Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. "Po vepron si huligan", Riha: Vuçiq në mbrojtje, duke zhvilluar luftë psikologjike me të gjithë
Aktualitet

"Po vepron si huligan", Riha: Vuçiq në mbrojtje, duke zhvilluar luftë psikologjike me të gjithë

• 11 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Analistja dhe gazetarja serbe Antonela Riha ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vazhdon të dominojë narrativën politike në vend, ndërsa opozita dhe lëvizjet studentore ende nuk kanë një plan të qartë për të ardhmen politike të Serbisë.

Në një intervistë për N1, Riha tha se publiku serb po fokusohet në temat që promovohen nga Vuçiqi, përfshirë spekulimet nëse zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 12 korrik.

“Vuçiq ende po e udhëheq historinë dhe ne nuk kemi asgjë tjetër përveç një mjegulle. Studentët dhe opozita duhet të bëjnë një plan për ‘ditën e nesërme’”, deklaroi ajo.

Read more:Administrata amerikane kërkon masa për uljen e çmimeve të benzinës: Mund të pezullojmë taksën federale të karburantit

Sipas Rihës, megjithëse në Serbi po qarkullojnë spekulime për zgjedhje të parakohshme gjatë verës, ajo dyshon se ato do të mbahen së shpejti, duke shtuar se presidenti serb aktualisht ndodhet “në mbrojtje”.

“Vlerësimet e tij nuk janë ato që do të donte dhe nga deklaratat e tij mund të shihet se po zhvillon një luftë psikologjike me të gjithë”, tha ajo.

Riha kritikoi ashpër edhe deklaratën e Vuçiqit lidhur me incidentin në Novi Sad, ku presidenti serb pretendoi se dy persona që tentuan të hiqnin një banderolë të SNS-së nga ura, u lutën të mos i hidhnin në Danub.

Read more:Serbia bllokon fondet për shqiptarët e Luginës, Qeveria: Kemi njoftuar BE-në dhe ndërkombëtarët

“Ai nuk po sillet si president shteti, por si një huligan me pushtet”, u shpreh Riha, duke shtuar se gjuha e tillë normalizon dhunën në shoqëri.

Ajo e lidhi përgjegjësinë e mediave me incidentin në Nish, ku ish-dekanja e Fakultetit Filozofik, Natalija Jovanoviq, u sulmua me thikë nga një grua, e cila sipas saj ishte ndikuar nga përmbajtjet mediatike.

“Mediat pro-regjimit nxisin urrejtje dhe transmetojnë mesazhe dhune nga politikanët. Kur dikush thotë se dikush mund të përfundojë në Danub dhe nuk ndëshkohet për këtë, mesazhi është se dhuna lejohet”, deklaroi Riha.

Read more:Islami: Kërcënimi ndaj Kurtit të trajtohet si pjesë e “luftës hibride” kundër Kosovës

Duke komentuar gjendjen e opozitës serbe, ajo tha se asaj i mungon ende një strategji e qartë politike, ndonëse tërheqja e saj në favor të lëvizjes studentore mund të ketë qenë një llogaritje pragmatike.

Riha krahasoi situatën në Serbi me opozitën në Hungari, duke thënë se në Serbi ende mungon niveli i organizimit dhe pjekurisë politike që, sipas saj, kanë treguar forcat opozitare hungareze.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aleksandar vuçiq #Antonela riha #Hungari #Mediat #opozita #Presidenti #serbi #Serbia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama në presion për zgjedhjet, nga një anë Veliaj, në anën tjetër Balluku. Nëse SPAK bën kërkesë për mandatin, ai do e lëshojë”, analisti Mërtiri: Protesta mund të krijojë një front të tretë, të çojë për “skrap” PS-PD
  • “Pushteti s’mbahet me paterica. Shqiptarët s’e duan më këtë qeveri!”, Ergys Mërtiri: Berisha në SHBA? Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet. S’i është hequr non-grata! Po luan “tango” me Ramën
  • Rama kundër Ramës/ ”Problemi janë ata që me pushtetin politik kthehen në miliarderë” – Metamorfoza e premtimeve të kryeministrit, nga opozita në pushtet
  • “Protesta s’do as Ramën as Berishën! Partitë të gjejnë një figurë të re që i përbashkon”, Agim Baçi: Opozita, duhej të ishte institucioni i shpresës, por ka rënë!
  • “Pushteti i kryeministrit është dobësuar, politikanët po i fshihen protestuesve. Iu shmangen dhe kafeneve”, aktivisti paralajmëron: Më 12 shtator në shesh, deri në rrëzimin e Ramës. Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Makina përplas motorin në Gosë të Kavajës, humb jetën 49-vjeçari (EMRAT) 25 lexime · 9 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Pushteti i kryeministrit është dobësuar, politikanët po i fshihen protestuesve. Iu shmangen dhe kafeneve”, aktivisti paralajmëron: Më 12 shtator në shesh, deri në rrëzimin e Ramës. Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile! 13 lexime · 4 orë më parë
  3. 03
    Politikë “E ka vendosur pa pyetur publikun!”/ Ina Zhupa: “The Albanian Files”, projekti i Ramës për një Shqipëri kundra shqiptarëve 13 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Legjenda e vajzës që ndërtoi një urë për dashurinë, Rama sjell pamje nga ‘xhevahiri’ i fshehur i Matit (VIDEO) 8 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Ministrat e tu vjedhin e s’i kontrollon dot! Jep dorëheqjen”, aktivisti tregon mesazhet që shkëmbeu me kryeministrin 8 lexime · 9 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Mirditë/ 20-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në greminë, vdes pasagjeri! Shoferi dhe një i mitur në gjendje të rëndë te Trauma (FOTOT+VIDEO) 7 lexime · 24 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Jep dorëheqjen dhe arresto Balluku & CO”/ I moshuari thirrje Ramës: Ruhu nga mallkimi i pensionistëve që nuk kanë para të jetojnë e kurohen 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by