Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Inflacioni arrin në 2.8%, shkak rritja e çmimeve të energjisë, qirave, transportit dhe ushqimeve
Ekonomi

Inflacioni arrin në 2.8%, shkak rritja e çmimeve të energjisë, qirave, transportit dhe ushqimeve

• 9 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Hyrja në tregjet e kryeqytetit sot shoqërohet akoma më shumë me ankesa për çmimet. Qytetarët shprehen se çdo javë produktet po bëhen më të shtrenjta duke ndikuar drejtpërdrejt tek tryeza e familjeve.

Mes tyre është edhe Luljeta, banore në zonën e Selitës. Teksa blen perime për drekën, ajo tregon se rritja e çmimeve e ka detyruar të ndryshojë edhe ushqimet që konsumon familja.

“Çmimet janë gjithnjë e në rritje. Dje ishte qepa 160 lekë, sot 250 lekë. Shkojmë ku është më lirë, bëjmë kursim gjëra të tjera, vijmë në treg jo në lagje se janë më shtrenjtë”, u shpreh Luljeta.

Qytetarë të tjerë tregojnë se shpenzimet për ushqimet po bëhen çdo ditë e më të papërballueshme, ndërsa pensionet dhe pagat nuk po ecin me të njëjtin ritëm me rritjen e çmimeve.

Read more:Sallamet MEKA – praktike për çdo ditë, gjithmonë në tryezën familjare

“Dje me 10 mijë lekë vetëm zarzavate, nuk ka duke leku, është 30 ditë muaji”, u shpreh një qytetar.

“Shtrenjtë janë të gjitha. Bleva domate, tranguj. Çmimi i shtrenjtë. Sivjet janë shumë, ça do përballojmë me pensionin”,tha një tjetër.

E kur biseda shkon tek frutat kanë këtë përgjigje.

Read more:Gjërat personale që prindërit nuk duhet t’i ndajnë kurrë me fëmijët e tyre

“A keni blerë fruta? Jo, pupu rrallë. Banane, mollë por dhe qershitë që dolën kështu, as i mendojmë e t’i shohim me sy.”

Në një situatë të tillë, pensionistët gjejnë si rrugë përsëri punësimin. Për të siguruar të ardhura shtesë Antoneta, mjeke në profesion tashmë pensioniste ka vendosur të qëndrojë ende në tregun e punës.

“Është e vështirë. Vazhdimisht janë në rritje edhe kur shtohen pensionet e pagat, nuk rriten njëlloj sa çmimet”, u shpreh Antoneta.

Read more:Marsi i shtrenjtë, çmimet e perimeve në stratosferë! Domatet 29% më shumë se në shkurt, karburanti u rrit deri në 16%

Rritja e çmimeve po ndikon ndryshe tek qytetarët. Disa detyrohen të konsumojnë më pak, për shkak të kostos së lartë të jetesës. Të tjerë zgjedhin produkte më të lira, edhe pse me cilësi më të ulët. Ndërsa ka edhe pensionistë që vijojnë të punojnë, pavarësisht se kanë dalë në pension, për të përballuar shpenzimet.

Këtë situatë e pasqyron edhe Instituti i Statistikave, sipas të cilit inflacioni për muajin prill ka arritur në 2.8 për qind.(grafik) Rritja është ndikuar kryesisht nga çmimet e qirave, ujit dhe energjisë elektrike, transportit dhe ushqimeve, një nivel tashmë shumë pranë objektivit prej 3 për qind të Bankës së Shqipërisë.(grafik)

Në një kohë kur çmimet vijojnë të rriten, sfida më e madhe për qytetarët mbetet ruajtja e një jetese të përballueshme.

Lexo edhe
Ekonomi

Dy milionë turistë në korrik, në shtatë muajt e parë hynë mbi 7 milionë shtetas në Shqipëri, 6.5% më shumë se vjet

Ekonomi

Çmimet nën monitorim, ministrja Ibrahimaj prezanton platformën e re: Qytetarët do të krahasojnë produktet dhe do të zbulojnë ku shiten më lirë

Tags: #Biseda #Inflacioni #leku #Produkte #rritja e cmimeve #Shpenzimet #zarzavate

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dy milionë turistë në korrik, në shtatë muajt e parë hynë mbi 7 milionë shtetas në Shqipëri, 6.5% më shumë se vjet
  • Çmimet nën monitorim, ministrja Ibrahimaj prezanton platformën e re: Qytetarët do të krahasojnë produktet dhe do të zbulojnë ku shiten më lirë
  • Bursa për çmimet bujqësore, qeveria synon transparencë dhe ulje çmimesh
  • Suficiti shkon në 511 milionë euro, turizmi dhe ndërtimi rrisin të ardhurat, shpenzimet realizohen në 98.2%
  • Sezoni i boronicës në Kukës/ Kërkesë e lartë në treg, banorët mbushin bjeshkët për të siguruar frutin
Nga të njëjtat tag-e
  • “Karrigia e grabitur nuk gëzohet, leku i popullit të del nga hundët”/ Nesër KAS merr vendim, Lefter Maliqi: Bashkinë e Kuçovës do e fitojmë dhe do ua kthejmë qytetarëve
  • Suficiti shkon në 511 milionë euro, turizmi dhe ndërtimi rrisin të ardhurat, shpenzimet realizohen në 98.2%
  • Të dhënt e OKB/ Grigels Muçollari: 31.8% e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore, dështim i qeverisë
  • ‘Jam Bashkim Ulaj’, të rinjtë mashtrojnë kambistin përmes AI dhe i zhvasin 100 mijë €! 2 në pranga në Tiranë, një në kërkim
  • ‘Jam Bashkim Ulaj’, të rinjtë mashtrojnë kambistin përmes AI dhe i zhvasin 100 mijë €! 2 në pranga në Tiranë, një në kërkim
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 16 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 16 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 14 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 13 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Dy milionë turistë në korrik, në shtatë muajt e parë hynë mbi 7 milionë shtetas në Shqipëri, 6.5% më shumë se vjet

Korriku është muaji kur Shqipëria hyn në pikun e sezonit veror dhe shifrat tregojnë se këtë vit fluksi…

• 14 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Çmimet nën monitorim, ministrja Ibrahimaj prezanton platformën e re: Qytetarët do të krahasojnë produktet dhe do të zbulojnë ku shiten më lirë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar lançimin e “PriceWatch Albania”, një platformë e re që…

• 14 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Bursa për çmimet bujqësore, qeveria synon transparencë dhe ulje çmimesh

Në takimin 9-orësh me ministrat, kryeministri Edi Rama ka kërkuar ngritjen e Bursës Bujqësore, një mekanizëm përmes të…

• 23 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by