Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Ministrja Sala prezanton reformat në forumin botëror të kancerit në Bruksel: Shqipëria po transformon sistemin e trajtimit të sëmundjes
Sociale

Ministrja Sala prezanton reformat në forumin botëror të kancerit në Bruksel: Shqipëria po transformon sistemin e trajtimit të sëmundjes

Viral Alert News • 9 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aksesi në kujdesin ndaj kancerit vijon të mbetet një nga sfidat kryesore në Europë dhe për këtë arsye, sipas Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, pabarazitë në trajtim nuk mund të zgjidhen me reforma të pjesshme, por kërkojnë transformim të plotë të sistemeve shëndetësore.

Deklaratat u bënë gjatë pjesëmarrjes së saj në forumin e 11-të botëror të kancerit 2026, të organizuar nga revista prestigjioze “The Economist”, ku u diskutuan sfidat dhe zgjidhjet për garantimin e aksesit të barabartë në kujdesin ndaj kancerit në vendet europiane.

Gjatë fjalës së saj, Sala theksoi se lufta kundër kancerit nuk lidhet vetëm me trajtimin e sëmundjes, por kërkon një qasje të plotë që përfshin parandalimin, depistimin, diagnostikimin e hershëm, trajtimin dhe kujdesin pas trajtimit.

Read more:Pas të ftohtit, afron i nxehti në Europë, nis vapa në Francë, termometri kap vlerën 38 gradë Celsius në Spanjë

Ajo nënvizoi se mundësitë për mbijetesë nuk duhet të varen nga vendbanimi i pacientit, ndërsa shtoi se diagnostikimi i hershëm, qasja në trajtime inovative dhe forcimi i kapaciteteve të sistemeve shëndetësore mbeten faktorë vendimtarë për reduktimin e pabarazive në kujdesin shëndetësor.

Në panelin e forumit, ministrja prezantoi edhe reformat që Shqipëria po ndërmerr në sektorin e onkologjisë, të cilat i cilësoi ndër më të rëndësishmet në sistemin shëndetësor të vendit. Sipas saj, fokusi kryesor mbetet rritja e aksesit, cilësisë dhe barazisë në shërbimet për pacientët.

Mes masave të prezantuara ishte krijimi i Institutit Kombëtar të Kancerit, i cili do të shërbejë si qendër kombëtare për kujdesin e integruar, kërkimin shkencor dhe edukimin. Po ashtu, po punohet për decentralizimin e shërbimeve të onkologjisë mjekësore përmes forcimit të njësive rajonale, me synimin që pacientët të marrin më afër vendbanimit të tyre një pjesë më të madhe të shërbimeve.

Read more:Sot Kuvend/ Deputetët e PD kërkojnë interpelancë me Ramën, ndërsa kryeministri vijon vizitën në Seul, ja çfarë përmban rendi i ditës

Sala foli gjithashtu për modernizimin e shërbimit kombëtar të radioterapisë, përmirësimin e legjislacionit për barnat dhe pajisjet mjekësore në përputhje me standardet e Bashkimit Europian, si dhe përshpejtimin e transformimit digjital në shëndetësi për të përmirësuar koordinimin e kujdesit, sistemet e referimit dhe përdorimin e të dhënave shëndetësore.

Në përfundim, ministrja theksoi se suksesi i politikave për kancerin nuk duhet të matet vetëm me përparimet shkencore, por edhe me aftësinë e sistemeve shëndetësore për të ofruar diagnozë më të shpejtë, kohë më të shkurtra pritjeje dhe kujdes më të koordinuar për pacientët.

Lexo edhe
Sociale

Protestat, Kisha Katolike: Politika të dëgjojë pakënaqësitë e qytetarëve

Sociale

Matura/ Mbi 26 mijë nxënës në testin e Gjuhës Shqipe e Letërsisë! Publikohet teza e provimit! Përjashtohet maturanti nga Kukësi

Tags: #Bruksel #Europë #Evis Sala #kancer #Ministria e shëndetësisë #Shendetesia #Shqiperia #the economist
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestat, Kisha Katolike: Politika të dëgjojë pakënaqësitë e qytetarëve
  • Matura/ Mbi 26 mijë nxënës në testin e Gjuhës Shqipe e Letërsisë! Publikohet teza e provimit! Përjashtohet maturanti nga Kukësi
  • Sezoni turistik/ Urgjenca e Lezhës dyfishon ekipet mjekësore! Për vitin e dytë radhazi aplikohet edhe motoambulanca
  • Fier/ Banorët e fshatit Varibop në protestë për ujin e pijshëm: Vjen 10 minuta, asnjë bidon nuk mbushim
  • Intervista për ‘The Economist’ Sala prezanton reformat në Onkologji dhe ngre shqetësimin për largimin e trurit: Europa nuk fiton duke marrë profesionistët e të tjerëve
Nga të njëjtat tag-e
  • Intervista për ‘The Economist’ Sala prezanton reformat në Onkologji dhe ngre shqetësimin për largimin e trurit: Europa nuk fiton duke marrë profesionistët e të tjerëve
  • “Njëri thoshte ‘ka ul çmimin e biletës së avionit Rama që të ikin sa më shumë’”, kryeministri nga Shkodra: I kuptoj protestuesit, por…
  • Berisha nga konferenca e Partisë Popullore Europiane në Sarajevë: Shqipëria në “sallë urgjence”
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Live/ Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Lëvizte me armë zjarri në makinë, bie në pranga 59-vjeçari në Korçë 14 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Nuk jemi kundër investimeve të huaja, por …”/ Berisha shfrytëzon protestën për kërkesën e tij të vjetër: Qeveri kujdestare për të përgatitur zgjedhjet 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Policia i monitoroi me dron dhe rrethoi lokalin, goditet grupi kriminal në Vlorë! Arrestohet autori i plagosjes së 2 ditëve më parë (EMRAT+VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Matura/ Mbi 26 mijë nxënës në testin e Gjuhës Shqipe e Letërsisë! Publikohet teza e provimit 6 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Drejtori i policisë Lezhë: Prioritet lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike! Gjatë majit janë asgjësuar 5548 fidanë dhe bimë kanabis 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet “Zhvilluesit e projektit në Zvërnec do t’i mahnisin njerëzit, një pjesë mund të hapet brenda kësaj dekade”, Rama për Reuters: Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Protestat, Kisha Katolike: Politika të dëgjojë pakënaqësitë e qytetarëve

Kisha Katolike e Shqipërisë ka reaguar lidhur me protestat kundër resortit në Zvërnec, duke i bërë thirrje politikës…

Viral Alert News • 22 orë më parë • 4 min lexim
Sociale

Matura/ Mbi 26 mijë nxënës në testin e Gjuhës Shqipe e Letërsisë! Publikohet teza e provimit! Përjashtohet maturanti nga Kukësi

Mbi 26 mijë maturantë po i nënshtrohen këtë të martë provimit të dytë të maturës shtetërore atij të…

Viral Alert News • 22 orë më parë • 6 min lexim
Sociale

Sezoni turistik/ Urgjenca e Lezhës dyfishon ekipet mjekësore! Për vitin e dytë radhazi aplikohet edhe motoambulanca

Sezoni turistik ka rritur gatishmërinë e Shërbimit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Lezhës. Prej 1 qershorit është…

Viral Alert News • 22 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by