Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Sulmi me armë në xhaminë e San Diegos, kush është heroi që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar të tjerët
Botë

Sulmi me armë në xhaminë e San Diegos, kush është heroi që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar të tjerët

• 20 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një sulm me armë në një xhami në San Diego të SHBA-së ka lënë tre persona të vdekur, mes tyre edhe një roje sigurie që, sipas policisë, ka vepruar heroikisht duke parandaluar që ngjarja të ishte edhe më tragjike.

Viktima kryesore e përshkruar si hero është Amin Abdullah, baba i tetë fëmijëve, i cili shërbente prej më shumë se një dekade në qendrën islame. Sipas autoriteteve dhe përfaqësuesve të komunitetit, veprimet e tij gjatë sulmit kanë ndihmuar në shpëtimin e jetëve të tjera.

“Është e drejtë të thuhet se veprimet e tij ishin heroike. Pa dyshim, ai shpëtoi jetë sot”, deklaroi shefi i policisë së San Diegos, Scott Wahl.

Read more:Të shtëna me armë jashtë rezidencës së Chris Brown në Los Angeles, policia ndërhyn në vendngjarje

Sipas Këshillit për Marrëdhënie Amerikano-Islame në San Diego (CAIR-SD), Abdullah ishte një figurë shumë e dashur në komunitet, i njohur për sjelljen e tij të hapur dhe mikpritëse ndaj vizitorëve të xhamisë.

“Ai ishte një dritë e vërtetë, gjithmonë i buzëqeshur dhe pranues me të gjithë”, u shpreh një përfaqësuese e organizatës.

Në sulm humbën jetën edhe dy besimtarë të tjerë, të identifikuar si Mansour Kaziha dhe Nader Awad, të cilët sipas komunitetit ndihmonin në mirëmbajtjen e qendrës dhe aktivitetet e saj.

Read more:Sulm ajror izraelit në jug të Libanit, 6 të vrarë dhe 7 të plagosur

Ngjarja ndodhi rreth mesditës së të hënës, pasi policia kishte marrë një njoftim për dy të rinj të dyshuar, të cilët më pas u identifikuan si autorët e sulmit. Ata u gjetën të vdekur pak më vonë nga plagë të shkaktuara vetë.

Autoritetet po e hetojnë ngjarjen si një sulm të motivuar nga urrejtja, ndërsa kanë deklaruar se po shqyrtohet edhe roli i “retorikës së urrejtjes” në incident.

Read more:“Marrëveshje ose sulm i plotë”, Trump për Iranin: Po zhvillohen negociata serioze

Në SHBA, ngjarja ka shkaktuar reagime të forta politike. Zëvendëspresidenti JD Vance e cilësoi sulmin si “të neveritshëm” dhe bëri thirrje për unitet dhe dialog, duke dënuar dhunën politike në vend.

Ndërkohë, për familjen e viktimës kryesore është hapur një fushatë ndihme online, e cila ka mbledhur mbi 1.6 milionë dollarë për mbështetje.

Lexo edhe
Botë

Diplomati amerikan gjendet i vdekur në Mianmar, autoritetet dyshojnë për vrasje

Botë

Trump zbulon operacionin sekret ushtarak/ Mbi 100 milionë fuçi naftë të transportuara përmes Ngushticës së Hormuzit: Për Iranin, gjithçka ka mbaruar

Tags: #Armë #JD Vance #jetë #Njoftim #Policia #Shba #Sulm #Sulm me armë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Diplomati amerikan gjendet i vdekur në Mianmar, autoritetet dyshojnë për vrasje
  • Trump zbulon operacionin sekret ushtarak/ Mbi 100 milionë fuçi naftë të transportuara përmes Ngushticës së Hormuzit: Për Iranin, gjithçka ka mbaruar
  • Zjarri vdekjeprurës në rrokaqiejt në Hong Kong, disa drejtues kompanish përfundojnë para drejtësisë
  • Protesta kundër arrestimeve të grave përshkallëzohet në dhunë, të paktën 2 të vrarë në Afganistan
  • Përplasje diplomatike mes palëve, Trump kërcënon Iranin: Do ta paguash çmimin për vonesat në negociata
Nga të njëjtat tag-e
  • Diplomati amerikan gjendet i vdekur në Mianmar, autoritetet dyshojnë për vrasje
  • Përplasje diplomatike mes palëve, Trump kërcënon Iranin: Do ta paguash çmimin për vonesat në negociata
  • Garda Revolucionare e Iranit godet flotën e 5-të të SHBA-ve në Bahrein, njofton se është përgjigje ndaj sulmeve të fundit amerikane
  • Sulmet amerikane ndaj Iranit, Teherani kërcënon me goditje më të ashpra: Nëse na shënjestroni sërish…
  • Sulmet amerikane ndaj Iranit, reagon Teherani: Shkelje e sovranitetit tonë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Nuk jemi kundër investimeve të huaja, por …”/ Berisha shfrytëzon protestën për kërkesën e tij të vjetër: Qeveri kujdestare për të përgatitur zgjedhjet 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Policia i monitoroi me dron dhe rrethoi lokalin, goditet grupi kriminal në Vlorë! Arrestohet autori i plagosjes së 2 ditëve më parë (EMRAT+VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë – Ide 7 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Matura/ Mbi 26 mijë nxënës në testin e Gjuhës Shqipe e Letërsisë! Publikohet teza e provimit 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Drejtori i policisë Lezhë: Prioritet lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike! Gjatë majit janë asgjësuar 5548 fidanë dhe bimë kanabis 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident në bypass-in e Vlorës/ Përplasen 3 automjete, 2 përfshihen nga flakët! 1 person ndërron jetë, shkak një parakalim i gabuar e shpjetësia 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Botë

Diplomati amerikan gjendet i vdekur në Mianmar, autoritetet dyshojnë për vrasje

Një diplomat amerikan është gjetur i vdekur në qytetin më të madh të Mianmarit, Yangon, me autoritetet lokale…

• 36 minuta më parë • 2 min lexim
Botë

Trump zbulon operacionin sekret ushtarak/ Mbi 100 milionë fuçi naftë të transportuara përmes Ngushticës së Hormuzit: Për Iranin, gjithçka ka mbaruar

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri të ditur se ushtria amerikane kreu muajin e kaluar një operacion sekret…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Botë

Zjarri vdekjeprurës në rrokaqiejt në Hong Kong, disa drejtues kompanish përfundojnë para drejtësisë

Autoritetet në Hong Kong kanë ngritur akuza për vrasje të paqëllimshme ndaj disa personave dhe kompanive në kuadër…

• 6 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by