Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Jelekët e strukturuar janë sërish në trend: Modelet që i japin stil edhe veshjeve të përditshme
Aktualitet

Jelekët e strukturuar janë sërish në trend: Modelet që i japin stil edhe veshjeve të përditshme

• 9 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dikur pjesë klasike e kostumeve elegante, këtë sezon jeleku vishet si bluzë, mbi këmishë, me xhinse, pantallona të gjera apo funde, duke krijuar pamje të rregullt, por aspak të ngurtë

Kemi shqyrtuar me kujdes koleksionet aktuale dhe një gjë është e qartë: jelekët e strukturuar, ata që duken sikur sapo janë shkëputur nga një kostum elegant, këtë pranverë kanë dalë përtej veshjeve zyrtare dhe janë kthyer në një nga pjesët më praktike të gardërobës së përditshme.

Ata vishen vetëm, të mbërthyer si bluzë, me xhinse, pantallona të gjera apo funde, por edhe në shtresa, mbi një bluzë të bardhë të thjeshtë ose mbi një këmishë më të gjerë. Gjithnjë e më shpesh shfaqen edhe si pjesë e kompleteve me pantallona ose fund të njëjtë, por pa xhaketë, duke krijuar një pamje moderne dhe shumë më të lirshme se kostumi klasik.

Read more:"Angry Birds" dhe "FIFA International Soccer" hynë në Hollin e Famës së video-lojërave

Rregulli kryesor është i thjeshtë: jeleku duhet të duket i rregullt dhe me prerje të pastër, ndërsa kombinimi nuk duhet të marrë pamje tepër serioze. Pikërisht ky ekuilibër mes elegancës dhe lehtësisë e bën këtë pjesë kaq të përshtatshme për përditshmëri.

Në fokus janë materialet e lehta, si liri, pambuku dhe përzierjet e buta që lejojnë lëvizje dhe ajrosje më të mirë. Më të kërkuarat mbeten ngjyrat neutrale, si bezha, e bardha, grija dhe e zeza, sepse kombinohen lehtë dhe duken gjithmonë të sofistikuara. Megjithatë, për ato që duan një pamje më të veçantë, këtë sezon spikatin edhe nuancat pastel, vijat e holla të frymëzuara nga kostumet mashkullore dhe modelet me kopsa dekorative, transmeton Telegrafi.

Read more:Ministrja Sala: Angazhimi vullnetar i të rinjve, një model që duhet ta zgjerojmë në të gjithë Shqipërinë

View this post on Instagram

A post shared by Monikh (@monikh)

Jeleku i strukturuar mund të vishet në disa mënyra, varësisht nga rasti. Për një dalje të zakonshme, mjafton ta kombinoni me xhinse të drejta dhe sandale ose atlete të bardha. Për në punë, duket shumë bukur me pantallona me bel të lartë dhe këpucë elegante. Ndërsa për mbrëmje, mund të vishet drejtpërdrejt në trup, me një fund saten ose pantallona të gjera, duke krijuar një pamje të thjeshtë, por shumë të rafinuar.

View this post on Instagram

A post shared by Anouk Yve (@anoukyve)

Për vajzat që pëlqejnë stilin më të relaksuar, jeleku mbi një këmishë të bardhë më të gjerë është zgjedhje shumë e mirë. Ndërsa ato që duan të theksojnë belin mund të zgjedhin modele më të ngushta, me prerje të qartë dhe gjatësi deri te beli. Modelet pak më të gjata janë më të përshtatshme për kombinime me pantallona të ngushta ose me funde të drejta.

Read more:Mexhiti: VLEN erdhi në kohën e duhur, si forcë që i bashkon dhe i faktorizon shqiptarët

Është ideal për ditët kur temperaturat ndryshojnë, sepse lejon kombinime me shtresa dhe përshtatet lehtë nga mëngjesi deri në mbrëmje. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti

Aktualitet

E rëndë në Vlorë/ Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë

Tags: #Fokus #Instagram #Jelekët #Moderne #Telegrafi #Temperaturat #zgjedhje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti
  • E rëndë në Vlorë/ Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë
  • Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja i kthen Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës
  • Kontrollet blic në të gjitha burgjet e vendit/ Sekuestrohen telefona, alkool dhe drogë, 35 efektivë nën hetim
  • Zjarri që vrau emigrantin, punëtorët rrëfejnë panikun pas flakëve ku humbi jetën 25-vjeçari nga Bangladeshi
Nga të njëjtat tag-e
  • “Njerëzimi Madhështor”/ Papa Leoni XIV publikon dokumentin 110 faqesh kushtuar inteligjencës artificiale: Të shmanget dominimi mbi njeriun
  • “Njerëzimi Madhështor”/ Papa Leoni XIV publikon dokumentin 110 faqesh kushtuar inteligjencës artificiale: ‘Të çarmatoset’, duhet shmangur dominimi mbi njeriun
  • I nxehti ekstrem godet Francën, humb jetën një person që po merrte pjesë në një garë vrapimi në Paris, 10 garues të tjerë përfundojnë në spital
  • E dashura e tij fjeti me mbi 1100 meshkuj, partneri i modeles së Only Fans: Ajo kthehet gjithmonë tek unë
  • Kushte të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për ditën e diel
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Ekonomi Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III 4 lexime · 11 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Aksident në Vaqarr/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin, të përfshirë një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë 4 lexime · 6 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës 4 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme 3 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurie ndaj disa personave, mes tyre punonjës policie, oficerë, inspektorë dhe…

• 5 orë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

E rëndë në Vlorë/ Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë

Një grua ka hyrë brenda ambienteve të Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë për të marrë pjesë…

• 6 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja i kthen Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rikthejë për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë ë çështjen që lidhet me masën…

• 6 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by