Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Zjarri shkrumbon kopshtin zoologjik në Britaninë e Madhe, vret pothuajse të gjitha kafshët
Botë

Zjarri shkrumbon kopshtin zoologjik në Britaninë e Madhe, vret pothuajse të gjitha kafshët

• 11 Qershor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në orët e para të mëngjesit në qendrën argëtuese për fëmijë “The Jungle Box”, në zonën industriale Watermill, në Britaninë e Madhe, duke shkaktuar një tragjedi për kafshët që ndodheshin në mini-kopshtin zoologjik të kompleksit.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë dhjetë automjete zjarrfikëse, të cilat punuan për orë të tëra për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në ndërtesat përreth.

“The Jungle Box”, e hapur në qershor të vitit 2025, ishte një destinacion i njohur për familjet, pasi përveç ambienteve argëtuese për fëmijë, përfshinte edhe një mini-kopsht zoologjik me kafshë të ndryshme si surikata, bufë, iguana, breshka gjigante dhe një gjarpër rreth pesë metra të gjatë.

Read more:Panik në Belfast, burri sudanez sulmon me thikë një kalimtar

Pas shuarjes së zjarrit, Shërbimi i Zjarrfikësve të Hertfordshire konfirmoi se të gjitha kafshët që ndodheshin në objekt në momentin e incidentit kishin ngordhur. Zëvendës Shefi i Zjarrfikësve, Darren Cook, falënderoi ekipet për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar gjatë operacionit.

“Ekipet tona punuan pa ndërprerje për të kontrolluar zjarrin dhe për të mbrojtur ndërtesat fqinje. Fatkeqësisht, asnjë nga kafshët që ndodheshin brenda objektit nuk arriti të mbijetojë”, deklaroi ai.

Read more:Tragjedi në Australi/ 39-vjeçari vdes pas sulmit nga peshkaqeni në Queensland, i treti incident fatal këtë vit

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit. Megjithatë, mes rrënojave është regjistruar edhe një moment shprese. Gjatë inspektimeve në vendngjarje, hetuesit zbuluan një breshkë të vogël të gjallë, pavarësisht frikës fillestare se të gjitha kafshët kishin humbur jetën.

Në një njoftim në rrjetet sociale, autoritetet e cilësuan gjetjen si një “moment të vogël, por domethënës”, pas një ngjarjeje tejet të dhimbshme.

Read more:Kryeministri Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit: Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina

“Gjatë hetimit për shkakun e zjarrit, zbuluam me habi një breshkë të vogël të gjallë mes hirit dhe rrënojave. Është një lajm i gëzueshëm në mes të një tragjedie të madhe”, thuhet në reagimin e tyre.

Hetimet për shkaqet e zjarrit vijojnë, ndërsa komuniteti lokal është tronditur nga humbja e kafshëve në këtë incident shkatërrues.

Lexo edhe
Botë

Valë migrantësh drejt Kretës, qindra emigrantë mbërrijnë nga Libia, Greqia forcon masat e kontrollit në det

Botë

Sulmi ndaj anijes së tretë me marinarë indianë pranë Omanit, India akuzon SHBA-në: Situata shqetësuese

Tags: #Automjete #Breshka #Femije #Komuniteti #Njoftim #Para #Rrjetet sociale #Tragjedi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Valë migrantësh drejt Kretës, qindra emigrantë mbërrijnë nga Libia, Greqia forcon masat e kontrollit në det
  • Sulmi ndaj anijes së tretë me marinarë indianë pranë Omanit, India akuzon SHBA-në: Situata shqetësuese
  • Trazira në natën e dytë në Irlandën e Veriut, plagosen 12 policë dhe arrestohen 16 persona
  • “Më pëlqen inflacioni”, deklarata e Trump shkakton stuhi reagimesh në SHBA
  • Irani zgjeron sulmet, Kuvajti mbyll hapësirën ajrore
Nga të njëjtat tag-e
  • Valë migrantësh drejt Kretës, qindra emigrantë mbërrijnë nga Libia, Greqia forcon masat e kontrollit në det
  • Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
  • Kontrolle masive të makinave të ardhur nga Italia, kokainë, diamante dhe pajisje për zbulimin e metaleve të çmuara, ja çfarë u kap sot në Portin e Durrësit
  • “Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore”, Netanyahu mbron sulmet ndaj Teheranit dhe sulmon Erdoganin: Tiran antisemit
  • “Të kthehen emigrantët”/ Greqia ashpërson ligjin për emigracionin, ‘plas’ debati në parlament
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Zvërneci’/ Protestë para Kryeministrisë, propozohet Kuvend Kombëtar përtej çdo partie! Sali Lushaj dhe i biri Stresi në mes të turmës, nervozohen nga thirrjet ‘Berisha n’burg’! Qytetarët: Ikni (VIDEO) 13 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Gjirokastër/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt! Arrestohet pronari i biznesit, bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë (EMRAT) 7 lexime · 10 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Si po orvatet Edi Rama të poshtërojë të rinjtë? – Blog 5 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Sezoni turistik/ Ngrihet task-forca, mekanizëm monitorimi për garantimin e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve për pushuesit 4 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Ekonomi Investimet me rregulla të reja, qeveria kërkon më shumë industri dhe më pak fokus te pasuritë e paluajtshme 4 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me motomjetin! Ndërron jetë 48-vjeçari 4 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Botë Protesta kundër arrestimeve të grave përshkallëzohet në dhunë, të paktën 2 të vrarë në Afganistan 3 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Botë

Valë migrantësh drejt Kretës, qindra emigrantë mbërrijnë nga Libia, Greqia forcon masat e kontrollit në det

Rreth 550 migrantë janë ndaluar ose shpëtuar nga autoritetet greke gjatë 48 orëve të fundit në jug të…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Botë

Sulmi ndaj anijes së tretë me marinarë indianë pranë Omanit, India akuzon SHBA-në: Situata shqetësuese

India ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për sulmin ndaj anijes tregtare MT Jalveer pranë portit Shinas të Omanit,…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Botë

Trazira në natën e dytë në Irlandën e Veriut, plagosen 12 policë dhe arrestohen 16 persona

12 oficerë policie kanë mbetur të plagosur dhe 16 persona janë arrestuar gjatë natës së dytë të trazirave…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by