Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Barcelona synon yllin e madh të Chelseat
Aktualitet

Barcelona synon yllin e madh të Chelseat

• 13 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Cole Palmer ka rikthyer spekulimet në tregun e transferimeve pas një sezoni zhgënjyes me Chelsean, ku paraqitjet individuale dhe situata e klubit kanë ngritur shumë pikëpyetje.

Sulmuesi anglez raportohet se nuk është i kënaqur me drejtimin aktual të projektit në “Stamford Bridge” dhe është i hapur për të dëgjuar oferta nga klube më stabile dhe ambicioze.

Në këtë situatë, Barcelona po monitoron me kujdes zhvillimet rreth lojtarit, edhe pse transferimi i tij nuk konsiderohet ende prioritet absolut për afatin kalimtar të ardhshëm.

Read more:Nottingham e shokon Chelsean në “Stamford Bridge”

Drejtori sportiv Deco synon të përforcojë repartin ofensiv, por objektivi kryesor mbetet afrimi i një sulmuesi qendre që mund të marrë gradualisht rolin e Robert Lewandowski.

Megjithatë, profili i Palmer vlerësohet shumë nga drejtuesit katalanas për shkak të kreativitetit, aftësisë për të krijuar raste dhe fleksibilitetit në fazën sulmuese. Anglezi mund të luajë si mesfushor ofensiv, në krahun e djathtë apo edhe më i tërhequr, duke sjellë vizion dhe zgjidhje në ndeshjet e vështira.

Problemi kryesor mbetet aspekti financiar. Chelsea nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të projektit dhe vazhdon ta vlerësojë Palmer me mbi 100 milionë euro.

Read more:Punonte në një butik, por një takim ndryshoi jetën e tij – tani është një nga menaxherët më të fuqishëm në boten e futbollit

Legjenda e klubit e vë në dyshim transferimin e Cole Palmer nga Man Utd

Një shumë e tillë konsiderohet aktualisht e paarritshme për Barcelonën, sidomos duke pasur parasysh kufizimet financiare dhe nevojën për të investuar fillimisht në repartin e sulmit.

Edhe pse sezoni i fundit i Palmer është shoqëruar me luhatje forme, dëmtime dhe më pak ndikim në lojën e skuadrës londineze, drejtuesit e Chelseat vazhdojnë të besojnë te potenciali dhe rëndësia e tij për të ardhmen e klubit. Në Londër, shitja e tij me një çmim të ulët do të interpretohej si një dështim sportiv dhe një goditje tjetër për projektin në rindërtim.

Nga ana tjetër, ardhja e një lojtari si Cole Palmer në La Liga do të kishte ndikim të madh mediatik dhe sportiv. Kampionati spanjoll synon të tërheqë yje të rinj me profil ndërkombëtar dhe anglezi shihet si një prej emrave më tërheqës në treg.

Read more:Hansi Flick thyen heshtjen, zbulohet marrëveshja e re me Barcelonën

Megjithatë, Barcelona mbetet e kujdesshme dhe nuk dëshiron të rrezikojë stabilitetin financiar për një operacion që nuk konsiderohet jetik. Klubi katalanas mund të hyjë seriozisht në garë vetëm nëse Chelsea ul ndjeshëm kërkesat ekonomike ose pranon formula alternative si huazim me opsion blerjeje apo pagesa të shpërndara në kohë.

Për momentin, situata mbetet e hapur. Chelsea dëshiron ta mbajë Palmer si një nga liderët e së ardhmes, ndërsa Barcelona vazhdon ta shohë si një mundësi luksoze që mund të shfrytëzohet vetëm nëse krijohen kushtet e duhura financiare. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Barcelona #Chelsea #Cole palmer #euro #La liga #Londër #Man utd #Premier league #Transferimet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Fiken sistemet e trafikut ajror në Shqipëri, që nga ora 17:30 anullime e vonesa për dhjetëra fluturime nga Rinasi! Albcontrol: Problem teknik, 90% e tyre u rikthyen brenda 30 minutash
  • Fiken sistemet e trafikut ajror në Shqipëri, anullime e vonesa mbi 1 orë për dhjetëra fluturime nga Rinasi! Albcontrol: Problem teknik, 90% e tyre u rikthyen brenda 30 minutash
  • Shqiptarët kursejnë në lekë, euroja bie nën 90 lekë, shqiptarët po shtojnë kursimet në monedhën vendase
  • Pas KLGJ-së, edhe KLP cakton pagat referuese për sistemin e prokurorisë: Të detyruar nga boshllëku ligjor! Rritje reale që shkon deri në mbi 3 mijë euro
  • “Propagandon mirëmenaxhim”/ Denoncimi i PD: Rama me Mercedes luksoz! Mbi 10 mln euro nga paratë e shqiptarëve në duart e kunatit të Emirjana Sakos. SPAK të hetojë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Kanë prova që mund ta çojnë në burg”/ Bardhi: Ergys Agasi dhe Belinda Balluku mbajnë peng Edi Ramën 22 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Plagosi me thikë administratorin e pallatit ku banonte, arrestohet 35-vjeçari (EMRI+VIDEO) 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë 17 lexime · 11 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut! 17 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti! 14 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Politikë Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat 13 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Portat e HEC-it të Dibrës u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja (VIDEO) 12 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by