Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Vrasja e efektivit në Maliq, drejtori i Policisë Skënder Hita: Lamtumirë, Heroi ynë!
Aktualitet

Vrasja e efektivit në Maliq, drejtori i Policisë Skënder Hita: Lamtumirë, Heroi ynë!

• 5 Qershor, 2026 • 7 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Drejtoi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita mori pjesë sot në homazhet që u mbajtën në nder të Enea Mekollit, efektivit që humbi jetën ditën e djeshme në Maliq.

Gjatë fjalimit të tij ai tha se askush nuk do të donte që të mbante fjalë për këtë rast. Ai shprehu gjithashtu ngushëllimet për familjrët dhe të afërmit e Eneas. Fjalimin e tij e mylli me fjalët: “lamtumirë, Heroi ynë!”

Fjala e plotë e drejtorit të Policisë, Skënder Hita:

“Të nderuar familjarë të Eneas tonë,

I nderuar Ministër i Punëve të Brendshme,

Të nderuar kolegë, efektivë të Policisë së Shtetit,

Qytetarë dhe pjesëmarrës,

​Askush prej nesh nuk do të donte të ishte sot këtu apo të mbante fjalë për këtë rast.

Të gjithë jemi me zemër të thyer dhe me peshën e rëndë të një dhimbjeje që vështirë se gjen fjalë për t’u shprehur.

Read more:Nderohet efektivi që u përcoll në banesën e fundit/ Hita i dorëzon familjarëve të tij certifikatën e ‘Dëshmorit të Atdheut’, flamurin shqiptar dhe kapelën e policisë

Sot, Policia e Shtetit, Korça, Maliqi dhe mbarë Shqipëria përulen me respektin më të thellë përpara Dëshmorit të Policisë, Inspektor Enea Mekollit.

​Një djalë i ri, vetëm 34 vjeç, babai i një fëmije të shtrenjtë që sot mbeti pa krahun e tij më të fortë, një bashkëshort, një bir dhe një koleg i jashtëzakonshëm.

​Enea nuk ishte thjesht një efektiv policie, ai ishte një punonjës shembullor në çdo strukturë ku shërbeu, duke lënë pas gjurmët e një profesionisti të palodhur dhe të një njeriu me integritet të lartë.

Dje, ai ra heroikisht në krye të detyrës, gjatë një operacioni për kapjen e një personi të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ai u flijua në përmbushje të misionit tonë të shenjtë, mbrojtjen e ligjit, të jetës së qytetarëve, të rendit dhe sigurisë publike.

Pikërisht këtu qëndron diferenca mes atyre që shkelin ligjin dhe atyre që sakrifikojnë edhe gjënë më të shtrenjtë, jetën, për të mbrojtur ligjin dhe qytetarët.

Read more:Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

​Që nga momenti i asaj ngjarjeje tragjike, e gjithë Policia e Shtetit ka përjetuar orë të rënda dhimbjeje. Çdo punonjës policie, në çdo cep të vendit, e ka ndjerë këtë humbje si një plagë të vetën.

Përmes qindra mesazheve dhe shprehjeve të solidaritetit, gratë dhe burrat, djemtë dhe vajzat tona në uniformë kanë hapur zemrat për të ndarë këtë dhimbje me familjen e Eneas, duke i dhënë forcë asaj dhe mbështetje njëri-tjetrit.

​Kjo valë solidariteti tregoi se ne nuk jemi thjesht një institucion shtetëror, ne jemi një familje e madhe, e lidhur nga misioni, sakrifica dhe ideali i përbashkët, ti shërbejmë Shqipërisë.

​Në Malin Bode, aty ku ligji dhe krimi u përballën egërsisht, Enea nuk bëri asnjë hap pas.

Ai dhe kolegët e tij dëshmuan se çfarë do të thotë të nderosh betimin ndaj Flamurit dhe Uniformës.

Enea dha gjënë më të shtrenjtë, jetën e tij, që komuniteti të jetojë i qetë dhe i sigurt, ndërsa kolegu ynë, Edison Adri, u plagos dhe po lufton për jetën.

Read more:Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”: Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit

​Të nderuar familjarë të Eneas,

​Jam i tronditur nga kjo që ndodhi dhe e di mirë se nuk ka fjalë që mund t’jua lehtësojnë dhimbjen apo t’ju ndalin lotët sot. Kurajo, forcë dhe krenari për humbjen e Eneas, sepse ju nuk jeni vetëm. Siç e dëshmoi reagimi i sinqertë i mijëra kolegëve në mbarë Shqipërinë, Policia e Shtetit do të jetë pranë jush në çdo kohë.

​Fëmija i Eneas dhe e gjithë familja e tij do të kenë përherë mbështetjen tonë të pakursyer.

Ju rritët një bir të denjë të këtij vendi, një njeri që e deshi uniformën dhe detyrën deri në sakrificën më të madhe. Për këtë, ne do t’ju jemi mirënjohës përjetë.

​Në këtë moment dhimbjeje, solidariteti dhe lutjet tona shkojnë edhe për Inspektor Edison Adrin, i cili mbeti i plagosur gjatë këtij operacioni. Edisonit i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe rikthim të plotë pranë familjes dhe kolegëve të tij. Ai dhe Enea treguan se vëllazëria e uniformës është e pathyeshme.

​Në këtë momente solemne përpara trupit të Eneas, përpara familjes së tij, miqve, shokëve, kolegëve dhe të gjithë shqiptarëve, dua t’ju jap një garanci të qartë dhe të palëkundur, se çdo rrethanë dhe çdo veprim i këtij operacioni do të shqyrtohet me seriozitetin më të madh.

