Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. “Më pëlqen inflacioni”, deklarata e Trump shkakton stuhi reagimesh në SHBA
Botë

“Më pëlqen inflacioni”, deklarata e Trump shkakton stuhi reagimesh në SHBA

• 11 Qershor, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar reagime të forta pasi deklaroi se “i pëlqen inflacioni”, në një kohë kur çmimet në SHBA janë rritur me ritmin më të lartë të tre viteve të fundit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Byroja Amerikane e Statistikave të Punës, inflacioni arriti në 4.2% gjatë muajit maj, nga 3.8% që ishte në prill. Rritja lidhet kryesisht me shtrenjtimin e energjisë dhe karburanteve pas përshkallëzimit të konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

“Shifrat ishin të shkëlqyera. E dini çfarë më pëlqen vërtet? Më pëlqen inflacioni”, deklaroi Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Read more:Vonesat në negociata/ Trump paralajmëron sulme të tjera ndaj Iranit: Do t’i godasim shumë fort

Më vonë, presidenti sqaroi se komentet e tij ishin nxjerrë nga konteksti dhe se kishte dashur të theksonte se inflacioni ishte më i ulët nga sa prisnin ekonomistët, pavarësisht tensioneve në Lindjen e Mesme.

Trump parashikoi se çmimet e energjisë do të bien ndjeshëm sapo të përfundojë konflikti me Iranin. Ai tha se ulja e çmimit të naftës do të ndikojë drejtpërdrejt në frenimin e inflacionit. Ndërkohë, të dhënat tregojnë se faturat e energjisë në SHBA janë rritur me afro 25% krahasuar me një vit më parë, ndërsa çmimi mesatar i benzinës ka arritur në 4.15 dollarë për galon.

Ekspertët paralajmërojnë se inflacioni i lartë mund ta vendosë Rezervën Federale përballë presionit për të rritur normat e interesit në muajt e ardhshëm, një lëvizje që do të rrisë kostot e huamarrjes për familjet dhe bizneset.

Read more:Donald Trump krijon video të re me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan

Deklarata e Trump u kritikua menjëherë nga demokratët. Lideri i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, e akuzoi presidentin se po tregon mungesë ndjeshmërie ndaj vështirësive ekonomike të amerikanëve.

Inflacioni mbetet një nga sfidat kryesore për administratën Trump, ndërsa ekonomia dhe kostoja e jetesës pritet të jenë temat kryesore në zgjedhjet e ardhshme të mesmandatit në SHBA.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Bizneset #Demokratët #Donald Trump #ekonomia #Inflacioni #Presidenti #Shba #Shtepia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • “Policia të mos përdoret nga Rama! Doni të vriteni me ne për Ballën dhe Zegjinenë?”, i riu nga protesta: S’na frikëson thika pas shpine e plumbi!
  • Denoncimi i Berishës: Si u dha licenca e kazinosë në “Air Albania” në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës. Aferë që tejkalon çdo imagjinatë!
  • “Kë po përpiqen të mashtrojnë?”, Bardhi akuzon qeverinë: Po vë në rrezik zbatimin e marrëveshjes me SHBA dhe po shkel Kushtetutën
  • Mori dokumentin sekret të marrëveshjes me SHBA/ Pas kërkesës së PS Shehaj u përjashtua për 60 ditë nga Kuvendi, Manja: Do të ketë kallëzim në SPAK
  • Mori dokumentin sekret të marrëveshjes me SHBA dhe u largua me vrap/ Pas kërkesës së PS, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga Etika
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 24 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë! 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama kriminalizoi ekonominë dhe politikën”/ Ish-ministri Malaj: Për të mbijetuar po nxit urrejtjen, qëndrimi i një politikani në panik 16 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, futen sërish nga hyrja dytësore, mungon Berisha 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Konflikte për motive pronësie mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI) 10 lexime · 9 orë më parë
  6. 06
    Politikë Dita e 58 e revoltës qytetare! Protestuesi thirrje policisë: Dorëzojeni Ramën, fatin e tij ta vendosë populli! 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur 8 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 1 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by