Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Trazira në Belfast pas sulmit me thikë, akte dhune ksenofobike përfshijnë edhe qytete të tjera të Britanisë
Botë

Trazira në Belfast pas sulmit me thikë, akte dhune ksenofobike përfshijnë edhe qytete të tjera të Britanisë

• 12 Qershor, 2026 • 7 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pas një sulmi brutal me thikë nga një sudanez në Belfast, Irlanda e Veriut u përfshi nga trazirat. U regjistruan akte dhune ksenofobike edhe përtej Irlandës së Veriut. Pse janë trazirat kaq të ashpra?

U regjistruan akte dhune ksenofobike edhe përtej Irlandës së Veriut. Pse janë trazirat kaq të ashpra?

Ishin skena si nga një luftë civile: ndjekje njerëzish nëpër rrugë, kontejnerë plehrash të djegur, re të dendura tymi të zi që përhapen mbi lagje të tëra, një prani masive e forcave të sigurisë që përpiqen të vendosin kontrollin: Belfasti u zhyt në kaos të martën në mbrëmje (10.06.2026).

Në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, protestat me sfond ksenofobinë dolën jashtë kontrollit. Qindra njerëz u mblodhën në vende të ndryshme publike të Belfastit. Deputetja e Partisë Laburiste nga Belfasti, Claire Hanna, madje foli për një “pogrom racist”: ajo tha se kishte parë burra “duke shkuar shtëpi më shtëpi dhe duke kërkuar të huaj” – shumë prej tyre të maskuar, disa kishin ndezur zjarre – edhe në shtëpi ku jetonin familje migrante me fëmijë.

Read more:BE, hap drastik: Do ndalohen sistemet e AI që gjenerojnë foto të rreme me sfond intim

Të mërkurën, një prani e madhe e forcave të sigurisë parandaloi një përsëritje të trazirave në Belfast. Megjithatë, në qytete të tjera të Mbretërisë së Bashkuar pati marshime proteste dhe trazira. Edhe aty, sipas raportimeve, persona janë sulmuar në mënyrë të qëllimshme për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre, raportoi ndër të tjera “Scottish Daily Express”.

Shkaku i trazirave ishte një video e një sulmi brutal me thikë që qarkulloi në rrjetet sociale. Në të shihej si një autor sulmonte disa herë me thikë një burrë të shtrirë në tokë dhe të mbuluar me gjak, dhe dukej se përpiqej t’i priste fytin, përpara se të ndalohej nga tre burra. Viktima u dërgua në spital me plagë që i rrezikonin jetën. Sipas policisë, sulmuesi ishte një sudanez 30-vjeçar me status të ligjshëm qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar.

Nxitës të ekstremit të djathtë në rrjetet sociale

Kryeministrja e Irlandës së Veriut, Michelle O’Neill, dhe kryeministri britanik Keir Starmer dënuan ashpër dhunën dhe njoftuan masa të rrepta kundër përgjegjësve. Por ata kritikuan fort edhe rrjete të ndryshme sociale.

Read more:Foto/ Gjendet i mbytur një person në lumin Mat, dyshohet të jetë ish-oficer i Gardës

Në fakt, trazirave u paraprinë shumë postime – për shembull në X ose Telegram – që e ndezën edhe më tej atmosferën tashmë agresive. Mes të tjerash, ekstremisti i djathtë Stephen Yaxley-Lennon, i njohur si “Tommy Robinson”, i dënuar disa herë në Britani, bëri thirrje për protesta masive në të gjithë vendin; drejtuesi i X, Elon Musk, e kishte ripostuar mesazhin e tij.

Edhe ekstremistë të tjerë të djathtë, sidomos nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, bënë thirrje për protesta të përsëritura dhe të vazhdueshme kundër politikës britanike të migracionit.

Kujtime nga Southport

Ngjarjet në Belfast rikthejnë kujtimet e verës 2024, kur trazirat me motive ksenofobie mbajtën Mbretërinë e Bashkuar në ankth për ditë të tëra. Më parë, në qytetin bregdetar britanik Southport, tri vajza të reja u vranë në një sulm me thikë. Atëherë, dezinformimi mbi autorin shkaktoi trazira raciste në mbarë vendin. Ekstremistë të njohur të djathtë – përfshirë edhe “Tommy Robinson” – përdorën atëherë platforma si X dhe Telegram për të nxitur në mënyrë sistematike klimën raciste.

