Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. ‘Zvërneci’, dita e 18-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni ‘u dorëzohet’ pensionistëve! Rikthejnë ‘flamingot’ dhe bëjnë paradë, bashkohet edhe tufa e dhive
Sociale

‘Zvërneci’, dita e 18-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni ‘u dorëzohet’ pensionistëve! Rikthejnë ‘flamingot’ dhe bëjnë paradë, bashkohet edhe tufa e dhive

Viral Alert News • 17 Qershor, 2026 • 5 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në ditën e 18-të të protestës kundër investimeve në Zvërnec, qytetarët janë grumbulluar para kryeministrisë. Grumbullimi në sheshin ‘Skënderbej’ nisi në orën 19:00, një orë më vonë sesa ditët e mëparshme, sipas njoftimit të së martës.

Thirrjet mbeten për dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Sot mikrofoni u është lënë pensionistëve, ndryshe nga një ditë më parë që fjalimet u mbajtën nga të rinjtë.

“Sot ka qenë një thirrje shumë e bukur nga të rinjtë: merr gjyshin në protestë. Nëse gjyshi nuk vjen dot, protesto për gjyshin!”, tha Luçiana Kokaj.

Read more:Kreshnik Spahiu: Pse Janaqi sërish i ka trefishuar çmimet për sezonin turistik?

Protestuesit kanë arritur të realizojnë një paradë me flamingot që janë shndërruar në simbolin e këtij tubimi. Flamingove iu bashkuan edhe një tufë dhish të rrethuara me gardh, jashtë të cilit vareshin posterë me slogane kundër qeverisë.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 21:05

‘Çdo vit shoh auditorë me 10 studentë’, pedagogia: Jo Rama e Berisha, por të gjithë në burg!

Një pedagoge e gjuhës shqipe, e cila u ngjit në podium me vajzën e saj, e përqendroi thirrjen te braktisja e auditorëve nga studentët. Më tej, tha se thirrja “Rama në burg, Berisha në burg”, duhet të jetë “të gjithë në burg” nëse qeveria s’do të mirën e popullit.

“Arsimi po degradohet çdo ditë e më tepër. Auditori është bosh! Ndiej keqardhje sa herë që futem dhe çdo vit shoh auditorë me 10 studentë nga 120 në 2010. Sot duhet t’i japim zë dhe liri kësaj proteste. Nuk jam dakord me Rama në burg, Berisha në burg, të gjithë në burg kush nuk do të mirën e vendit të vet! Një popull, një qeveri që nuk do të mirën e popullit të vet kurrë s’ka për të pasur hajër!”, tha pedagogia.

Read more:Spektakël vizual i flamingove në Liqenin Duden në Turqi

Ora 20:27

‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë

Pas ‘flamingove’ prej kartoni, protestës para kryeministrisë i janë bashkuar edhe një tufë dhish. Duke mbajtur në duar një gardh rrethues, lëvizin bashkë me dhitë.

Jashtë gardhit varen edhe posterë me shprehjet “Erdhëm të mbrojmë malet para se të na i marrë qeveria”, “Ndaloni ekocidin”, “Jemi protestuese strategjike”, “Nuk aspirojmë për politikë, duam vetëm ujë në lumë”, “Dhitë bashkohen me flamingot”, etj.

Dhitë janë sjellë nga Kelmendi. Protestuesit janë duke i ushqyer.

Read more:“Zhvilluesit e projektit në Zvërnec do t’i mahnisin njerëzit, një pjesë mund të hapet brenda kësaj dekade”, Rama për Reuters: Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin

Ora 20:18

‘Berisha në burg’, i moshuari: Ka bërë krime, të arrestohet!

Thirrjet për arrestimin e Sali Berishës nuk munguan as në ditën e 18-të të protestës. Një i moshuar tha se kryetari i PD ka bërë krime, ndërsa u kërkoi bashkëmoshatarëve t’i bashkohen rinisë.

“Sali Berisha ka bërë krime! Çfarë nuk ka bërë! Rama, Berisha, Meta! Të gjithë të arrestohen! Nuk ka lënë njeri pa poshtëruar! Të moshuarit të bashkohen me rininë, ta mbështesin që të zgjidhin problemin që kemi prej kohësh!”, tha protestuesi.

Ora 20:00

Flamingot ‘vijnë’ në protestë, paradë para kryeministrisë

Të udhëhequra nga një flamingo e madhe, të tjera më të vogla, të radhitura në një formacion, kanë parakaluar përpara kryeministrisë.

Read more:Zbulimi tronditës në Poloni/ Gjenden mbetje të embrioneve njerëzore në kopshtin e një shtëpie, arrestohet mjekja 57-vjeçare

Protestuesit kanë arritur të realizojnë një paradë me flamingot që janë shndërruar në simbolin e këtij tubimi.

