Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Nga Tajvani te Irani, pse raportet SHBA-Kinë mbeten të brishta pavarësisht toneve pozitive
Botë

Nga Tajvani te Irani, pse raportet SHBA-Kinë mbeten të brishta pavarësisht toneve pozitive

• 14 Maj, 2026 • 9 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe lideri kinez, Xi Jinping, përfunduan më 14 maj në Pekin bisedimet e nivelit të lartë që zgjatën më shumë se dy orë, me të dyja palët që shprehën optimizëm për stabilizimin e raporteve, edhe pse mosmarrëveshjet e mëdha për Tajvanin, tregtinë dhe luftën në Iran dominuan samitin.

Takimi dypalësh paraqet bisedimet e para kokë më kokë mes Trumpit dhe Xisë që nga takimi i tyre në Korenë e Jugut në tetor të vitit 2025. Trump pritet të marrë pjesë në një banket shtetëror të organizuar për nder të tij në mbrëmje, pas një vizite kulturore në Tempullin e Parajsës në Pekin.

Xi e shfrytëzoi hapjen e samitit për të bërë thirrje për bashkëpunim mes dy ekonomive më të mëdha në botë, duke thënë se Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të jenë “partnerë dhe jo kundërshtarë”, pavarësisht rivalitetit strategjik në rritje dhe paqëndrueshmërisë globale. Trump e quajti Xinë “mik” dhe tha se “raportet mes Kinës dhe SHBA-së do të jetë më e mirë se kurrë më parë”.

Megjithatë, ndonëse të dy liderët vunë në pah marrëdhënien e tyre personale dhe nevojën për bashkëpunim më të ngushtë, bisedimet nxorën në pah sa të brishta mbeten raportet mes dy vendeve, teksa udhëheqësit përballen me mosmarrëveshje lidhur me tregtinë, teknologjinë, Tajvanin dhe pasojat globale të luftës në Iran.

“Trumpi kërkon stabilitet përpara zgjedhjeve të mesmandatit dhe në kohën kur SHBA-ja mbetet e përfshirë në konfliktin me Iranin”, tha për Radion Evropa e Lirë Daniel Russel, bashkëpunëtor në Institutin për Politika Shoqërore në Azi, njëherësh ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. “Pekini dëshiron një mjedis të jashtëm të qëndrueshëm, teksa përballet me presione ekonomike brenda vendit”.

Si Uashingtoni ashtu edhe Pekini duken më të përqendruar në menaxhimin e tensioneve dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm sesa në arritjen e ndonjë përparimi të madh diplomatik.

Read more:Rutte flet rreth "NATO 3.0", ‘kërcënimit të drejtpërdrejtë’ dhe ‘tensioneve midis SHBA-së dhe disa aleatëve’

“Pavarësisht çdo deklarate, trajektorja afatgjatë mbetet rivalitet strategjik”, tha Russel. “Shumica e rezultateve do të jenë të kufizuara, transaksionale dhe potencialisht të kthyeshme”.

Paralajmërimet për Tajvanin dhe sinjalet për tregtinë

Tajvani u shfaq si një nga pikat kyç gjatë bisedimeve. Sipas një njoftimi të publikuar nga agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua, Xi e paralajmëroi Trumpin se menaxhimi i gabuar i kësaj çështjeje mund t’i shtyjë dy vendet drejt një konfrontimi të drejtpërdrejtë.

“Nëse menaxhohet si duhet, dy vendet mund të ruajnë stabilitetin”, tha Xi, sipas njoftimit kinez për bisedimet.

“Nëse menaxhohet keq, dy vendet do të përplasen ose madje do të hyjnë në konflikt, duke e vënë të gjithë marrëdhënien SHBA-Kinë në një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme”.

Kina e konsideron ishullin vetëqeverisës pjesë të territorit të saj dhe është zotuar se do ta vë nën kontroll, qoftë edhe me forcë. Zyrtarët kinezë kanë ushtruar presion ndaj Uashingtonit që të zvogëlojë mbështetjen ushtarake dhe politike për Tajpein, veçanërisht sa i përket shitjeve të armëve amerikane për ishullin.

Read more:"Zgjidhni një anë", i dërguari i SHBA-së u bën thirrje shteteve të Gjirit të zgjedhin midis Izraelit dhe Iranit

Administrata e Trumpit raportohet se e shtyu njoftimin ndaj Kongresit për një paketë të planifikuar armësh prej 13 miliardë dollarësh për Tajvanin përpara samitit, me qëllim që të shmangte rritjen e tensioneve me Pekinin. Gjatë një bisede telefonike në shkurt, Xi i kishte kërkuar Trumpit që ta trajtonte këtë çështje me “kujdes ekstrem”.

