Vrasësi serial nga Long Island në Neë York, Rex Heuermann, është dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht, pasi pranoi vrasjen e tetë grave gjatë një periudhe 17-vjeçare.
Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe publike, pasi lidhet me hetimet për zhdukjen dhe vrasjen e punonjëseve të seksit në zonë.
Pas shpalljes së vendimit, gjykatësi urdhëroi largimin e të dënuarit nga salla, ndërsa Heuermann u prangos dhe u shoqërua nga autoritetet.
Dënimi vjen dy muaj pasi ai u deklarua fajtor për shtatë vrasje dhe pranoi përgjegjësinë edhe për vrasjen e një gruaje të tetë. Krimet për të cilat u dënua datojnë nga viti 1993 deri në vitin 2010.
Read more:Vrasja e Martin Canit nga bashkëmoshatari, shtyhet marrja e vendimit për Mario Përlleshajn
Rasti konsiderohet një nga më të rëndët në historinë kriminale të Long Island-it dhe i ka dhënë fund një hetimi shumëvjeçar që tronditi opinionin publik në Shtetet e Bashkuara.
“A ju vjen sadopak keq për atë që u bëtë këtyre grave të pafajshme?”, e pyeti gjyqtari Timothy Mazzei, Rex Heuermann-in, pas dëgjimit të deklaratave të familjarëve të viktimave mbi pasojat e krimeve.
Heuermann u përgjigj duke pohuar me kokë.
“Unë jam përgjegjës për gjithçka që është thënë në këtë sallë gjyqi”, deklaroi vrasësi.
“Je një njeri i neveritshëm dhe i vogël, nëse mund të quhesh burrë. Je një frikacak”, tha Mazzei para se të shpallte vendimin përfundimtar.




