Mbahet këtë të diel dita e tetë e protestës kundër projektit në Zvërnec.
Qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe janë nisur drejt godinës së Kryeministrisë.
Me flamuj dhe parulla, ata kërkojnë të ndalohet projekti, teksa disa prej tyre do të flasin edhe në podium.
Read more:Letra “sekrete” e Trump për JD Vance bëhet virale: Nëse vdes, bëj diçka edhe më të çmendur
18:20 Demokratët i bashkohen protestës, TCH zbulon SMS-në e shpërndare nga degët: Të jemi të gjithë bashkë
Demokratët vendosën t’i bashkohen protestës së qytetarëve në ditën e 8-të të saj. Përmes një mesazhi të shpërndarë strukturave, krerët e degëve në Tiranë njoftojnë anëtarët të dalin të gjithë bashkë, të organizuar në protestë.




