Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Plehrat e Ksamilit në hyrje të Butrintit – Blog
Editoriale

Plehrat e Ksamilit në hyrje të Butrintit – Blog

Viral Alert News • 11 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
VA News
News
Plehrat e Ksamilit në hyrje të Butrintit

Diku nga shtatori i vitit të kaluar ndava një video te ngjashme, të bërë pikërisht në hyrje të Parkut Kombëtar të Butrintit, me disa institucione dhe emra për të cilët shpresoja se kishin një farë ndjeshmërie për trashëgiminë kombëtare. Të gjithë, pa përjashtim, më thanë se kisha të drejtë dhe se ishte një turp kombëtar që hyrja e Parkut ndodhej në atë gjendje. Sot, pas gati gjashtë muajsh dhe një dimri të gjatë, shkova përsëri në Butrint. E njëjta gjendje dramatike, e gjithë qyteza e Ksamil duket se i hedh mbeturinat në hyrje të Butrintit. Vitin e kaluar, Butrinti mund të jetë vizituar nga mbi 250 mijë vizitorë, kroçera, jahte, grupe të rëndësishme, “National Geographic” e kështu me radhë. Nëse keni vënë re, janë vizita që bëhen pjesë e propagandës turistike mbi mrekullite e turizmit shqiptar. Por, përtej fasadës, kjo gjendje ne hyrjen e Parkut Kombetar Trashegimi Boterore nuk është vetëm turp. Është një dorëzim përballë së keqes së përgjithshme që ka zënë bregdetin shqiptar. Ndërkohë, më duhet të them se “baballarët e kombit”, të cilët menduan se populli shqiptar ishte i paaftë, i pazoti, madje barbar, ia dhanë për përkujdesje këtë park Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Ky fond, apo bankë, (interesohet më fort për të bërë para) ka në dorë atë që duhet të ishte krenaria jonë kombëtare, Butrintin. Ndërkohë që, sipas Ministrit të Kulturës, Z Gonxhe të ardhurat janë trefishuar apo katërfishuar (një indicie e qartë se ç’ka ndodhur me paratë e Butrintit në periudhat e zonjave Kumbaro-Margariti), Parku duhet të ketë arkëtuar rreth 3 milionë euro. Imagjinoni tani se çfarë përkujdesjeje bën ky fond i huaj, AADF me këto miliona i cili nuk ka as ndjeshmërinë më të vogël për të zgjidhur situatën e turpshme në hyrje të Parkut Kombëtar. Duke qenë se kanë kaluar gjashtë muaj nga thirrja ime publike për të zgjidhur këtë çështje, ende asnjë prej “baballarëve të kombit” që ngritën dorën për t’ia dhënë Butrintin një fondi të huaj nuk ka bere gje. Flene rehat dhe drekojne me ndergjegjie te qete pasi fale tyre ajo qe duhet te ishte edhe Krenaria e femijeve eshte katandisur ne kete gjendje. Nderkohe Asnjë deputet i zonës nuk ngre zërin në Parlament për këtë turp të madh. Asnjë institucion i turizmit që poston fotografi e video të Shqipërisë së mrekullueshme. Asnjë institucion që javën e kaluar, postonte foto me vullnetarë të lumtur që pastronin vend e pa vend nëpër Shqipëri. E kështu edhe kete pranvere Butrinti vazhdon të mirëpresë botën me plehra në derë.

Read more:Grabitja me armë e bankës në mes të Tiranës, autori vodhi paratë dhe u larguar me… skuter

Lexo edhe
Editoriale

Në mënyrë të pashërueshme të korruptuar! – Blog

Editoriale

Imuniteti i drejtuesve të BSH nuk është kërkesë e BE – Blog

Tags: #Deputet #euro #Foto #Fotografi #Institucion #jahte #jetë #Ksamil
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Në mënyrë të pashërueshme të korruptuar! – Blog
  • Imuniteti i drejtuesve të BSH nuk është kërkesë e BE – Blog
  • Kryeministri po flet me veten – Ide
  • Rama mund ta fusë Shqipërinë në fazën e “jostabilitetit të menaxhuar” – Ide
  • Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë ngre alarmin: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe për shkak të investimeve të ulëta në shëndetësi
  • Zjarri në Mallakastër/ Flakët rrezikojnë masivin pyjor të Lofkëndit! Avioni ‘Air Tractor’ bën testin e parë (VIDEO)
  • “75 milionë euro për Inteligjencën Artificiale inekzistente” – Berisha lëshon akuza të forta nga selia blu: Armand Frangu merr paratë e taksapaguesve pa asnjë produkt!
  • “Ministria e Financave disbursoi Ermal Beqirin me 8.5 milionë euro”/ Berisha: Kompania është prestanome e Ramës, ai qëndron në krye të aktivitetit kriminal
  • Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet aksi Durrës-Tiranë gjatë natës më 6 dhe 7 gusht! Trafiku devijohet në Thumanë-Kashar dhe akset dytësore (FOTOT)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi (VIDEO) 29 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen 28 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Nuk lëvizim nga sheshi deri sa ta largojmë. As deti s’e shpëton”/ Qytetari ia numëron Ramës: Erdhi në pushtet me mashtrime. Rrafshoi shtëpitë, shëndetësi falas nuk ka 25 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ Pas aludimeve për shtatzëninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë 16 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Alabbar pranoi se gaboi me Portin e Durrësit, SPAK të hetojë aferën”/ Kedhi: Godinat e para janë duke u fundosur, fatura iu mbetet shqiptarëve 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shkëputet nga rutina dhe nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi. Filmohet duke lundruar me skaf (VIDEO) 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë (VIDEO) 10 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Në mënyrë të pashërueshme të korruptuar! – Blog

Projekti të cilën përfituesi i vetëm i saj, investitori e konsideron “të ndërtuar gabimisht shpejt” mbështetet në një…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
Editoriale

Imuniteti i drejtuesve të BSH nuk është kërkesë e BE – Blog

Nga Evarist Stoja, BIRN Ka një mënyrë të sigurt në Shqipëri për të miratuar diçka të vështirë për…

• 4 ditë më parë • 8 min lexim
Editoriale

Kryeministri po flet me veten – Ide

Pasi lexon reflektimin e kryeminstrit Rama mbi Revolucionin e Flamingove në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste…

• 4 ditë më parë • 13 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by