Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Të vërtetat alternative të Ramës – Ide
Editoriale

Të vërtetat alternative të Ramës – Ide

Viral Alert News • 18 Qershor, 2026 • 7 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
Të vërtetat alternative të Ramës

Edi Rama është zhytur në një spirale marramendëse të mohimit të realitetit dhe të krijimit njëkohsisht me të të të vërtetave alternative, që zor se mund t’ia besojnë edhe nënpunësit e tij më të devotshëm. Brenda harkut të pak ditëve kryeministri e ka shpallur qeverisjen e tij si lider në rajon për prokurimet publike, duke u mburrur se dixhitalizimi i këtyre garave na ka bërë që t’ia kalojmë edhe Gjermanisë, “që ende punon me faks“. Ai i ka thënë këto pa pasur gajle fare se i gjithë publiku është njohur me mënyrën se si i caktonte fituesit e tenderave me një të rënë të celularit Balluku, se si shpërndaheshin paratë publike në AKSh, ku ata që nuk bindeshin merreshin peng, se si procedonin drejtorët e famshëm të 5D në bashkinë e Tiranës, apo qoftë edhe se pas avullimit të gjysëm miliardëve Euro nuk ka më asnjë incenerator.

Prokurimet publike në Shqipëri/ Raportet e Ramës kundër dosjeve të SPAK

Të njëjtën këmbëngulje për të mohuar realitetin Rama dëshmoi edhe gjatë një replike që pati me “Reporterët pa kufij“, lidhur me lëngimin e lirisë së medias në Shqipëri, që humbi këtë vit edhe dy vende të tjera në klasifikimin e përvitshëm të Reporters sans frontieres“.

Read more:Unë e pashë resortin e Kushner në Shqipëri, është një katastrofë mjedisore – Blog

Për të analizuar këtë arratisje nga e vërteta po ndalem në këtë temën e dytë, jo vetëm se pas shpërthimit të dosjeve të viteve të fundit, askush nuk ka më dyshime se si vidhet ky shtet, por edhe sepse lidhur me lirinë e mediave ka më shumë debat me pro dhe me kundra, më tepër argumenta sipërfaqësorë që fshehin disa të vërteta shumë të thjeshta.

Një nga këto argumenta është përshembull ai se fjala e opozitës politike nuk censurohet nga mediat e mëdha. Një tjetër edhe më perfid, është ai se në emisionet e debatit politik të mbrëmjes ka plot kritikë të qeverisë dhe kryeministrit, që thonë lirshëm fjalën e tyre. Në pamje të parë dhe për dikë që nuk i ka hyrë teorikisht detyrave dhe fuqisë së pushtetit të katërt, këto janë alibi që zënë vend. Pikërisht me këtë mendësi dredharake replikonte edhe kryeministri me “Reporterët pa kufij“, duke iu referuar një shoqate anonime që kishte matur kohën televizive në dispozicion të opozitës dhe kishte numëruar titujt kundër qeverisë në mediat online të vendit. Pra mesazhi qe: këtu të gjithë janë të lirë të thonë ç‘të duan dhe të kritikojnë kë të duan, madje për të arritur deri atje ku thotë Edi Rama se, Shqipëria vuan në abuzimi me lirinë dhe jo nga mungesa e saj.

Read more:Nëse “rrëshqitni” me qellim – ju pret litari

Historiku/ Pse Rama iu rikthye përplasjes me “Reporterët pa kufi”

Në fakt, nuk është kështu. Ndonëse në Shqipëri askush nuk dënohet për lirinë e shprehjes, si pëshembull në regjimet e Erdoganit apo Putinit, liria e medias është tjetër gjë dhe aty sistemi i ngritur nga Rama nuk ndryshon shumë nga ato të Turqisë apo Rusisë. E vërteta vritet po njësoj. Ndonëse në televizionet e mëdha mund të përmenden shkarazi skandalet e Ballukut, Veliajt, apo Ergys Agasi, ndonëse aty ftohen zëra kritikë që ‘lejohen’, ti citojnë ato, publiku hutohet mes sherrnajës së të ftuarve pro dhe kundër. Ajo që do ta shmangte këtë bigbradhërizim të politikës, janë emisionet informuese dhe investigative për këto afera. Le të kujtohet gjithsekushi se ku ka parë në një nga ekranet kombëtare një kronikë të thelluar lajmesh, apo një investigim për mënyrën se si i jepte tenderat e rrugëve Belinda Balluku, se si shpërndaheshin paratë e AKSH-it, të cilit Rama i kishte dhënë fuqinë të centralizonte të gjithë tenderat, se si vidhnin drejtorët e Lalit, për të furnizuar me një pjesë të këtyre parave fushatat elkektorale të PS-së. Kur këta të fundit u prangosën u thye një tjetër rekord. Meqënse Veliaj ishte ende në zyrë, për këtë ngjarje nuk u bë asnjë emision. Ka edhe më: kur ky i fundit ra vetë në kurthin e SPAK, në të njëtin moment që ai çohej drejt qelisë, në ekrane shfaqej duke përuruar një shkollë. Në këtë vazhdë qe edhe intervista e fundit e ish drejtoreshës së AKSH, të cilës iu dha një orë kohë të përlotej e të qante hallin e fmiljarëve të saj, ndërkohë që nuk iu bë asnjë pyetje e vetme për gjëmat me të cilat duhej të përballej në proces.