​Nga ana tjetër, krimi do të marrë përgjigjen që meriton. Autori i kësaj ngjarjeje të rëndë ndodhet sot përballë drejtësisë dhe ne, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, do të ndjekim me vendosmëri çdo hap të procesit ligjor, që drejtësia të vihet plotësisht në vend.

Read more:Prej kohësh me drejtues të komanduar, Auron Rrokaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave

Nga ana tjetër kjjo ngjarje është edhe një thirrje për qytetarët në mbarë vendin që duan ligjin, rendin dhe sigurinë, dhe që çmojnë vlerën e uniformës e të detyrës që kryejnë punonjësit e Policisë.

Ata burra dhe gra, djem dhe vajza që shihni çdo ditë në rrugë, janë ata që në momentet e rrezikut nuk largohen, por ecin drejt tij për të mbrojtur jetën, sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve.

​Mbështeteni Policinë tuaj, vlerësojeni sakrificën e saj, sepse shpeshherë kjo detyrë kërkon gjithçka, deri edhe jetën.

​Sot përcjellim për në banesën e fundit, për t’u prehur në altarin e kombit, një punonjës policie të përkushtuar, humbja e të cilit është një plagë e pa shërueshme për familjen e tij, për Policisë e Shtetit dhe për çdo qytetar që beson te sakrifica e uniformës blu.

​Enea tashmë radhitet mes më të mirëve të këtij kombi, mes atyre që flijuan jetën për të mirën e vendit dhe zbatimin e ligjit.

​I dashur Enea, koleg, vëlla dhe nga sot, Dëshmor i Atdheut!

Read more:James Franco njofton rikthimin në Hollywood pas 10 vitesh pauzë: Nuk është e vërtetë që fshihesha

​Ti e përfundove misionin tënd tokësor në mënyrën më heroike, por misioni ynë vazhdon. Modeli yt si një punonjës i shkëlqyer në çdo detyrë që mbajte, dhe uniteti që dëshmuan sot kolegët e tu, do të mbeten frymëzim për ne që të mos ndalemi kurrë në luftën kundër krimit dhe në shërbim të qytetarëve, sepse uniforma e Policisë së Shtetit nuk do të përkulet kurrë para krimit.

​Sakrifica jote nuk do të harrohet kurrë.

Kujtimi yt do të jetojë në zemrat tona dhe do të shërbejë si dritë udhëheqëse për çdo efektiv që vesh uniformën e Policisë së Shtetit.

​Lamtumirë, Heroi ynë!

​I lehtë të qoftë dheu i Shqipërisë, të cilës i shërbeve me nder, përkushtim dhe dinjitet deri në frymën e fundit.

​Lavdi të përjetshme kujtimit të Dëshmorit të Policisë dhe të Atdheut, Enea Mekolli!

Lexo edhe
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ Fëmija 6-vjeçar humbi mes qytetarëve, gjendet pas disa minutash nga efektivët e policisë

Aktualitet

Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohet një anije

Tags: #Babai #Detyrë #Djalë #Familja #Familje #Fëmija #Gratë #Institucion

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta në Tiranë/ Fëmija 6-vjeçar humbi mes qytetarëve, gjendet pas disa minutash nga efektivët e policisë
  • Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohet një anije
  • Tubimi për projektin në Zvërnec, protesta edhe në Elbasan, Kukës dhe Korçë
  • “Këtu ka dashuri pa hesap”, Mehdi Malkaj emocionohet në protestë: Nëse Rama e ka ndarë mendjen se do të rrijë, mjerë ai
  • Aksidentohet autobusi i transportit publik pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar
Nga të njëjtat tag-e
  • Nderohet efektivi që u përcoll në banesën e fundit/ Hita i dorëzon familjarëve të tij certifikatën e ‘Dëshmorit të Atdheut’, flamurin shqiptar dhe kapelën e policisë
  • “Në operacion kanë qenë vetëm 6 veta”/ Xhaxhai i Enea Mekollit akuza të forta: Pa asnjë lloj mbrojtjeje, të përgjigjet para ligjit personi që e urdhëroi
  • “Do bëni detyrën? Na fundosët”/ Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë
  • Lot e trishtim, nisin homazhet për policin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq
  • Humbi jetën në operacionin e djeshëm policor në Maliq, përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat, projektligje dhe diskutime (Rendi i Ditës) 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur 9 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet “Mos ndalo”, Rama ndan mesazhin e qytetarit vlonjat për projektin 4 miliardë euro në Zvërnec 9 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet 8 lexime · 10 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Dosja e autorit të masakrës në Maliq/ Gjithçka nisi nga qeset e gjetura në kontrollin e makinës në 2015, ja detajet e hetimit ndaj Violand Braçellarit 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve 5 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Armë zjarri dhe lëndë narkotike në një lokal në Sarandë, shoqërohen disa persona 5 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ Fëmija 6-vjeçar humbi mes qytetarëve, gjendet pas disa minutash nga efektivët e policisë

Para Kryeministrisë po mbahet protesta e gjashtë për projektin e Zvërnecit. Gjatë tubimit, personi që mbante megafonin lajmëroi…

• 2 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohet një anije

14 mole detare, të ndërtuara prej vitesh, janë larguar sot pas një aksioni të përbashkët të Komisariatit të…

• 32 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Tubimi për projektin në Zvërnec, protesta edhe në Elbasan, Kukës dhe Korçë

Qytetarë nga disa qytete të Shqipërisë janë bashkuar sot në një valë protestash kundër projektit në Zvërnec. Në…

• 32 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by