Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Burgim i përjetshëm për bashkëshortin që vrau ish-finalisten e “Miss Zvicra”
Aktualitet

Burgim i përjetshëm për bashkëshortin që vrau ish-finalisten e “Miss Zvicra”

• 14 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një nga krimet më tronditëse të viteve të fundit në Zvicër mori këtë të mërkurë epilogun gjyqësor.

Gjykata Penale e kantonit Basel-Landschaft dënoi me burgim të përjetshëm 44-vjeçarin M. R. për vrasjen makabre të bashkëshortes së tij, K. J., ish-kandidate për “Miss Zvicra”, duke e shpallur fajtor.

Siç mësohet, të mërkurën, gjykata penale e Bazelit e dënoi të pandehurin me burgim të përjetshëm për vrasje dhe cenim të qetësisë së të vdekurit, raportojnë mediet e huaja.

Trupi gjykues e cilësoi aktin si jashtëzakonisht brutal dhe çnjerëzor, ndërsa hodhi poshtë kategorikisht pretendimet e të akuzuarit për vetëmbrojtje.

Read more:Gjykata Penale e dënon me 12 vjet burg Stojançe Jovanovskin për dhunë në familje dhe nxitje për vetëvrasje

Kryetari i gjykatës, Daniel Schmid, deklaroi gjatë shpalljes së vendimit se rasti kishte tejkaluar çdo përfytyrim normal njerëzor.

“Ky rast ka bërë që fiksioni të kthehet në realitet. Diçka të tillë personalisht nuk e kam përjetuar në të gjithë karrierën time”, u shpreh ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 shkurt 2024 në shtëpinë e çiftit në fshatin Binningen. Sipas konstatimeve të gjykatës, M. R., i cili punonte si konsulent biznesi, fillimisht e sulmoi fizikisht bashkëshorten dhe më pas e mbyti.

Read more:Të shtëna me armë, mbyllet Senati filipinas – mes frikës për arrestimin e senatorit aleat të Dutertes

Por ajo që ndodhi më pas ishte edhe më makabre. Në bodrumin e banesës, ai copëtoi trupin e viktimës dhe tentoi të zhdukte gjurmët duke përdorur lëngje kimike për të shkrirë pjesët e kufomës.

Prokuroria e përshkroi aktin si një krim të kryer me gjakftohtësi ekstreme dhe pa asnjë shenjë pendese.

Gjatë procesit gjyqësor, i akuzuari pretendoi se kishte vepruar në vetëmbrojtje, duke deklaruar se bashkëshortja e kishte sulmuar me thikë dhe se mbytja kishte ndodhur aksidentalisht gjatë përleshjes.

Read more:Leon Avdullahu, kyç në sezonin e parë te Hoffenheimi: Evropa e siguruar, fëmijëria me Hajdarin dhe idhulli Xhaka

Megjithatë, ekspertiza mjeko-ligjore rrëzoi këtë version. Sipas ekspertëve, viktima ishte mbytur me ndihmën e një mjeti, si litar apo objekt i ngjashëm, dhe jo vetëm me forcë fizike.

Gjykata theksoi se përdorimi i një mjeti për mbytje kërkon veprim të vetëdijshëm dhe të qëllimshëm, duke përjashtuar mundësinë e një reagimi instinktiv mbrojtës. “Nuk ekziston asnjë tregues që mbështet tezën e vetëmbrojtjes”, deklaroi kryetari i trupit gjykues.

Sipas hetimeve, sjellja e të dënuarit pas krimit ishte po aq tronditëse sa vetë akti. Pasi pastroi gjurmët e gjakut dhe fshehu mbetjet mortore në bodrum, ai bëri dush dhe doli për vrap. Gjatë vrapit, mori dy fëmijët e përbashkët, të moshës 2 dhe 4 vjeç, nga kopshti dhe doli me ta në restorant, duke u përpjekur të ruante imazhin e një jete normale.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Basel #Biznesi #Bodrum #Burgim i përjetshëm #Fëmijët #Gjykata #Gjykata penale #Telegrafi zvicer

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Tirana mirëpret Forumin e WB6 për investimet, gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor bashkojnë potencialin
  • “E ardhmja e ekonomisë”/ Forumi i “Monitor”, Sejko: Rritje ekonomike 4%, biznesi kërkon më shumë prodhim e eksporte
  • Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Nga pasuritë e sekuestruara të krimit te mbështetja sociale, AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Aksident tragjik në Dimal, humb jetën 67-vjeçari! Makina përfundon në kanal (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua! Drejtuesi shoqërohet në polici (EMRAT) 4 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Politikë Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota? 4 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Teknologji Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i Anthropic: Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë njerëzit 4 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik 2 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Sociale Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin