Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja i kthen Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës
Aktualitet

Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja i kthen Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës

• 25 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rikthejë për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë ë çështjen që lidhet me masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Gjykata kushtetuese foli për kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj, duke shfuqizuar masën e 8 korrikut 2025 që e la në burg dhe duke e konsideruar të papranueshme me kushtetutën. Por gjykata kushtetuese ia kaloi topin gjykatës së lartë për të shqyrtuar pretendimet e kryebashkiakut të Tiranes.

Konkretisht gjykata e lartë ka detyrë të shprehet mbi masën e arrestit në burg nëse është ajo joproporionale dhe nëse i është shkelur apo jo Veliajt e drejta për të qenë në detyrë.

Read more:Detajet/ Çështja e kryebashkiakut Erion Veliaj, mblidhen sërish sot gjyqtarët e Kushtetueses

Gjykata kushtetuese vlerëson se duhet të jetë gjykata e lartë të shprehet dhe ti japë përgjigje kërkesave të rekursit Veliaj se përse nuk dha masë më të lehtë dhe të arsyetojë po ashtu edhe çështjen e propocionalitetit për detyrën.

Çka duket se nga vendimi unifikues i katër majit që orienton gjyqësorin i takon po gjykatës së lartë ta bëjë detyrën e para në raport me masat e sigurimit personal në këtë rast të Erion Veliaj gjithsesi gjyqtarët kushtetues e kanë lënë një drite jeshile hapur për Veliajn.

Read more:Ish-ministri Beqaj kërkon lirimin nga qelia, Gjykata e Posaçme shtyn vendimin për të hënën e ardhshme

Ky vendim u dha me shumicë votash duke lënë të hapur por ende pa përgjigje gjithsesi kërkesat e kryebashkiakut, të cilave tashmë i lihen gjykatës së lartë.

Kushtetuesja shqyrtoi edhe pretendimin për cenimin e dinjitetit dhe prezumimit të pafajësisë për kafazin e xhamtë duke pranuar kërkesën e Veliajt megjithëse edhe në këtë pikë i lihet detyrë gjykatës së lartë për tu shprehur. Ndërkohë që rrëzoi kërkesën se i ishte shkelur prezumimi i pafajësisë, e po ashtu edhe qëndrimin tjetër se i ishte shkelur e drejta për tu njohur brenda kohës me aktet procedurale

Read more:Exclusive/ “Ishte i përgatitur me çunat e Fushë-Krujës”, si u bë Erjon Alibej i penduar i drejtësisë? “Zbërthimi” para prokurorëve dhe dëshmitë tronditëse

Por ndërkohë kryebashkiaku Veliaj ka bërë edhe një lëvizje tjetër, fill mbasi kolegjet e bashkuara orientuan drejtësinë se duhet të jenë tolerante dhe të mos vendosin vetëm masa burgosje. Por të mbajnë parasysh edhe masat më të buta nga garancia pasurore detyrimi me paraqitje dhe arresti shtëpiak, çka ka sjellë kërkesa të shumta nga të akuzuar të Spak të cilët kërkojnë të lirohen. Ky rekurs i Veliajt qe merr shkas nga vendimi i kolegjeve shqyrtohet në Gjykatën e Lartë në datën 28 maj.

Të martën në ora dhjetë Erjon Veliaj dhe 18 të tjerë mes tyre dhe bashkëshortja Ajola Xoxa dalin në gjykim themeli para një trupe tjetër gjyqësore të posaçme mbasi kanë zgjedhur shqyrtimin e zakonshëm teksa 11 të pandehur kanë fituar gjykim të shkurtuar dhe do të gjykohen të veçuar në fillim të qershorit. Spak këmbëngul se Veliaj duhet të mbahet në paraburgim, por kryebashkiaku i Tiranës insiston se ka një sërë arsyesh pse duhet liruar, një ndër to edhe një vendim më i hershëm i kushtetueses që nuk pranoi shkarkimin nga detyra të funksionarit lokal.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Ajola Xoxa #arrest me burg #Burg #Detyrë #erion veliaj #erjon veliaj #Gjykata #gjykata e larte

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Opozita akuza Avokatit të Popullit: Largohu nga qëndrimet politike! Shabani: Jo politikë me institucionin e pavarur
  • “Kërkoj shtyrjen e mandatit të Komisionit për ‘Territorialen’”/ Tabaku: Duhet të gjejmë gabimet, reforma e re të jetë në shërbim të qytetarëve
  • Tiranë/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, Prokuroria i sekuestron dy apartamente dhe një garazh
  • Ilir Panda jep dorëheqjen nga çështja “Veliaj”/ Ja trupa që do të shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut
  • ‘Arresti me burg’ i Veliajt në Gjykatën e Lartë, Ilir Panda dorëhiqet si relator i çështjes
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Posta Shqiptare kallëzon punonjësit, dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha 17 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Braçe shtyu dhunshëm gazetarin e News24, reagon Shehaj: E papranueshme! Pasojë e arrogancës dhe modelit të të fortëve të Ramës 14 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 46 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës/ Presidenti i EDS nga Brukseli: Rinia shqiptare po frymëzon gjithë Europën 13 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Mos thoni të japë dorëheqjen, por…”/ Thirrja e fortë e pensionistit për Forcat e Armatosura nga protesta: Bashkohuni me ne. Merreni Ramën dhe… 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama po mban të bllokuar çështjen ‘Balluku’ deri në shtator? Braho-deputetes së PD: Nëse keni prova, bën kallëzim! Të gjithë të barabartë para ligjit! 11 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Deklaratat e ministres së Vuçiçit nuk janë spontane”/ Mediu: Serbia mike e Ramës, por armike e hapur e Kosovës dhe e kombit shqiptar 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Qytetarja mesazh të fortë nga sheshi Skënderbej: Zgjohuni shqiptarë. Koha për revolucion 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by