Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Mjeshtri i madh i futbollit shiste kikirikë kur ishte fëmijë dhe gati sa nuk humbi këmbën – më vonë fitoi dy Kupa të Botës
Aktualitet

Mjeshtri i madh i futbollit shiste kikirikë kur ishte fëmijë dhe gati sa nuk humbi këmbën – më vonë fitoi dy Kupa të Botës

• 12 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Waldyr Pereira, i njohur nga të gjithë si “Didi”, lindi më 8 tetor 1928 dhe vdiq më 12 maj 2001. Ai vinte nga një familje e varfër në Campos dos Goytacazes, 150 kilometra në veri të Rio de Janeiros.

Si djalë i ri, ai shiste kikirikë për të ndihmuar në mbështetjen e familjes së tij dhe luante futboll në rrugë. Në moshën 14 vjeçare, ai pothuajse humbi këmbën e djathtë për shkak të një infeksioni të rëndë në gju pas një dëmtimi. Mjekët menduan për amputim, por ai arriti të shërohej dhe shpejt filloi të luante për klubet lokale.

Ai e filloi karrierën e tij profesionale te Americano FC dhe u bë i famshëm te Fluminense dhe veçanërisht te Botafogo, ku u bë një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e klubit.

Read more:Albumi i ri i Gjestit arrin pesë milionë klikime në pak ditë: Është motivim për të ecur përpara çdo ditë

– YouTube www.youtube.com

Didi ishte i njohur për lojën e tij të qetë, teknikën e jashtëzakonshme dhe aftësinë për të drejtuar lojën nga pozicioni i mesfushës. Kontributi i tij më i famshëm në futboll ishte shpikja e “folha seca” – goditja ku topi fluturonte lart dhe pastaj binte papritur, gjë që shpesh e ngatërronte portierin. Kjo gjuajtje e bëri atë gjithashtu një mjeshtër të gjuajtjeve të lira.

Braziliani ishte një figurë kyçe në ekipin kombëtar brazilian që fitoi Kampionatin Botëror në vitet 1958 dhe 1962. Në kampionatin në Suedi në vitin 1958, ai u zgjodh si lojtari më i mirë i turneut, përpara Peles, atëherë të ri, dhe Garrinchas brilant. Aftësia e tij për të kontrolluar ritmin e lojës ishte thelbësore për lojën e asaj gjenerate legjendare.

Read more:Konkurrentja e Ferma VIP: Nuk dua të martohem më, ditën e dasmës u vesha me të zeza

Didi bëri gjithashtu histori si golashënuesi i parë në stadiumin e famshëm Maracana, ku ai shënoi golin e parë në stadium në vitin 1950 në një ndeshje midis Carioca dhe Sao Paulo, në ditën e hapjes.

– YouTube www.youtube.com

Ai luajti shkurtimisht për Real Madridin dhe fitoi Kupën e Evropës (Liga e Kampionëve) në vitin 1960. Megjithatë, për shkak të mosmarrëveshjeve me Alfredo Di Stefano, ai nuk qëndroi gjatë në Spanjë dhe u kthye në Brazil.

Read more:Gjiganti anglez po bën presion për Viniciusin

Pas karrierës së tij si lojtar, ai iu përkushtua zejes së trajnerit. Ai e udhëhoqi Perunë në Kupën e Botës 1970, ku skuadra arriti në çerekfinale – një rezultat që ende konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë në historinë e futbollit peruan. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Alfredo di stefano #Brazil #Didi #Djalë #Familje #Femije #Liga e kampionëve #Përfaqësuesja e brazilit #Profile - intervista

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarri shkrumbon kopshtin zoologjik në Britaninë e Madhe, vret pothuajse të gjitha kafshët
  • Valë migrantësh drejt Kretës, qindra emigrantë mbërrijnë nga Libia, Greqia forcon masat e kontrollit në det
  • Efekti Magyar: Si u permbys regjimi ne Hungari – Blog
  • Terror në një shkollë në Mançester/ 14-vjeçarja sulmon me thikë nxënësit dhe mësuesen që u përpoq ta ndalonte, dëshmitari: E goditi në qafë, pastaj…
  • Fier/ Banorët e fshatit Varibop në protestë për ujin e pijshëm: Vjen 10 minuta, asnjë bidon nuk mbushim
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Zvërneci’/ Protestë para Kryeministrisë, propozohet Kuvend Kombëtar përtej çdo partie! Sali Lushaj dhe i biri Stresi në mes të turmës, nervozohen nga thirrjet ‘Berisha n’burg’! Qytetarët: Ikni (VIDEO) 14 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Gjirokastër/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt! Arrestohet pronari i biznesit, bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë (EMRAT) 7 lexime · 12 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Si po orvatet Edi Rama të poshtërojë të rinjtë? – Blog 6 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Investimet me rregulla të reja, qeveria kërkon më shumë industri dhe më pak fokus te pasuritë e paluajtshme 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me motomjetin! Ndërron jetë 48-vjeçari 4 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Botë Fillon zyrtarisht ‘El Nino’, shkencëtarët ngrenë alarmin për temperaturat e larta: Këtë vit mund të jetë një nga episodet me të forta 4 lexime · 45 minuta më parë
  7. 07
    Ekonomi Sezoni turistik/ Ngrihet task-forca, mekanizëm monitorimi për garantimin e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve për pushuesit 4 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by