Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Arkitekët shqiptarë, të përndjekur në shtëpinë e tyre – Ide
Editoriale

Arkitekët shqiptarë, të përndjekur në shtëpinë e tyre – Ide

Viral Alert News • 18 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
VA News
News

Mbyllini sytë dhe paramendojeni një portret në ëndërr: Një personazh me dosje në dorë, vrapon duke u munduar ta mbrojë dosjen me xhaketën e vet. Nuk është vonë, por rrugës nuk i dihet. Mban skajin e trotuarit, thua është një hebre në kohë të luftës dytë botërore. Por jo, evidente që nuk është, nuk mban në mëngë shenjën e verdhë me yllin e Davidit.

Kalon rrugën me shpejtësi, afrohet te bashkia, nuk e lënë të afrohet më shumë… Në refleksion të mermerit të zi të bashkisë ka siluhetë të zezë… Mos është person me ngjyrë në kohë të aparthaidit?

Zgjohet i djersitur nga mankthi. Aaaa, mos kini merak, është vetëm një arkitekt shqiptar, me plagë të hapur, para festivalit “Bukë e Zemër 2026”…

Read more:Zjarrfikësit “shpëtojnë” dhëndrin pak minuta para dasmës, ishte bllokuar në ashensor bashkë me pesë shokë

Historia na ka mësuar se shqiptarët janë një popull që nuk i dorëzuan kurrë miqtë në kohë të errëta. Por sot, në kohë paqeje dhe “zhvillimi”, duket se kemi gjetur një armik të ri për të dëbuar nga shtëpia: vetveten.

Më 3 Qershor 2026, në Tiranë do të mbahet edicioni i dytë i festivalit “Bukë e Zemër”. Tema kuratoriale këtë vit është “Nga Portreti te Peizazhi” (From Portrait to Landscape). Por ironia e vërtetë, peizazhi më i zymtë që po vizatohet këtu, nuk është fizik; është social dhe profesional- portreti ynë nuk kalon.

Vitin e kaluar, nën po këtë titull, dëgjuam një predikim pothuajse hyjnor se si ky vend “nuk tërheq me parà, por me besimin në një ëndërr”, se si këtu nuk ka rregullore “që të mbysin” dhe se ky festival ishte një “Bajram i shpirtit” ku egoja e pushtetit, si në historinë e Ibrahimit, sakrifikohej për një vizion të përbashkët.

Read more:Supremja shfuqizon pjesërisht Rregulloren e Universitetit të Prishtinës për procedurat e avancimit të personelit akademik

Por në atë altar, nuk u sakrifikua as egoja, as pushteti. U flijua arkitekti shqiptar.

Të jesh arkitekt shqiptar sot do të thotë të kesh një portret të një qytetari të dorës së dytë në peizazhin tënd. Jemi kthyer në dëshmitarë të një realiteti absurd, një paradigme ku ne, që njohim baltën, dritën, traditën dhe “papërsosmëritë” e kësaj toke, zhvishemi nga e drejta për të projektuar fytyrën (Portretin) e qyteteve tona.

Por ama durojmë objekte me portrete në peisazhin tonë. Po duket ata kanë portrete më të përshtatshme… Vetëm paramendojeni çfarë mund të kishte ndodhur nëse projektuesi i të njëjtit objekt do të kishte qenë shqiptar. Do të ishte i gozhduar në kryq.

Read more:Ministrja Diella me imazhin e aktores Anila Bisha, flet bashkëshorti i saj: Marrëveshja ishte për asistente në e-Albania, jo për…

Ndërkombëtarëve u ofrohet një Shqipëri e “lirë nga rregulloret që mbysin”, një kanavacë ku ligji hap rrugë para “bekimit” të politikës. Ndërsa për ne, rregulloret, burokracia dhe mendësia “nuk din ti” ose “ç’ke ti, ta them unë”, mbetën një damkë dallimi.

Dhe tani, ofendimi i fundit i kësaj “mikpritjeje të shenjtë”: Festivali fton këtë “ushtri” globale të sjellë miq, nën moton “sillni pak kripë”. Ndërkohë, arkitekti shqiptar, i cili presupozohet të jetë mikpritësi i shtëpisë, duhet të paguajë një biletë hyrjeje për t’u lejuar në këtë “mjedis të përbashkët për dialog” dhe t’i bëjë temena “yjeve” që po i ridizajnojnë atdheun.

Paguajmë për të qenë spektatorë në humbjen e hapësirës sonë. Paguajmë për të parë se si autorësia autoktone fshihet me pretekst të portretit.

Read more:Nëse “rrëshqitni” me qellim – ju pret litari

Bukën dhe zemrën ia shtruam “eksperimentit të përbashkët” të arkitektëve nga të dyja hemisferat. Po kripa që po mblidhet? Me sa duket, paska mbetur vetëm për ne. Jo për t’i dhënë shije “Peisazhit të Bollëkut”, por për të na e hedhur pa mëshirë mbi plagët e një profesioni, të cilit po i mohohet e drejta, dinjiteti dhe hapësira në shtëpinë e tij.

A është ky vizioni ynë? Apo kemi pranuar heshturazi të jemi të përjashtuarit e rinj të një Shqipërie që admiron çdo gjë, përveç te qenurit shqiptar?

Lexo edhe
Editoriale

Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog

Editoriale

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide

Tags: #ama #Hapesira #jetë #Para #pushteti #Rregullore #shije #shqiperi
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog
  • Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
  • Një histori korruptimi jo dashurimi – Ide
  • Gysi, Bela, Lali, Klodi si maska të një njeriu të vetëm – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Si një mbret viking i dha emrin Bluetooth-it, 1000 vjet më vonë nofka e “Dhëmbit të Kaltër” jeton në miliarda pajisje
  • “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët
  • Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive
  • Starship hyn në orbitë për herë të parë, pavarësisht defektit të motorit dhe përfundon misionin me shpërthim në Paqësor
  • Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH 14 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive 5 lexime · 4 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim 2 lexime · 4 orë më parë
  5. 05
    Sociale Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog 1 lexime · 4 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët 1 lexime · 4 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog

Zgjedhjet në Bosnjë e Hercegovinë sollën fitore për partinë e Millorad Dodikut, si në garën për presidencë qendrore…

• 4 orë më parë • 7 min lexim
Editoriale

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide

Dy janë qëndrimet e kryeministrit Rama përballë cdo skandali që ka njollosur qeverisjen e tij. Së pari, përgjegjësia…

• 3 ditë më parë • 6 min lexim
Editoriale

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide

Ndryshimet drastike në Kodin e Procedurës Penale që prezantoi Edi Rama, janë një përpjekje për të shndërruar në…

• 6 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by