Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Zjarri shkrumbon kopshtin zoologjik në Britaninë e Madhe, vret pothuajse të gjitha kafshët
Botë

Zjarri shkrumbon kopshtin zoologjik në Britaninë e Madhe, vret pothuajse të gjitha kafshët

• 11 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në orët e para të mëngjesit në qendrën argëtuese për fëmijë “The Jungle Box”, në zonën industriale Watermill, në Britaninë e Madhe, duke shkaktuar një tragjedi për kafshët që ndodheshin në mini-kopshtin zoologjik të kompleksit.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë dhjetë automjete zjarrfikëse, të cilat punuan për orë të tëra për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në ndërtesat përreth.

“The Jungle Box”, e hapur në qershor të vitit 2025, ishte një destinacion i njohur për familjet, pasi përveç ambienteve argëtuese për fëmijë, përfshinte edhe një mini-kopsht zoologjik me kafshë të ndryshme si surikata, bufë, iguana, breshka gjigante dhe një gjarpër rreth pesë metra të gjatë.

Read more:Panik në Belfast, burri sudanez sulmon me thikë një kalimtar

Pas shuarjes së zjarrit, Shërbimi i Zjarrfikësve të Hertfordshire konfirmoi se të gjitha kafshët që ndodheshin në objekt në momentin e incidentit kishin ngordhur. Zëvendës Shefi i Zjarrfikësve, Darren Cook, falënderoi ekipet për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar gjatë operacionit.

“Ekipet tona punuan pa ndërprerje për të kontrolluar zjarrin dhe për të mbrojtur ndërtesat fqinje. Fatkeqësisht, asnjë nga kafshët që ndodheshin brenda objektit nuk arriti të mbijetojë”, deklaroi ai.

Read more:Tragjedi në Australi/ 39-vjeçari vdes pas sulmit nga peshkaqeni në Queensland, i treti incident fatal këtë vit

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit. Megjithatë, mes rrënojave është regjistruar edhe një moment shprese. Gjatë inspektimeve në vendngjarje, hetuesit zbuluan një breshkë të vogël të gjallë, pavarësisht frikës fillestare se të gjitha kafshët kishin humbur jetën.

Në një njoftim në rrjetet sociale, autoritetet e cilësuan gjetjen si një “moment të vogël, por domethënës”, pas një ngjarjeje tejet të dhimbshme.

Read more:Kryeministri Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit: Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina

“Gjatë hetimit për shkakun e zjarrit, zbuluam me habi një breshkë të vogël të gjallë mes hirit dhe rrënojave. Është një lajm i gëzueshëm në mes të një tragjedie të madhe”, thuhet në reagimin e tyre.

Hetimet për shkaqet e zjarrit vijojnë, ndërsa komuniteti lokal është tronditur nga humbja e kafshëve në këtë incident shkatërrues.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Automjete #Breshka #Femije #Komuniteti #Njoftim #Para #Rrjetet sociale #Tragjedi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia
  • Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • Projektvendimi i ri për automjetet e vjetra/ Pronarët mund t’i dorëzojnë pa pagesë për riciklim, parashikohen dy përjashtime
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog 5 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Teknologji Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij 4 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut 2 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet 2 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët 2 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin