Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Mbyllet vettingu, procesi që nxori jashtë sistemit 442 magjistratë! BE: Historik, standardet e arritura të ruhen
Kronikë

Mbyllet vettingu, procesi që nxori jashtë sistemit 442 magjistratë! BE: Historik, standardet e arritura të ruhen

Viral Alert News • 17 Qershor, 2026 • 10 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pas tetë vitesh vetting, një reformë ‘sui generis’ jo vetëm në Evropë, ku i gjithë sistemi i drejtësisë kaloi në filtrin e verifikimit të figurës integritetit dhe pasurisë, këtë të mërkurë është shënuar epilogu i gjithë këtij procesi.

Përfundimi i mandatit të shkallës së dytë të vettigut, Kolegjit të Posaçëm të Apelimi, u shënjua me një ceremoni të posaçme, ku morën pjesë drejtues të sistemit të drejtësisë, krerë institucionesh apo edhe ndërkombëtar.

Për Bashkimin Evropian sakrifica e Shqipërisë në këtë reformë të kërkuar fort nga ndërkombëtarët e veçon atë nga vendet e tjera pretendente për anëtarësim.

“Vettingu ka qenë një proces historik që kërkonte vullnet të madh politik. Dua të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në këtë vlerësim, punë e cila nuk ishte e lehtë. Tashmë standardet që janë vendosur duhet të mbeten ende, jo më me mekanizëm të jashtëzakonshëm por me punë të rregullt të institucioneve. KLGJ dhe KLP tani kanë përgjegjësinë t’i mbajnë ato standarde”, tha Silvio Gonzato, ambasador i BE-së në Shqipëri.

“Faleminderit të gjithë që kontribuuan në këtë proces, për të cilin tani po festojmë rezultatet pozitive. Përfundimi i vettingut vjen në një moment të veçantë të Shqipërisë, në procesin e integrimit evropian. Vettingu ka qenë një prej arritjeve më të rëndësishme për Shqipërinë dhe ka bërë që vendi të jetë më afër integrimit”, tha Irena Moozova, përfaqësuesja e Komisionit Evropian.

Për krerët e institucioneve shqiptare, vettingut shënjoi procesin më transformues të shtetit shqiptar, ndarjen nga një epokë.

Read more:Zvicra voton për kufizim popullsie/ “Do të ishte një ‘Brexit 2’”, çfarë ndodh nëse miratohet propozimi për të mos kaluar 10 mln banorë?

“Ishte një reformë epokale. Shqipëria sot është më afër se kurrë në rrugën drejt BE-së. Shqipëria e 2026 padyshim që nuk është ajo që ishte më 2016”, tha kryetari i Kuvendit Niko Peleshi.

“E zgjodhëm një rrugë jo të lehtë. E zgjodhëm këtë rrugë jo për të ndryshuar një emër me një tjetër, por për të vendosur parimin se toga nuk është mburojë dhe askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. Procesi ka qenë i vështirë, ka sjellë vonesa dhe debate të forta publike e ka pasur kosto reale. Por kosto e mosveprimit do ishte më e madhe”, tha zv.kryeministrja Albana Koçiu.

“Ishte një përvojë e vështirë, dhe e dhimbshme. Ishte etapë që nuk ishte e lehtë për vendin tonë. Por kjo etapë ishte e nevojshme, tha kreu i KPA-së Sokol Çomo.

Që prej shkurtit 2018 në ‘sitën’ e vettingut u futën 805 gjyqtarë dhe prokurorë. Gjithsej e kaluan provën e pastërtisë vetëm 363, ndërsa shumica dolën nga sistemi i drejtësisë. Nga 442 magjistratë që nuk u konfirmuan në detyrë 268 u shkarkuan, 105 dhanë dorëheqjen dhe 49 të tjerë u larguan pa një vendim përfundimtar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 15:50

Përmbyllja e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Papajorgji: Të ruhet vazhdimësia e standardeve të vettingut

Në Tiranë u zhvillua ceremonia përmbyllëse e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë (vettingut), e organizuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese.

