Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Gjermania synon të zgjerojë zhvillimin e përbashkët të armëve me teknologji të lartë me Ukrainën
Aktualitet

Gjermania synon të zgjerojë zhvillimin e përbashkët të armëve me teknologji të lartë me Ukrainën

• 11 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjermania synon të zgjerojë bashkëpunimin e saj me Ukrainën në zhvillimin e armëve me teknologji të lartë.

“Berlini është i përkushtuar për të zhvilluar sisteme të reja armësh në bashkëpunim me Ukrainën”, tha ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius për agjencinë gjermane të lajmeve (DPA) në Kiev, ku mbërriti sot në mëngjes.

“Forcimi i këtij bashkëpunimi si pjesë e një partneriteti strategjik është qëllimi kryesor i udhëtimit”, shtoi ai.

Vizita e sotme nuk u njoftua publikisht.

Read more:Rama: Shqipëria mbi mesataren e BE-së në prokurimet publike

“Fokusi është në zhvillimin e përbashkët të sistemeve pa pilot të teknologjisë së fundit në të gjitha rrezet e veprimit, veçanërisht në fushën e sulmit të thellë”, tha ai.

“Sulmi i thellë i referohet aftësisë për të shkatërruar objektiva kyçe thellë brenda territorit të një vendi armik. Partnerët evropianë të NATO-s kanë boshllëqe në fushën e armëve me rreze të gjatë veprimi që kryejnë sulme të tilla”, thonë analistët.

Pistorius tha se beson se është e nevojshme që shtetet anëtare të NATO-s të veprojnë shpejt.

Read more:Gjendet dron ushtarak në Lefkada, ushtria greke: Po hetojmë rastin, mister qëllimi i tij

Ai shtoi se qeveria gjermane po ndjek plane për sipërmarrje të mëtejshme të përbashkëta me Ukrainën.

“Duke vepruar kështu, ne përfitojmë nga përvoja e ukrainasve në fushën e betejës. Ne gjithashtu planifikojmë të përdorim platformën ‘Brave One’ për të mbështetur zhvilluesit që mund të demonstrojnë inovacione premtuese”, tha ministri.

Gjatë konsultimeve ndërqeveritare në mesin e prillit, qeveria gjermane ra dakord për partneritet strategjik me Ukrainën dhe premtoi ndihmë të mëtejshme ushtarake. Në të ardhmen, ky bashkëpunim synon të shtrihet shumë përtej ndihmës ushtarake dhe financiare të Gjermanisë, në mënyrë që të dyja palët të mund të përfitojnë prej tij në planin afatgjatë.

Read more:Gjermania dhe SHBA me qëndrim të përbashkët ndaj Iranit

Gjermania do të financojë një kontratë midis Ukrainës dhe kontraktorit të mbrojtjes amerikane “Raytheon” për dorëzimin e disa qindra raketave “Patriot”.

Për më tepër, u arrit marrëveshje me kompaninë gjermane të armëve “Diehl” për dorëzimin e lëshuesve shtesë për sistemet e mbrojtjes ajrore IRIS-T.

Gjithashtu u ra dakord edhe për prodhimin e dronëve me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi. Janë hartuar plane për të krijuar sipërmarrje të përbashkët me qëllim dorëzimin e mijëra dronëve. /AA/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Berlini #Boris pistorius #Gjermania #Nato #Partneritet #qeveria #Teknologji

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Dita e fitores është afër”/ Protestuesi ngre peshë zemrat në shesh: Kemi pasur Esat Pashë, por kishim dhe Avni Rustem! Rama përballë Albin Kurtit…
  • “Rama e humbi edhe këtë betejë”/ Përplasjet për pagat e magjistratëve, Shehaj: Refunzonte t’i paguante, mendonte se kontrollonte sistemin e drejtësisë
  • 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave
  • “Qeveria bëri gjenocid”/ Denoncimi i fortë i protestuesit: U shkatërruan 175 shtëpi në Paskuqan në 2023, njerëzit u lanë rrugëve
  • “Antishqiptari Edi Rama”/ Aktivisti nga Londra Bledar Meti: Sonte nisim përshkallëzimin, duhet qeveri tranzitore. Nuk do ketë marshim, në shesh deri në shporrjen e këtij kryeministri
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat! 19 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Politikë 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave 12 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kryeministri Rama nxiti konflikt mes pushteteve”/ Ish-prokurori Beci për pagat e magjistratëve: Qeveria konsumoi vepra penale të moszbatimit të vendimit të gjykatës 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Autokolona e diasporës “ngeci” në Mal të Zi/ Murataj: Qeveria “preu gojën”, nuk tha asnjë fjalë për shqiptarët e bllokuar 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by