“Xi Jinping dëshiron disa lëshime ose disa garanci lidhur me Tajvanin dhe për atë se çfarë do të bënte Trumpi në rast se Kina do ta rriste presionin ndaj ishullit”, tha për Radion Evropa e Lirë, Yvonne Chiu, bashkëpunëtore në Institutin American Enterprise. “Kjo lidhet po ashtu me një objektiv më të gjerë të Pekinit, që është kundërshtimi i SHBA-së në rajonin e Indo-Paqësorit”.

Tensionet tregtare dhe ekonomike po ashtu zunë një vend të rëndësishëm në bisedime, megjithëse sinjalet e para treguan për përparim të kufizuar.

Kina ka miratuar licenca eksporti për disa qindra thertore amerikane, duke u mundësuar atyre rifillimin e dërgesave të mishit të viçit drejt Kinës, sipas të dhënave të publikuara nga Administrata e Përgjithshme e Doganave të Kinës. Licencat kishin skaduar në mars 2025, pasi presidenti Trump vendosi një rund tarifash ndaj mallrave kineze.

Ky veprim përfaqëson një gjest modest të vullnetit të mirë përpara negociatave më të gjera mbi tarifat, kontrollet e eksporteve dhe zinxhirët e furnizimit.

Trumpi publikisht e ka vënë në pah tregtinë dhe investimet përpara samitit, teksa Pekini po kërkon lehtësime nga kontrollet amerikane mbi eksportin e teknologjisë së avancuar dhe garanci kundër tarifave të reja.

Read more:Pentagoni ndalon vendosjen e 4,000 trupave amerikane në Evropë

Presidenti amerikan gjatë takimit me Xinë u shoqërua nga disa drejtues të njohur biznesesh, përfshirë shefin ekzekutiv të Tesla, Elon Musk, shefin ekzekutiv të NVIDIA, Jensen Huang, dhe shefin ekzekutiv të Apple, Tim Cook.

Xi po ashtu u tha delegacionit biznesor të SHBA-së se Kina “do të hapet më shumë” për botën, edhe pse nuk ofroi ndonjë zotim formal.

“Dyert e Kinës ndaj botës së jashtme do të hapen gjithnjë e më shumë”, citohet të ketë thënë Xi gjatë samitit, sipas mediave shtetërore kineze. “Kompanitë amerikane do të kenë perspektiva edhe më të mëdha në Kinë”.

Mineralet e rralla tokësore mbeten një pikë kyç ndikimi për Kinën në negociatat tregtare.

Gjatë takimit të tyre në Korenë e Jugut vitin e kaluar, Trump dhe Xi u pajtuan që të ulnin tensionet lidhur me një mosmarrëveshje tregtare që po përshkallëzohej shpejt, pasi Pekini kërcënoi me kufizime të gjera mbi eksportet e mineraleve të rralla të tokës si kundërpërgjigje ndaj tarifave të larta amerikane. Kina i shtyu këto masa për një vit, dhe zgjatja e kësaj mbetet një nga çështjet kryesore gjatë samitit.

Grupi prej 17 mineralesh, thelbësore për produkte që variojnë nga telefonat e mençur deri tek aeroplanët luftarakë, është kthyer në një instrument të rëndësishëm negociues për Kinën, teksa konkurrenca për teknologjitë e avancuara dhe zinxhirët globalë të furnizimit po intensifikohet. Kina dominon një pjesë të madhe të kapacitetit botëror të nxjerrjes dhe përpunimit të këtyre materialeve të rralla.

Read more:I akuzuar për tentativë vrasjeje ndaj Trump/ Zbardhet arsyeja që çoi 31-vjeçarin të hapte zjarr në darkën e presidentit amerikan me gazetarët: Lufta me Iranin

Lufta në Iran rrit presionin ndaj bisedimeve

Lufta në Iran dhe ndërprerjet e shkaktuara në transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit kanë lënë në hije takimet në Pekin.

Trumpi pritet të ushtrojë presion mbi Xinë që Kina të përdorë lidhjet e saj të ngushta me Teheranin për ta inkurajuar Iranin të pranojë një marrëveshje më të gjerë paqeje dhe të lehtësojë kufizimet që ndikojnë në trafikun detar përmes Ngushticës së Hormuzit, që është një pikë strategjike përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës globale.

Megjithatë, para nisjes nga Uashingtoni, Trumpi i minimizoi sugjerimet se Shtetet e Bashkuara kishin nevojë për ndihmën e Pekinit për ta zgjidhur konfliktin.

“Nuk mendoj se na duhet ndonjë ndihmë për Iranin”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 12 maj. “Ne do të fitojmë në një mënyrë ose në një tjetër, në mënyrë paqësore ose në një mënyrë tjetër”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i tha Fox News gjatë udhëtimit drejt Kinës se SHBA-ja ia ka paraqitur Pekinit argumentin pse duhet të marrë një rol më “aktiv” në zgjidhjen e konfliktit në Iran.

