale që prindërit nuk duhet t’i ndajnë kurrë me fëmijët e tyre

“A keni blerë fruta? Jo, pupu rrallë. Banane, mollë por dhe qershitë që dolën kështu, as i mendojmë e t’i shohim me sy.”

Në një situatë të tillë, pensionistët gjejnë si rrugë përsëri punësimin. Për të siguruar të ardhura shtesë Antoneta, mjeke në profesion tashmë pensioniste ka vendosur të qëndrojë ende në tregun e punës.

“Është e vështirë. Vazhdimisht janë në rritje edhe kur shtohen pensionet e pagat, nuk rriten njëlloj sa çmimet”, u shpreh Antoneta.

Read more:Marsi i shtrenjtë, çmimet e perimeve në stratosferë! Domatet 29% më shumë se në shkurt, karburanti u rrit deri në 16%

Rritja e çmimeve po ndikon ndryshe tek qytetarët. Disa detyrohen të konsumojnë më pak, për shkak të kostos së lartë të jetesës. Të tjerë zgjedhin produkte më të lira, edhe pse me cilësi më të ulët. Ndërsa ka edhe pensionistë që vijojnë të punojnë, pavarësisht se kanë dalë në pension, për të përballuar shpenzimet.

Këtë situatë e pasqyron edhe Instituti i Statistikave, sipas të cilit inflacioni për muajin prill ka arritur në 2.8 për qind.(grafik) Rritja është ndikuar kryesisht nga çmimet e qirave, ujit dhe energjisë elektrike, transportit dhe ushqimeve, një nivel tashmë shumë pranë objektivit prej 3 për qind të Bankës së Shqipërisë.(grafik)

Në një kohë kur çmimet vijojnë të rriten, sfida më e madhe për qytetarët mbetet ruajtja e një jetese të përballueshme.

Lexo edhe
Ekonomi

Banka e Shqipërisë “spastron” tregun financiar, hiqen licenca dhe vendosen qindra masa ndëshkuese ndaj bankave të nivelit të dytë

Ekonomi

Ushqimet dhe qiratë, rritet inflacioni, shkoi në 3.2% për muajin qershor, doli edhe jashtë objektivit të Bankës për muajin qershor

Tags: #Biseda #Inflacioni #leku #Produkte #rritja e cmimeve #Shpenzimet #zarzavate

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Banka e Shqipërisë “spastron” tregun financiar, hiqen licenca dhe vendosen qindra masa ndëshkuese ndaj bankave të nivelit të dytë
  • Ushqimet dhe qiratë, rritet inflacioni, shkoi në 3.2% për muajin qershor, doli edhe jashtë objektivit të Bankës për muajin qershor
  • Dëmet nga insekti në bujqësi, fermerët e Korçës që kanë mbjellë misër po përballen me situatë të vështirë
  • Bizneset shqiptare drejt inovacionit, shtohet vëmendja drejt sektorëve më në nevojë, subjektet po përshtaten me standardet e BE
  • Censi i bujqësisë pas 14 vitesh/ Debat në Komisionin e Ekonomisë, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet
Nga të njëjtat tag-e
  • “Kërkojmë dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës”/ Protestuesi: Nuk turpërohet për bujqit dhe personat me aftësi të kufizuara që nuk sigurojnë dot jetesën, por vetëm për koncerte
  • Kosovë/ Asnjë rezultat pas takimit Hamza-Kurti, PDK mbetet në opozitë! Priten bisedime edhe me Abdixhikun
  • Bukë, ujë dhe vaj ulliri, nisma e re për turistët në Piqeras
  • Prova të reja: Thirrjet Shqiptare me arkitektët e “dehur” – Blog
  • Ushqimet dhe qiratë, rritet inflacioni, shkoi në 3.2% për muajin qershor, doli edhe jashtë objektivit të Bankës për muajin qershor
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 19 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit 12 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) 12 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta e 40 në Tiranë/ “Bashkohuni që ta ndryshojmë këtë vend”, studenti në protestën kundër Ramës: Nuk duan rini që punon, i kanë lënë në baltë 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Protestë e pandalur kundër kryeministrit, shqiptarët kërkojnë dorëheqje/ Qytetari: Kanë vjedhur popullin, Rama të arrestohet 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Banka e Shqipërisë “spastron” tregun financiar, hiqen licenca dhe vendosen qindra masa ndëshkuese ndaj bankave të nivelit të dytë

Më shumë mbrojtje për qytetarët dhe më pak tolerancë për shkeljet. Këta janë disa nga përfundimet e evidentuara…

• 16 orë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Ushqimet dhe qiratë, rritet inflacioni, shkoi në 3.2% për muajin qershor, doli edhe jashtë objektivit të Bankës për muajin qershor

Për disa muaj me radhë inflacioni dukej se ishte stabilizuar, por qershori solli një sinjal tjetër. Rritja e…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
Ekonomi

Dëmet nga insekti në bujqësi, fermerët e Korçës që kanë mbjellë misër po përballen me situatë të vështirë

Rreth 50 hektarë sipërfaqe e mbjellë me misër në fshatin Drithas në Maliq janë prekur nga insekti i…

• 4 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by