Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Marsi i shtrenjtë, çmimet e perimeve në stratosferë! Domatet 29% më shumë se në shkurt, karburanti u rrit deri në 16%
Aktualitet

Marsi i shtrenjtë, çmimet e perimeve në stratosferë! Domatet 29% më shumë se në shkurt, karburanti u rrit deri në 16%

• 21 Prill, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Tregu i produkteve bujqësore në vend ka shënuar luhatje të forta gjatë muajit mars 2026, me rritje të ndjeshme të çmimeve për disa nga perimet më të konsumuara, pjesë e ushqimeve të shportës.

Rritja më e theksuar u regjistrua tek domatet, të cilat u shtrenjtuan me 29% brenda një muaji, duke arritur në 286 lekë për kilogram nga 202.5 lekë në shkurt, referuar çmimeve mesatare të publikuara nga Instituti i Statistikave. Ky është çmimi më i lartë i regjistruar ndonjëherë për këtë produkt, që u kthye në ‘trend’ muajin e kaluar pasi disa ditë u tregtua deri me 400 lekë.

Importi u konsiderua si shkaku kryesor i këtij shtrenjtimi, por shifrat e Drejtorisë së Doganave tregonin se çmimi i zhdoganimit për këtë produkt ishte 56 lekë nga Greqia, 59 lekë nga Italia, 64 lekë nga Turqia.

Një trend i ngjashëm shtrenjtimi është vërejtur edhe për specat, çmimi i të cilëve u rrit me 17%, duke kapur nivelin e 313.9 lekëve për kilogram, rritje e lehtë është regjistruar edhe tek patatet. Ndërsa tek produktet e tjera si kastravecë dhe qepë çmimi ka pasuar rënie të lehtë.

Këto luhatje të forta në disa produkte tregojnë për një presion në rritje mbi çmimet e perimeve të freskëta, jo vetëm nga importi apo mungesa e prodhimit vendas por edhe prej rritjes së kostove të transportit prej luftës në Iran.

Ministria e Ekonomisë ka deklaruar se aktualisht vetëm po monitoron tregjet por për shkak se shtrenjtimi është evidentuar vetëm në disa produkte, nuk kanë ndërhyrë me masa konkrete.

Edhe çmimi i hidrokarbureve sipas të dhënave të INSTAT pësoi rritje të fortë. Më konkretisht nafta u shtrenjtua me 16% krahasuar me muajin shkurt, benzina me 10% dhe gazi me 7%.

Ekonomia po përjeton një realitet të ri deklarojnë institucionet publike, ndikuar direkt nga lufta në Lindjen e Mesme, që mund të sjellin pasoja serioze edhe për ekonominë tonë, nëse konflikti zgjatet.

Ndërsa FMN pak ditë më parë tha se “aktiviteti global tani përballet me një provë të madhe nga shpërthimi i luftës në Lindjen e Mesme”, dhe uli pritshmëritë për rritjen ekonomike, jo vetëm për Shqipërinë (nga 3.6% në 3.4%) por në rang global.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #aku #cmimet e ushqimeve #dogana #greqi #Instat #iran #itali #rritja e cmimeve #rritja e cmimit të naftës #zarzavate

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Lufta në Iran rrit çmimet e ushqimeve, paralajmëron Programi Botëror i Ushqimit: Miliona njerëz rrezikojnë urinë
  • Garda Revolucionare e Iranit godet flotën e 5-të të SHBA-ve në Bahrein, njofton se është përgjigje ndaj sulmeve të fundit amerikane
  • Inflacioni arrin në 3%, qiratë, ushqimet dhe transporti çojnë inflacionin në nivel rekord
  • Kryebashkiaku i Kuçovës rezulton i dënuar më parë në Greqi, KAS kthen çështjen për gjykim te Celibashi
  • Banesat po shtrenjtohen, çmimet e apartamenteve rriten shumë më tepër se kostot e ndërtimit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Nuk jemi kundër investimeve të huaja, por …”/ Berisha shfrytëzon protestën për kërkesën e tij të vjetër: Qeveri kujdestare për të përgatitur zgjedhjet 11 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Policia i monitoroi me dron dhe rrethoi lokalin, goditet grupi kriminal në Vlorë! Arrestohet autori i plagosjes së 2 ditëve më parë (EMRAT+VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Matura/ Mbi 26 mijë nxënës në testin e Gjuhës Shqipe e Letërsisë! Publikohet teza e provimit 6 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Drejtori i policisë Lezhë: Prioritet lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike! Gjatë majit janë asgjësuar 5548 fidanë dhe bimë kanabis 5 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Aksident në bypass-in e Vlorës/ Përplasen 3 automjete, 2 përfshihen nga flakët! 1 person ndërron jetë, shkak një parakalim i gabuar e shpjetësia 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet “Zhvilluesit e projektit në Zvërnec do t’i mahnisin njerëzit, një pjesë mund të hapet brenda kësaj dekade”, Rama për Reuters: Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by