Read more:E quajti ambasador të Ramës, BE dënon sulmet e Berishës ndaj Silvio Gonzatos

Ceremonia shënoi përmbylljen e një prej proceseve më të rëndësishme të reformës në drejtësi dhe të konsolidimit të shtetit të së drejtës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve kushtetuese, sistemit të drejtësisë dhe partnerëve ndërkombëtarë që kanë mbështetur reformën.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, vlerësoi se procesi i vettingut ka kontribuar në forcimin e kulturës së përgjegjshmërisë dhe integritetit institucional, duke vendosur standarde të reja në ushtrimin e funksioneve publike dhe duke rritur besimin e qytetarëve te drejtësia.

Duke iu referuar fazës së re që pason përfundimin e procesit të rivlerësimit, ajo theksoi: “Gjykata Kushtetuese mbetet e angazhuar për të ushtruar me përgjegjësi çdo kompetencë që Kushtetuta dhe ligji i kanë ngarkuar. Ajo është e vetëdijshme për rolin dhe përgjegjësitë e saj për të siguruar vazhdimësinë e standardeve të vetting-ut, por sidomos për të garantuar një proces të drejtë, të besueshëm dhe të pakontestueshëm nga palët. Për këtë qëllim, janë të mirëpritura edhe ndërhyrjet e kujdesshme dhe të balancuara ligjore.”

Në këtë kuadër, Gjykata Kushtetuese garanton ushtrimin e kompetencave të saj në mënyrë të pavarur, të paanshme, në përputhje me Kushtetutën dhe parimet e shtetit të së drejtës.

Ora 14:44

Metani: Finalizimi i vetingut jo fundi i reformës, por fillim i fazës më të rëndësishme të drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ishte i pranishëm në konferencën për rezultatet e procesit të vettingut në vend.

Read more:Partneriteti BE-SHBA dhe roli i pazëvendësueshëm i NATO-s në sigurinë Euro-Atlantike

Metani theksoi se procesi i vettingut ka pasur një ndikim të rëndësishëm në përmirësimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Sipas Metanit, organet e rivlerësimit kanë kryer një punë të suksesshme duke verifikuar integritetin dhe profesionalizmin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe duke larguar nga sistemi ata që nuk përmbushnin standardet e kërkuara. Për këtë arsye, sistemi i drejtësisë konsiderohet sot më i besueshëm dhe më cilësor krahasuar me periudhën para reformës së vitit 2016.

“Anëtarët e organeve të rivlerësimit kanë kryer një punë të jashtëzakonshme duke verifikuar dhe larguar nga sistemi pjesën e pashëndetshme të tij, mbi bazën e standardeve konkrete të vlerësimit të integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sot sistemi i drejtësisë, edhe për shkak të kësaj pune, është dukshëm më i mirë sesa i periudhës së vitit 2016“, tha ai.

Megjithatë, Metani nënvizoi se përfundimi i vettingut nuk duhet të shihet si fundi i reformës në drejtësi. Përkundrazi, ky moment përfaqëson fillimin e një faze të re, ku institucionet e reja të drejtësisë duhet të marrin përgjegjësinë për të ruajtur dhe garantuar standardet e integritetit, profesionalizmit dhe përgjegjshmërisë së magjistratëve.

“Tanimë, përfundimi i procesit të vetingut kërkon një vlerësim të kujdesshëm dhe reflektimin mbi të ardhmen, pasi shënon kalimin nga faza e funksionimit të mekanizmit të jashtëzakonshëm të vettingut drejt një etape më të re, ku përgjegjësia për garantimin e integritetit dhe profesionalizmit të magjistratëve u takon plotësisht institucioneve të reja të drejtësisë. Kjo është arsyeja përse përfundimi i këtij procesi nuk duhet parë si finalizim apo arritje e rezultateve të duhura dhe të suksesshme të rrugëtimit të reformës në drejtësi. Ky moment shënon fillimin e fazës më të rëndësishme të reformës në drejtësi, e cila ka të bëjë me institucionalizimin e standardeve të integritetit dhe përgjegjshmërisë”, tha Metani.