Read more:Bundestagu gjerman rinovon mandatet e KFOR-it, deri në 400 ushtarë në Kosovë

Intervista në TOP/ Ku gënjeu për pronat Mirlinda e AKSH-it

Po ti shtosh këtyre shembujve edhe politikat editoriale të emisioneve informative që i japin kohë pa fund ndonjë eurodeputeti të lodhur apo ndonjë lobisti kur lavdëron Ramën ndërkohë që çensurojnë artikujt kritikë të mediave prestigjoze ndërkombëtare për narkoshtetin; po të mos harrosh pëzgjedhjen për citim të pjesëve pozitive nga raportet e DASH, apo BE-së duke lënë në errësirë kritikat, e ke fare të lehtë të kuptosh se si azgjesohet rrugës e vërteta, pikërisht nga ata që duhet të kenë si mision për ta përcjellë atë tek publiku. Ndryshe nga ajo që ndodh në Moskë apo në Ankara tek ne ka liri fjale, të drejtë për kritikë, por këto nuk janë të mjaftueshme për të folur për media të lira. Prandaj dhe statistikat që servir Rama për të thënë të kundërtën janë një manipulim banal. Prandaj dhe alibitë e borizanëve të tij që numërojnë zërat kritikë për të thënë se gjithçka shkon mbroth, duhen rrefuzuar me përbuzje. Në Shqipëri gjithsekush është i lirë të flasë, por ama publiku është zhveshur nga e drejta për tu informuar. Këtu fillon dhe mbaron debati për nivelin e mediave tona.

Read more:Një arratisje e re nga Eritrea: shtatë lojtarë të ekipit kombëtar zhduken pas udhëtimit të parë jashtë fushe në shtatë vjet

Por ama kjo na shërben edhe për të kuptuar paradoksin që vumë re në fillim, çudinë se si Rama i jep të drejtë vetes të na quajë një vend lider për prokurimet publike, ku jo vetëm nuk janë vjedhur para, por me procedurat e AKSH-it ia kemi kaluar edhe disa vendeve të BE-së.

Kapja e mediave/ Si pastrohen në TV shokët e Ramës

Read more:Salianji mohon akuzat për takime me Ballën dhe paralajmëron se po përgatit një dosje për Berishën: Ka lidhje me krimin e organizuar

Kjo arratisje nga e vërteta, ky mohim i realitetit, në çdo vend tjetër do kërkonte një diagnostizim psikologjik të atij udhëheqësi që i flet kështu popullit të vet. Por në rastin tonë, fatmirësisht për pacientin dhe fatkeqësisht për ne, nuk kemi të bëjmë me një problem mjeksor, por me me një shqetësim demokratik. Rama i lejon vetes të thotë se ne jemi një vend me tendera të rregullt dhe media të lira, sepse e di që i ka robëruar aq shumë këto të fundit, sa mund të flasë pa asnjë lloj filtri apo kontrolli. Prandaj ai thjeshtë u citua dhe nuk u analizua edhe kur mori mbi vete “riskun” për tu mburur me prokurimet publike të qeverisë që drejton.©Lapsi.al

Lexo edhe
Editoriale

Shqiptarët mes frikës, mjerimit dhe heshtjes – Blog

Editoriale

Tutkunet e bidonëve dhe lundërtarët e Magelanit – Blog

Tags: #ama #Arratisje #belinda balluku #Dash #Edi Rama #ergys agasi #euro #Intervista
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shqiptarët mes frikës, mjerimit dhe heshtjes – Blog
  • Tutkunet e bidonëve dhe lundërtarët e Magelanit – Blog
  • Hamza, Abdixhiku e Haradinaj të barabartë me Kurtin më 28 dhjetor? – Blog
  • Larg thikave çuna, mos ia bëni qejfin gjyqtarëve që inkurajojnë krimin – Blog
  • Paratë tona në duart e zyrtarëve të pandehur – Blog
Nga të njëjtat tag-e
  • Hegseth paralajmëron rishikim të pranisë ushtarake amerikane në Evropë, kritikon aleatët e NATO-s
  • Euro bie në minimum historik/ Monedha europiane zbret në 94.5 lekë, ekspertët kërkojnë deeurozim
  • Kryeministri Rama udhëton drejt Berlinit, merr pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor
  • PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo
  • “Nuk kam udhëtuar kurrë me privatisht me lekët e shtetit”, Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: Lejo komisionin hetimor, nxirr faturat e 140 udhëtimeve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Pas disa ditësh në gjendje të rëndë, humb jetën 53-vjeçari i aksidentuar në Librazhd (EMRI) 6 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 6 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën”, Rama nxjerr videon nga protesta: Fjalor me sharje, kore linçimi dhe ulërima marshuese 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Memaliaj/ Ishte duke punuar, 45-vjeçari bie nga skela në Teqenë e Koshtanit! Në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI) 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë U mbyt teksa po lundronte me motor uji, nxirret pas 2 ditë kërkimesh nga Liqeni i Ulzës trupi i 37-vjeçarit! U pikas nga dronët ujorë në disa metra thellësi 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ha e pi me paratë tuaja”/ Zagani publikoi video të Ramës nga Zvicra, reagon Kryeministri: Isha i ftuar, kurrë s’kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Shqiptarët mes frikës, mjerimit dhe heshtjes – Blog

Këtë tetor nisa një bashkëpunim me BIRN për të realizuar disa reportazhe me tema të ndryshme, kryesisht sociale…

Viral Alert News • 1 ditë më parë • 8 min lexim
Editoriale

Tutkunet e bidonëve dhe lundërtarët e Magelanit – Blog

I hedhur nga njê tutkun në një korije, bidoni plastik qendroi gjate aty. Shiu dhe era e përudhi…

Viral Alert News • 1 ditë më parë • 4 min lexim
Editoriale

Hamza, Abdixhiku e Haradinaj të barabartë me Kurtin më 28 dhjetor? – Blog

Në zgjedhjet e fundit lokale, Albin Kurti ka fituar vetëm 18.42 komuna të Kosovës, kandidatët e tij për…

Viral Alert News • 1 ditë më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by