Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Censi i bujqësisë pas 14 vitesh/ Debat në Komisionin e Ekonomisë, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet
Ekonomi

Censi i bujqësisë pas 14 vitesh/ Debat në Komisionin e Ekonomisë, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet

• 6 Korrik, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Censi i bujqësisë pritet të regjistrojë çdo metër tokë të mbjellë dhe të numërojë çdo kafshë të gjallë në stalla gjatë muajit tetor.

Ndërkohë, CENS-i i fundit i bujqësisë është realizuar nga INSTAT 14 vite më parë. Censi i bujqësisë, këtë të hënë, ishte pjesë e debateve në Komisionin e Ekonomisë. Sipas deputetëve të opozitës, ky regjistër është i vonuar.

Numrat e bujqësisë shkaktuan edhe dyshime të forta mbi shpërndarjen e fondeve të Skemës Kombëtare dhe asaj IPARD.

“Si janë hartuar deri tani pikërisht politikat bujqësore, subvencionet, skemat e mbështetjes dhe planifikimi për fondet IPARD, nëse qeveria vetë pranon se nuk ka pasur të dhëna të besueshme, kur vetë RIRA pranon se nuk ka të dhëna të konsoliduara”, shprehet Ledina Allolli, deputete e PD-së.

Read more:‘Temperaturat e larta mund të favorizojnë infarktin’, mjekja: Kontrollet të paktën 1 herë në vit edhe pa patur shqetësime

“Unë nuk do të thoja se nuk ka të dhëna. MBZHR, së bashku me INSTAT-in, mbledh të dhëna vjetore për veprimtarinë bujqësore nga sistemi i AREB-ve, i cili është i shpërndarë në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Fatmir Guri, zëvendësministër i Bujqësisë.

Në Progresraportin e vitit 2025, BE-ja i la disa detyra INSTAT-it para se të nisë punën në terren, duke filluar nga burimet njerëzore dhe deri te logjistika dhe infrastruktura.

“Nga pikëpamja operacionale, informacioni statistikor do të mblidhet në terren nga një armatë prej 3.400 punonjësish, që janë anketuesit në terren. Ata do të menaxhohen nga 640 kontrollorë dhe nga të gjithë punonjësit e INSTAT-it, të cilët janë të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë”, tha Milva Ikonomi, kryetare e Komisionit të Ekonomisë.

Read more:Ina Zhupa: Gjirin e Gramës kërkuam ta regjistrojmë në UNESCO, qeveria e do si pronë për trafikantët e dosjes ‘Aruba’

Ky proces do të kushtojë 8.9 milionë euro dhe pritet që brenda 6 javësh INSTAT të ketë në dorë të dhënat reale të Shqipërisë rurale.

Në fund të mbledhjes së komisionit, anëtarët votuan projektligjin për Censin e Bujqësisë, por fjalën e fundit do ta ketë seanca përkatëse, e cila pritet të zhvillohet së shpejti.

Lexo edhe
Ekonomi

Ndryshojnë rregullat e punësimit, Shqipëria i hap dyert diasporës, shteti do të parashikojë edhe profesionet e së ardhmes

Ekonomi

Inflacioni shqiptar kalon Eurozonën, arrin në 3.4%, ushqimet, transporti dhe shërbimet rëndojnë buxhetet familjare

Tags: #Deputete #euro #Guri #Instat #opozita #Para #qeveria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ndryshojnë rregullat e punësimit, Shqipëria i hap dyert diasporës, shteti do të parashikojë edhe profesionet e së ardhmes
  • Inflacioni shqiptar kalon Eurozonën, arrin në 3.4%, ushqimet, transporti dhe shërbimet rëndojnë buxhetet familjare
  • Euro zbret në 92, leku forcohet nga turistët dhe emigrantët, eksportuesit humbësit më të mëdhenj
  • Nafta shkon në 219 lekë, tensionet globale rrisin çmimet në bursa, karburanti shtrenjtohet me shpejtësi
  • Shqipëria 61 milionë euro nga BE, Ministri Karakaçi: Realizuam objektivat brenda 30 qershorit
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ Sezoni i ri politik dhe fokusi te “Besa”! Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë dhe kabinetin qeveritar në Pogradec
  • Dhunoi dhe kërcënoi të shoqen me pistoletë, arrestohet në Palasë ‘Visi i Garave’! Arma gjendet e fshehur te tubat e ujit
  • Kërcënoi të shoqen me armë pa leje, arrestohet në Palasë ‘Visi i Garave’
  • Mbledhja e PS-së në Pogradec – Takimi vijon prej 3 orësh, zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës për të vetët
  • Arrestohet ‘si nëpër filma’, 32-vjeçari rrethohet nga policia në Tiranë dhe nxirret nga makina në 5 sekonda! I gjendet pistoleta pa leje dhe 15 800 euro (EMRI+VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 34 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 13 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 6 orë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, mblidhen sot para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen! 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Takimi dy-ditor në Pogradec / Rama mbledh drejtuesit e PS-së dhe ministrat në prag të sesionit të ri politik 8 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Ndryshojnë rregullat e punësimit, Shqipëria i hap dyert diasporës, shteti do të parashikojë edhe profesionet e së ardhmes

Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të kenë një tjetër derë të hapur për t’u rikthyer në tregun…

• 6 orë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Inflacioni shqiptar kalon Eurozonën, arrin në 3.4%, ushqimet, transporti dhe shërbimet rëndojnë buxhetet familjare

Nga çmimi i naftës në Lindjen e Mesme tek faturat në supermarket, bare e restorante. Ndonëse tensionet gjeopolitike…

• 14 orë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Euro zbret në 92, leku forcohet nga turistët dhe emigrantët, eksportuesit humbësit më të mëdhenj

Në kulmin e sezonit veror, eurot janë shtuar edhe më shumë në treg nga hyrjet e turistëve dhe…

• 14 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by