Read more:Efekti Magyar: Si u permbys regjimi ne Hungari – Blog

Irlanda e Veriut: një traditë e gjatë e përplasjeve në rrugë

Sidomos në Irlandën e Veriut, konfliktet aktuale rreth migracionit ndërthuren me një dinamikë historike të rrënjosur thellë të dhunës në rrugë. Sipas vëzhguesve, të martën trazirat më të ashpra ndodhën në lagjet dikur protestante-luajaliste të Belfastit. Gjatë konfliktit në Irlandën e Veriut, aty zhvilloheshin përplasjet më të rënda mes protestantëve pro-britanikë dhe katolikëve pro-irlandezë.

Edhe pse konflikti konsiderohet politikisht i zgjidhur pas Marrëveshjes së së Premtes së Mirë, shumë – sidomos të rinj – në Irlandën e Veriut ndihen të lënë pas dore dhe të harruar nga politika në Londër. Papunësia është e lartë dhe mungesa e perspektivës e madhe. Pas Brexit-it, shumë protestantë në Irlandën e Veriut i druhen gjithashtu një shkëputjeje graduale nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar. Infrastrukturat për trazira të dhunshme (si ndërtimi i barrikadave apo përdorimi i koktejve molotov) ekzistojnë prej dekadash dhe mund të mobilizohen shpejt.

Edhe në pjesë të tjera të vendit, ndjenjat raciste gjejnë terren të përshtatshëm. Pas vrasjeve në Southport në 2024, trazirat më të ashpra shpërthyen në Sunderland, Middlesbrough dhe Hull – ish-qytete industriale në rënie në veri të Anglisë. Inflacioni i lartë, pagat e ngrira dhe shërbimet publike të dobësuara, si sistemi shëndetësor NHS, kanë rritur ndjeshëm pasiguritë ekzistenciale, veçanërisht te klasa punëtore e bardhë.

Read more:Ekspertët ngrenë alarmin/ Popullsia e Tokës mund të përgjysmohet deri në vitin 2064, shkak pandemitë, ndryshimet klimatike dhe…

Aktualisht, trazirat kanë përfshirë edhe Southampton-in në Angli, përveç disa rajoneve skoceze – një qytet ku 18 lagje janë ndër 10% më të varfrat në të gjithë vendin. Vetëm javën e kaluar, një gabim i rëndë policor në një rast vrasjeje kishte shkaktuar indinjatë të madhe dhe debat të nxehtë mbi racizmin dhe migracionin.

Asgjësim i debatit politik gjatë viteve

Debati për migracionin në politikën britanike është zhvilluar prej vitesh me tone jashtëzakonisht të ashpra. “Stop the boats” ishte një slogan i zakonshëm i ish-kryeministrit konservator Rishi Sunak për të ndaluar migrimin e parregullt përmes Kanalit të La Manshit. Edhe marrëveshja e diskutueshme dhe tashmë e dështuar për deportim me Ruandën ishte iniciativë e tij.

Politikanë populistë të djathtë si Nigel Farage nga partia nacionaliste “Reform UK” kontribuan që narrativat ksenofobike të bëheshin gjithnjë e më shumë pjesë e diskursit kryesor publik.

Read more:Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA

Shumë britanikëve iu premtua gjithashtu se me Brexit-in do të rifitonin kontrollin mbi kufijtë e tyre. Por migracioni mbeti i lartë – duke çuar në zhgënjim të thellë dhe ndjesinë se shteti kishte dështuar.

Politika e “tolerancës zero” në Londër
Për të frenuar trazirat raciste, qeveria britanike nën Keir Starmer po ndjek një strategji represive të tolerancës zero. Starmer njoftoi se rebelët do të përballen me “forcën e plotë të ligjit”. Për të përballuar valën e arrestimeve, Ministria e Drejtësisë ka liruar mbi 500 vende të reja në burg, në mënyrë që autorët të mund të dënohen me procedura të përshpejtuara.