Read more:Windows 11 është gati për përmirësimet e shumëpritura, por a është tepër vonë?

“Ne ua kemi paraqitur argumentin kinezëve, dhe shpresoj që të jetë bindës dhe ata do të kenë një mundësi të bëjnë diçka për këtë në Kombet e Bashkuara më vonë këtë javë”, tha Rubio.

Raportet e Kinës me Teheranin i japin Xisë potencial për të nxjerrë lëshuime në një moment kur ndërprerjet në energji dhe rritja e çmimeve të karburanteve po rëndojnë ekonominë globale dhe po shtojnë presion politik mbi Shtëpinë e Bardhë.

Pekini ka mbajtur lidhje të ngushta ekonomike me Iranin gjatë gjithë konfliktit dhe mbetet një nga blerësit më të mëdhenj të naftës iraniane. Një sinjal se Pekini dhe Uashingtoni po kërkonin terren të përbashkët, zyrtarë të lartë amerikanë dhe kinezë thanë se asnjë vend nuk duhet të lejohet të vendosë “tarifë” për lundrim nëpër Ngushticën e Hormuzit, sipas një njoftimi të lëshuar nga DASH-i para se Trump të nisej për në samitin në Pekin.

Teherani ka kërkuar që të ketë të drejtë të vendosë tarifa për trafikun detar si parakusht për përfundimin e luftës. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një bllokadë detare ndaj Iranit, ndërsa Trumpi ka lënë të hapur mundësinë e vendosjes së tarifave për trafikun detar ose bashkëpunimin me Iranin për mbledhjen e tarifave.

“Do të ketë shumë biseda prapa skenave për Iranin”, tha Chiu. “Por, nuk pres që të jenë publike, pjesërisht sepse kjo sjell rrezik për reputacionin e Kinës nëse këto përpjekje dështojnë”.

/REL

Lexo edhe
Botë

Marrëveshja e Paqes SHBA-Iran më pranë, NYT: Mund të duhen ditë për ta finalizuar

Botë

“Marrëveshja me Iranin ende në negociata”, Rubio: Trump nuk do kompromis të dobët

Tags: #Apple #Biseda #Dash #Donald Trump #Elon musk #Evropa #Fox news #iran

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Marrëveshja e Paqes SHBA-Iran më pranë, NYT: Mund të duhen ditë për ta finalizuar
  • “Marrëveshja me Iranin ende në negociata”, Rubio: Trump nuk do kompromis të dobët
  • Brigitte “kontrollon” kandidatet femra që aplikojnë për punë në Pallatin Elyse? Libri i ri zbulon xhelozinë dhe tensionet me Emmanuel Macron
  • Tragjedi në Australi/ 39-vjeçari vdes pas sulmit nga peshkaqeni në Queensland, i treti incident fatal këtë vit
  • Rrjedhja e rrezikshme në një rezervuar të mbushur me substanca toksike, Kalifornia shpall gjendjen e jashtëzakonshme, evakuohen mijëra banorë
Nga të njëjtat tag-e
  • Marrëveshja e Paqes SHBA-Iran më pranë, NYT: Mund të duhen ditë për ta finalizuar
  • “Marrëveshja me Iranin ende në negociata”, Rubio: Trump nuk do kompromis të dobët
  • Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni
  • “Negociatat po ecin mirë, të mos nxitohemi”/ Trump flet për marrëveshjen me Iranin: Bllokadën detare nuk e heqim nëse…
  • Prapaskenat e bisedimeve SHBA-Iran/ Marrëveshja nuk pritet të firmoset sot, pika më e nxehtë uraniumi. Shqetësohet Netanyahu
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 6 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 4 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 4 lexime · 1 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Lufta kundër krimit, kreu i SPAK takim ndërkombëtar në Itali: Duhet qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e grupeve 3 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Video/ Dhuna barbare ndaj kreut të AKU në Shkodër, momenti kur goditet me sende të forta në fytyrë. Autori i bëri pritë dhe… 3 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Botë

Marrëveshja e Paqes SHBA-Iran më pranë, NYT: Mund të duhen ditë për ta finalizuar

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë rënë dakord në parim për një marrëveshje që mund të çojë drejt…

• 36 minuta më parë • 2 min lexim
Botë

“Marrëveshja me Iranin ende në negociata”, Rubio: Trump nuk do kompromis të dobët

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se negociatat mes SHBA-së dhe Iranit mbeten “ende një punë në…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Botë

Brigitte “kontrollon” kandidatet femra që aplikojnë për punë në Pallatin Elyse? Libri i ri zbulon xhelozinë dhe tensionet me Emmanuel Macron

Brigitte Macron dhe bashkëshorti i saj, Emmanuel Macron, janë rikthyer në qendër të vëmendjes pas publikimit të librit…

• 5 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by