Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Gjermania synon të zgjerojë zhvillimin e përbashkët të armëve me teknologji të lartë me Ukrainën
Aktualitet

Gjermania synon të zgjerojë zhvillimin e përbashkët të armëve me teknologji të lartë me Ukrainën

• 11 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjermania synon të zgjerojë bashkëpunimin e saj me Ukrainën në zhvillimin e armëve me teknologji të lartë.

“Berlini është i përkushtuar për të zhvilluar sisteme të reja armësh në bashkëpunim me Ukrainën”, tha ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius për agjencinë gjermane të lajmeve (DPA) në Kiev, ku mbërriti sot në mëngjes.

“Forcimi i këtij bashkëpunimi si pjesë e një partneriteti strategjik është qëllimi kryesor i udhëtimit”, shtoi ai.

Vizita e sotme nuk u njoftua publikisht.

Read more:Rama: Shqipëria mbi mesataren e BE-së në prokurimet publike

“Fokusi është në zhvillimin e përbashkët të sistemeve pa pilot të teknologjisë së fundit në të gjitha rrezet e veprimit, veçanërisht në fushën e sulmit të thellë”, tha ai.

“Sulmi i thellë i referohet aftësisë për të shkatërruar objektiva kyçe thellë brenda territorit të një vendi armik. Partnerët evropianë të NATO-s kanë boshllëqe në fushën e armëve me rreze të gjatë veprimi që kryejnë sulme të tilla”, thonë analistët.

Pistorius tha se beson se është e nevojshme që shtetet anëtare të NATO-s të veprojnë shpejt.

Read more:Gjendet dron ushtarak në Lefkada, ushtria greke: Po hetojmë rastin, mister qëllimi i tij

Ai shtoi se qeveria gjermane po ndjek plane për sipërmarrje të mëtejshme të përbashkëta me Ukrainën.

“Duke vepruar kështu, ne përfitojmë nga përvoja e ukrainasve në fushën e betejës. Ne gjithashtu planifikojmë të përdorim platformën ‘Brave One’ për të mbështetur zhvilluesit që mund të demonstrojnë inovacione premtuese”, tha ministri.

Gjatë konsultimeve ndërqeveritare në mesin e prillit, qeveria gjermane ra dakord për partneritet strategjik me Ukrainën dhe premtoi ndihmë të mëtejshme ushtarake. Në të ardhmen, ky bashkëpunim synon të shtrihet shumë përtej ndihmës ushtarake dhe financiare të Gjermanisë, në mënyrë që të dyja palët të mund të përfitojnë prej tij në planin afatgjatë.

Read more:Gjermania dhe SHBA me qëndrim të përbashkët ndaj Iranit

Gjermania do të financojë një kontratë midis Ukrainës dhe kontraktorit të mbrojtjes amerikane “Raytheon” për dorëzimin e disa qindra raketave “Patriot”.

Për më tepër, u arrit marrëveshje me kompaninë gjermane të armëve “Diehl” për dorëzimin e lëshuesve shtesë për sistemet e mbrojtjes ajrore IRIS-T.

Gjithashtu u ra dakord edhe për prodhimin e dronëve me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi. Janë hartuar plane për të krijuar sipërmarrje të përbashkët me qëllim dorëzimin e mijëra dronëve. /AA/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Berlini #Boris pistorius #Gjermania #Nato #Partneritet #qeveria #Teknologji

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • 107 ditë protestë kundër Ramës/ “Lironi shqipet”, pas thirrjeve te Blloku i Sigurisë në mbështetje të protestuesve të ndaluar, qytetarët ndalojnë edhe te Prokuroria: Arrestoni Ramën
  • Dorëheqja e kryeministrit kërkesë e panegociueshme/ Protestuesit nuk ndalen, jehon thirrja: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët
  • Rekord parash nga emigrantët, 621 milionë euro në gjashtë muaj, por kursi i këmbimit ua zbeh vlerën
  • “Nuk është ngërç buxhetor, por politikë dhe arrogancë”/ Pagat e magjistratëve, Rama reagon sërish ndaj Engert Pëllumbit: E vendos qeveria! Një gjyqtar nuk flet kështu
  • “Protesta, tërmet në politikën shqiptare”/ 107 ditë revoltë! Aktivisti Petrit Tafaj: Rama i përdor ministrat si limoni mbi peshk, i flak pasi i “shtrydh”! I ka “rënë fytyra” te ndërkombëtarët
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 22 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat! 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 8 lexime · 5 orë më parë
  6. 06
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’ 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Dje thoshte furnizojmë vendet në konflikt, sot premton se do të prodhojmë armë”/ Këlliçi nxjerr zbuluar ministrin Nufi: Ermal Raketa flet për trafik apo punët e pista të Ramës dhe Yeffet? 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by