Ora 19:55

Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Për dashurinë jap jetën, për atdheun jap dashurinë!

Aktori i njohur Mehdi Malkaj pati vetëm disa fjalë inkurajuese për protestuesit para kryeministrisë.

“Gjyshërit janë kujtesa emocionale dhe historike e një populli. Për dashurinë jap jetën, për atdheun jap dashurinë!”, tha Malkaj.

Read more:Komisioni suedez paralajmëron: Rusia mund të testojë NATO-n me një sulm në të ardhmen e afër

Ora 19:44

Gjyshërit në ‘qendër’ të protestës, Luçiana Kokaj: Nuk jetojnë me dinjitet, sot protestojmë për ta

Protestuesja e Rrjollit dhe një nga organizatoret e protestës për Zvërnecin, Luçiana Kokaj, ua kushtoi fjalën e saj pensionistëve. Kokaj tha se sot protesta është edhe në emër të tyre.

“Në familjen e gjithsecilit prej nesh s’ka një gjysh që mund të jetojë me dinjitet vetëm me pensionin e tij, është i varur nga fëmijët e tij në mërgim. Sot ka qenë një thirrje shumë e bukur nga të rinjtë: merr gjyshin në protestë. Nëse gjyshi nuk vjen dot, protesto për gjyshin!”, tha Kokaj.

Ora 19:21

Dita e dhjetë e protestës në Korçë, turistja e huaj merr mikrofonin për të mbështetur tubuesit

Edhe pse me pjesëmarrje më të ulët krahasuar me ditët e para, qytetarët korçarë kanë vijuar protestën edhe këtë të mërkurë. Një turiste ka marrë edhe mikrofonin për të mbështetur pjesëmarrësit. Protesta në Korçë është në ditën e dhjetë të saj.

Lexo edhe
Sociale

Reshje të dendura shiu në Kukës, bien djeshëm temperaturat! Në zona të caktuara rrezikohet rënia e gurëve dhe rrëshqitja e dherave

Sociale

Arka, IA dhe POS në telefon, prezantohen risitë e dev.al! Pagesa e shitje edhe pa internet, ndihmon asistenti virtual

Tags: #Arsimi #Burg #Fëmijët #Flamingo #Flamingot #Gjyshi #jetë #protesta tek kryeministria #resorti ne zvernec
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Reshje të dendura shiu në Kukës, bien djeshëm temperaturat! Në zona të caktuara rrezikohet rënia e gurëve dhe rrëshqitja e dherave
  • Arka, IA dhe POS në telefon, prezantohen risitë e dev.al! Pagesa e shitje edhe pa internet, ndihmon asistenti virtual
  • Dëmtohen shtyllat elektrike në Barbullojnë të Lezhës, OSSH: Nis investimi, do të vendosen 13 kabina të reja
  • Reforma territoriale, Këshilli Bashkiak i Shkodrës jep pëlqimin! PD voton kundër, debate edhe për statusin e Dukagjinit dhe Velipojës (VIDEO)
  • Mallakastër/ Degradimi i rrugës boshatis fshatrat e Cërrilës! Bashkia: Nisim investimin për segmentin Kapaj- Selitë me gjatësi 3.5 kilometra (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë
  • “Për ty shemb botën, djeg shtëpinë e babait”/ Çollaku: Ergys Agasi është përdorur nga Vlora Hyseni, është armë shantazhi! Rama i frikësuar, del në filmime
  • Programi i strehimit, Ibrahimaj: Për çifte reja kredi e butë për apartamente deri në 200 mijë euro, kredi me 0% interes për…
  • Turizmi ngadalësoi në gusht, në tetë muaj regjistrohen 9.4 milionë hyrje të huajsh, 5.3% më shumë se në 2025
  • “Zullumi këputet kur trashet”, Lubonja flet për skandalin me kreun e SHISH: Provat dolën sheshit. Rama ka kapur të gjitha institucionet!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 26 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 22 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 11 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve 6 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Reshje të dendura shiu në Kukës, bien djeshëm temperaturat! Në zona të caktuara rrezikohet rënia e gurëve dhe rrëshqitja e dherave

Pas më shumë se katër muajsh thatësire dhe temperaturash të larta, në Kukës kanë nisur sot reshjet e…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Arka, IA dhe POS në telefon, prezantohen risitë e dev.al! Pagesa e shitje edhe pa internet, ndihmon asistenti virtual

Në Pallatin e Kongreseve, në kuadër të panairit të teknologjisë Future2Tech, dev.al dhe Pago paraqitën brenda një ore…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Dëmtohen shtyllat elektrike në Barbullojnë të Lezhës, OSSH: Nis investimi, do të vendosen 13 kabina të reja

Shtylla të amortizuara, linja të dëmtuara dhe tela të varur në disa segmente. Kjo është gjendja e rrjetit…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by