Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. PSG shpallet kampion i Francës për herë të pestë radhazi
Aktualitet

PSG shpallet kampion i Francës për herë të pestë radhazi

• 13 Maj, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Paris Saint-Germain e ka siguruar titullin e pestë radhazi në Ligue 1 – për herë të parë në historinë e klubit – pas fitores 2-0 ndaj Lensit në “Stade Bollaert-Delelis”, në duelin direkt me ndjekësit më të afërt.

Ndeshja ishte e shoqëruar me polemika që para fillimit, pasi Lens kishte shfaqur pakënaqësi për shtyrjen e mëparshme të përballjes, e cila i dha PSG-së më shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Lens e nisi më mirë takimin dhe krijoi rastet e para. Pas një mundësie të hershme për Dro Fernández, vendasit u shfaqën më të rrezikshëm me Ismaëlo Ganiou dhe Odsonne Édouard, ndërsa portieri Matvey Safonov u detyrua të ndërhyjë disa herë vendimtare – fillimisht duke ndalur Wesley Said, e më pas me Illia Zabarnyi që e spastroi topin nga vija pas tentimit të Adrien Thomasson.

Read more:Maluma dhe Susana Gomez presin fëmijën e tyre të dytë

Megjithatë, momenti kyç i pjesës së parë i takoi PSG-së. Ousmane Dembélé ndërhyri në mesfushë, ia mori topin Malang Sarr-it dhe e shërbeu Khvicha Kvaratskhelian, i cili realizoi me një goditje të saktë me të djathtën, duke e dërguar topin në rrjetë për 1-0.

⏱️ 60′ minutes of playtime. Paris is ahead.#RCLPSG I @Ligue1_ENG pic.twitter.com/JYIiw1qNJS
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) May 13, 2026

Lens nuk u dorëzua dhe e kërkoi barazimin deri në pushim, por pa sukses.

Read more:PSG synon t'ia rrëmbejë objektivin kryesor Barcelonës

Pas rikthimit nga dhomat e zhveshjes, Lens vazhdoi me presion të vazhdueshëm dhe i afrohej gjithnjë e më shumë golit. Safonov u shfaq përsëri i pakalueshëm, duke pritur goditjen e Simas, ndërsa i njëjti lojtar humbi edhe një tjetër mundësi kur gjuajtja e tij u përplas në gjoksin e portierit rus dhe u largua nga zona.

Kur Lens nuk po e shfrytëzonte dominimin dhe rastet, PSG tregoi cinizmin tipik të kampionëve. Në kohën shtesë, Ibrahim Mbaye lëshoi një goditje të fuqishme që përfundoi përtej portierit Robin Risser, duke vulosur fitoren 2-0 dhe titullin e 14-të në elitën e futbollit francez.

Read more:Mësohet premia e jashtëzakonshme që Perez ua kishte ofruar lojtarëve për ta eliminuar Bayern Munichun

Edhe pse nuk ishte paraqitja më bindëse e skuadrës së Luis Enrique, PSG e mbylli punën me trofe – ndërsa tani në horizont mbetet synimi i madh për një tjetër sezon me “dopietë”, Ligue 1 dhe Liga e Kampionëve. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Lens #Liga e kampionëve #Ligue 1 #Luis enrique #Matvey safonov #Para #Paris #Psg

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, dalin para gjykatës 3 vajzat në Fier për verifikimin e masave të sigurisë (VIDEO)
  • Fryma e protestës “pushton” Eagle Stadium, qytetarët marrin nën kontroll edhe koncertin e Kanye West, jehon thirrja: Rama jepe dorëheqjen! (VIDEO)
  • “Rama s’është më ‘BabaZot’! I diskretituar në sytë e botës dhe shqiptarëve”/ Andi Tepelena: Ja tre arritjet kryesore të protestës! Në shtator po organizohemi për…
  • Sot protesta e 43-të kundër qeverisë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
  • 42 ditë revoltë! Qytetarët shprehen të vendosur, se nuk tërhiqen deri në largimin e Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “E votova tre herë Ramën, jam gati të pres dorën”/ Qytetarja: Punoj në administratë, rrezikoj shumë por e vrava frikën 26 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Kronikë 22 pasuri të Gramoz Totos i kalojnë shtetit shqiptar, i dënuar me 18 vite burg nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni 25 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Pensionistët drejt kufirit të varfërisë ekstreme, Tabaku: Ramës i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve, dështimi ekonomik s’fshihet me propagandë 20 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) 13 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Problem në Shqipëri është sistemi, duhet protestuar edhe për ndërkombëtarët”/ Lubonja: Rama përkrahet nga BE sepse siguron stabilitet. Krimi shqiptar i përhapur edhe në Holandë dhe Gjermani 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Biri i Hamzait, nuk mund ta frikësojë popullin. Shqipëria nuk do të pranojë kurrë rikthimin e diktatit”/ Protestuesi: Rama ka harruar se pushteti nuk është pronë e tij! Jep dorëheqjen 11 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Me atlete në samitin e NATO-s, Shqipërisë i la turpin”, Berisha sulmon Ramën: 4 mln euro për Kanye West, fyerje për shqiptarët. Bashkojuni protestës sot! 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by