Megjithatë, mbetet e paqartë sa shpejt do të qetësohet situata këtë herë. Pas trazirave të vitit 2024, u deshën disa ditë derisa gjendja të stabilizohej.

/DW

Lexo edhe
Botë

Nga rihapja e plotë e Ngushticës së Hormuzit te lehtësimi i sanksioneve, zbulohen pikat e marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit për fundin e luftës

Botë

Bundestagu gjerman rinovon mandatet e KFOR-it, deri në 400 ushtarë në Kosovë

Tags: #angli #Burg #Dhune #Elon musk #Familje #Femije #Inflacioni #Irlanda

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Nga rihapja e plotë e Ngushticës së Hormuzit te lehtësimi i sanksioneve, zbulohen pikat e marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit për fundin e luftës
  • Bundestagu gjerman rinovon mandatet e KFOR-it, deri në 400 ushtarë në Kosovë
  • Konsiderohej pasardhësja e denjë e fronit, ndërron jetë pas më shumë se tre vitesh në koma princesha e Tajlandës
  • Akuzohet se dërgoi dronë në Phenian për të justifikuar gjendjen e jashtëzakonshme, ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 30 vite burg
  • SHBA-ja dhe Irani drejt rrugës së paqes, mediat zbulojnë: Ja ku do të firmoset marrëveshja e armëpushimit mes dy vendeve
Nga të njëjtat tag-e
  • Akuzohet se dërgoi dronë në Phenian për të justifikuar gjendjen e jashtëzakonshme, ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 30 vite burg
  • Tragjike në Holandë/ Makina përplas grupin me 14 fëmijë që po bënin ekskursion me biçikleta, tre të vdekur dhe katër të plagosur rëndë
  • Zjarri shkrumbon kopshtin zoologjik në Britaninë e Madhe, vret pothuajse të gjitha kafshët
  • Valë migrantësh drejt Kretës, qindra emigrantë mbërrijnë nga Libia, Greqia forcon masat e kontrollit në det
  • Efekti Magyar: Si u permbys regjimi ne Hungari – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Zvërneci’/ Protestë para Kryeministrisë, propozohet Kuvend Kombëtar përtej çdo partie! Sali Lushaj dhe i biri Stresi në mes të turmës, nervozohen nga thirrjet ‘Berisha n’burg’! Qytetarët: Ikni (VIDEO) 14 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Gjirokastër/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt! Arrestohet pronari i biznesit, bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë (EMRAT) 7 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Si po orvatet Edi Rama të poshtërojë të rinjtë? – Blog 7 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me motomjetin! Ndërron jetë 48-vjeçari 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë Fillon zyrtarisht ‘El Nino’, shkencëtarët ngrenë alarmin për temperaturat e larta: Këtë vit mund të jetë një nga episodet me të forta 4 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Sezoni turistik/ Ngrihet task-forca, mekanizëm monitorimi për garantimin e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve për pushuesit 4 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Investimet me rregulla të reja, qeveria kërkon më shumë industri dhe më pak fokus te pasuritë e paluajtshme 4 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Botë

Nga rihapja e plotë e Ngushticës së Hormuzit te lehtësimi i sanksioneve, zbulohen pikat e marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit për fundin e luftës

Protokolli i marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të cilin Presidenti amerikan, Donald Trump pritet ta nënshkruajë…

• 36 minuta më parë • 2 min lexim
Botë

Bundestagu gjerman rinovon mandatet e KFOR-it, deri në 400 ushtarë në Kosovë

Gati një e treta e deputetëve gjermanë dëshironte fund të misionit, AfD dhe E Majta kundër Prej 27…

• 1 orë më parë • 4 min lexim
Botë

Konsiderohej pasardhësja e denjë e fronit, ndërron jetë pas më shumë se tre vitesh në koma princesha e Tajlandës

Familja mbretërore e Tajlandës ka njoftuar vdekjen e Princeshës Bajrakitiyabha, e cila kishte kaluar më shumë se tre…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by