Ora 14:36

Kreu i SPAK: Vetingu ndikoi në ripërtëritjen e sistemit të drejtësisë

Kreu i SPAK, Klodian Braho në ceremoninë përmbyllëse të Procesit të Vetingut, u shpreh se vetingu ishte një proces i domosdoshëm, që qytetarët të krijojnë besim tek drejtësia. Ai tha se duhet që standardet e arritura në drejtësi nga ky proces, të mund të mbrohen.

Read more:Hapet së shpejti ‘Qendra e Mirëpritjes’ në Sarandë, Koçiu prezanton investimin e ri, 100 vende parkimi për vendasit dhe turistët

‘Vetingu ndikoi në ripërtëritjen e sistemit të drejtësisë. Besimi i qytetarëve tek drejtësia nuk mund të kërkohet pa përgjegjshmëri individuale. Standardet e vettingut reflektohen dhe në punën e përditshme. Gjyqtarët dhe prokurorët tashmë kanë kaluar në filtra të sigurt, që qytetarët të krijojnë besim tek drejtësia. Dua të falënderoj të gjithë ata, që morën pjesë në këtë proces historik.

Për SPAK, vettingu ka pasur një rol të veçantë. Tashmë drejtësia përfaqëson interesin publik me profesionalizëm e me paanshmëri. Institucionet e reja të dala nga reforma në drejtësi tashmë kanë pjekurinë e duhur. Tani duhet që të ruajmë standardet që kemi arritur‘, tha kreu i SPAK, Klodian Braho.

Ora 11:20

Koçiu: Shqipëria ka një arkitekturë të re kushtetuese! Reforma në drejtësi, gur themeli për integrimin në BE

Zëvendës kryeministrja Albana Koçiu theksoi gjatë fjalës së se me vettingun, drejtësia është bërë më e besueshme.

“E zgjodhëm një rrugë jo të lehtë. E zgjodhëm këtë rrugë jo për të ndryshuar një emër me një tjetër, por për të vendosur parimin se toga nuk është mburojë dhe askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. Procesi ka qenë i vështirë, ka sjellë vonesa dhe debate të forta publike e ka pasur kosto reale. Por kosto e mosveprimit do ishte më e madhe.

Sistemi i drejtësisë ka ndryshuar. Shqipëria ka një arkitekturë të re kushtetuese. Në emër të qeverisë shqiptare shpreh mirënjohje për të gjithë ata që mbajtën mbi supe këtë proces. Qëlimi ishte një drejtësi e pavarur që nuk merr parasysh se kush është individi që gjykohet. Duhet ta ruajmë standardin e ri të drejtësisë. Reforma në drejtësi është gur themeli për integrimin e Shqipërisë në BE”, u shpreh Koçiu.

Read more:Nënshkrimi marrëveshjes SHBA-Iran, ceremonia mund të zhvillohet në Gjenevë

Ora 11:08

Peleshi: Reforma në drejtësi ishte zgjedhje për të pasur institucione më të forta

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi në fjalën e tij gjatë konferencës e cilësoi vetingun si një proces domethënës për Shqipërinë. Ai shtoi se vettingu ndihmon procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Sot përmbyllet një kapitull që do të mbahet mend për ndërhyrjet që shteti ka ndërmarrë. 10 vite më parë Shqipëria mori një rrugë që shumë pak shtete e ndërmorën.

Ishte një reformë epokale. Shqipëria sot është më afër se kurrë në rrugën drejt BE-së. Shqipëria e 2026 padyshim që nuk është ajo që ishte më 2016. Përgjegjësia e Kuvendit mbetet historike.

