Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Gabriel flet për presionin që ka Arsenali: Jemi të qetë, por synojmë dy trofe
Aktualitet

Gabriel flet për presionin që ka Arsenali: Jemi të qetë, por synojmë dy trofe

• 9 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel Magalhaes, ka thënë se klubi londinez do të mbetet “përgjithmonë në zemrën e tij”, teksa “Topçinjtë” janë pranë një sezoni historik me synimin për ta fituar Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.

Arsenali e mposhti Atletico Madridin në mesjavë për ta siguruar finalen e kompeticionit më të madh evropian për klube, për herë të parë pas plot 20 vitesh. Ndërkohë, tri fitore në tri ndeshjet e fundit në kampionat do t’i mjaftonin skuadrës së Mikel Artetës për ta fituar titullin e parë në Ligën Premier që nga viti 2004.

Braziliani ka qenë një nga shtyllat kryesore të Arsenalit që nga ardhja e tij në vitin 2020 dhe ka folur me superlativa për mbështetjen e tifozëve gjatë këtyre viteve.

“I mendoj se që nga momenti kur erdha në Arsenal, jam pritur shumë mirë. Pra, është një klub që do ta kem në zemër përgjithmonë”.

Read more:Presidenti i PSG-së bën veprimin e papritur para finales së madhe ndaj Arsenalit

“Jam shumë i lumtur këtu. Ndihem si në shtëpi, familja ime e do klubin. Ka qenë shumë e kënaqshme për mua të kem gjithë këtë kohë me fanellën e Arsenalit, prandaj sigurisht dua të arrij gjëra të mëdha këtu”.

“Jam afër gjashtë vitesh në klub. Kam ende ëndrra për t’i realizuar këtu. Jam i lumtur dhe shpresoj të sjell shumë gëzim për tifozët që e meritojnë”, shtoi ai.

Gabriel foli edhe për atmosferën brenda grupit, duke theksuar se skuadra po e përjeton situatën me qetësi, pavarësisht se janë vetëm disa ndeshje larg arritjeve që mund t’ua përcaktojnë karrierën.

Read more:A u dëmtua Atletico Madridi me tre penallti kundër Arsenalit? Shikoni situatat e dyshimta

“Po jetojmë një moment… një vit shumë intensiv, sepse të gjithë e dinë se jemi në garë në çdo kompeticion”.

“Kemi një grup shumë të mirë, ku të gjithë lojtarët janë të lumtur dhe kanë mundësi. Pritshmëritë tona janë që të shkojmë hap pas hapi”.

“Sigurisht që duam të fitojmë trofe, por e dimë se është shumë e vështirë. Megjithatë, duhet ta mbajmë në mendje se mund t’ia dalim.

Read more:“Tradhti dhe pabesi ndaj Real Madridit”, Arbeloa pas rrjedhjes së informacioneve nga zhveshtorja

“Jemi shumë të qetë për këtë. Natyrisht ka presion, nga jashtë flitet shumë, por ne këtu jemi me kokën në vend dhe të fokusuar në atë që na pret”, theksoi mbrojtësi.

Gabriel numëron 17 paraqitje me Brazilin, ndërsa me Arsenalin ka zhvilluar 257 ndeshje, duke shënuar 24 gola./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arsenal #Gabriel #Gabriel magalhaes #Liga e kampionëve #Premier league #Telegrafi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • U arrestua pasi iu gjet arsenal armësh në një magazinë, Prokuroria e Fierit mbyll hetimet për Milasim Ramaj, dërgon dosjen për gjykim
  • Aksion në Fushë-Krujë për kapjen e Ylli Zallës, 49-vjeçari i shpëton RENEA-s! Në banesën e ‘mjeshtrit’ të prodhimit të bombave artizanale gjendet një armë
  • Armë dhe drogë brenda apartamentit në Britani, ruheshin nga një shqiptar/ Justifikimi përpara drejtësisë: Kam borxhe të grumbulluara nga sëmundja e vajzës
  • Ylli i Real Madridit kërkon të largohet pasi u la jashtë Kupës së Botës
  • Nga Kërçova, Mickoski shuan dilemat për raportet me Fatmir Limanin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Posta Shqiptare kallëzon punonjësit, dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 46 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës/ Presidenti i EDS nga Brukseli: Rinia shqiptare po frymëzon gjithë Europën 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Braçe shtyu dhunshëm gazetarin e News24, reagon Shehaj: E papranueshme! Pasojë e arrogancës dhe modelit të të fortëve të Ramës 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Mos thoni të japë dorëheqjen, por…”/ Thirrja e fortë e pensionistit për Forcat e Armatosura nga protesta: Bashkohuni me ne. Merreni Ramën dhe… 13 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Qytetarja mesazh të fortë nga sheshi Skënderbej: Zgjohuni shqiptarë. Koha për revolucion 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Deklaratat e ministres së Vuçiçit nuk janë spontane”/ Mediu: Serbia mike e Ramës, por armike e hapur e Kosovës dhe e kombit shqiptar 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama po mban të bllokuar çështjen ‘Balluku’ deri në shtator? Braho-deputetes së PD: Nëse keni prova, bën kallëzim! Të gjithë të barabartë para ligjit! 11 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by