Reforma në drejtësi ishte zgjedhje për të pasur institucione më të forta. Po mbyllim një rrugëtim, por nuk do mbyllet kurrë rruga për të ruajtur me përgjegjësi atë që kemi ndërtuar. Nuk ka dhuratë më të çmuar për gjeneratat që do të vijnë – institucione të forta”, tha Peleshi

Lexo edhe
Kronikë

Aksident në Durrës/ Përplasen 2 automjete, njëra prej makinave përfundon e përmbysur në kanal

Kronikë

Përfshihet nga flakët një automjet në autostradën Tiranë-Elbasan

Tags: #Albana Koçiu #artur metani #Bashkimin evropian #Besim #Ceremonia #kpa #niko peleshi #Silvio Gonzato #SOKOL COMO #vetingu
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksident në Durrës/ Përplasen 2 automjete, njëra prej makinave përfundon e përmbysur në kanal
  • Përfshihet nga flakët një automjet në autostradën Tiranë-Elbasan
  • Aksi Librazhd-Prrenjas ‘nuk gjen qetësi’, reshjet e shiut shkaktojnë problematika! Inerte dhe baltë në rrugë, vështirësohet qarkullimi i mjeteve
  • Velipojë/ Skafi pëson defekt në mes të detit, 46-vjeçari nga Prishtina shpëtohet nga Policia Kufitare
  • Përfshihet nga flakët kabina elektrike në fshatin Shkozë të Pukës, zjarri përhapet edhe në zonën pyjore përreth
Nga të njëjtat tag-e
  • “Shqiptarët nuk frymëzohen më nga ju dhe kasta e vjetër”, Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja
  • U shkarkuan nga Vettingu, ish-prokurorët Gentjan Osmani e Ferdinand Elezi, si dhe ish-gjyqtari Izet Kadana fitojnë në Straburg! GJEDNJ: Mund të kërkojnë rihapjen e çështjes
  • Mediat e huaja jehonë protestave masive antiqeveritare në Shqipëri/ “Paga mjerane dhe korrupsion, pse shqiptarët protestojnë kundër Edi Ramës”
  • “Protestat, përmasa të pazakonta kundër Ramës, marrin pjesë mijëra qytetarë”, The Guardian: Demonstruesit, pa parti politike! Akuza “elitave” për korrupsion
  • Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen/ Rama refuzon thirrjet e protestuesve në ditën e protestës më të madhe mbarëkombëtare: Një qeveri s’e dorëzon kurrë timonin te zhurma
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Pogradec/ 30-vjeçari plagos me thikë gruan pas një konflikti! E reja ka marrë plagë në krah dhe bark! Transportohet drejt Traumës me helikopter (EMRAT) 31 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revoltat masive! Spartak Ngjela kundër Ramës: Rinia nuk të do, nuk ke lidhje me shqiptarët! 26 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Politikë LIVE- Revolta kundër Ramës/ Paralajmëron protestuesi: Dorëheqje dhe qeveri teknike! Do të ketë përshkallëzim dhe… 25 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 23 ditë tubim kundër qeverisë/ “Vetëvendosje” i përgjigjet Ramës: Asnjë rol në protestat në Shqipëri! Gjuha e përdorur s’i bën nder askujt! Dëgjoni qytetarët e revoltuar 18 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Dita e 24-t e protestës nis me incident, tubuesja i kundërvihet Arben Kolës: Po bie protesta çdo ditë, kush je ti që na drejton? Qytetarja: Po tallen me ne! Aktivisti ‘i hesht’ me megafon (VIDEO) 16 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Kërkojmë rrëzimin e Ramës dhe një qeveri tranzitore apolitike”/ Meti dhe Bakalli: Duhen dhe 16 deputetë të PS-së kundër, që të bjerë 16 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama tha se nuk ka qënë luftëtar i UÇK-së – Zbulohet dokumenti: Dritan Goxhaj shërbeu si Komandant Batalioni 15 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Aksident në Durrës/ Përplasen 2 automjete, njëra prej makinave përfundon e përmbysur në kanal

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Azem Hajdari në Durrës. Report Tv ka siguruar…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Përfshihet nga flakët një automjet në autostradën Tiranë-Elbasan

Një automjet në autostradën Tiranë-Elbasan është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme. Burime për Report Tv bëjnë…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Aksi Librazhd-Prrenjas ‘nuk gjen qetësi’, reshjet e shiut shkaktojnë problematika! Inerte dhe baltë në rrugë, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas, në afërsi të vendit të quajtur Dragostunj, janë shfaqur sërish problematika gjatë ditës së…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by