Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Qytetarët 20 ditë në protestë/ Kërkohet largimi i dyshes Rama-Berisha! Marshim në Tiranë, ndalesë të Drejtoria e Policisë! Gazetari i Shkëlzenit udhëheq turmën
Sociale

Qytetarët 20 ditë në protestë/ Kërkohet largimi i dyshes Rama-Berisha! Marshim në Tiranë, ndalesë të Drejtoria e Policisë! Gazetari i Shkëlzenit udhëheq turmën

• 20 Qershor, 2026 • 10 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Protesta para kryeministrisë e nxitur fillimisht në mbrotje të Zvërnecit nga ndërtimet, vijoi edhe sot në ditën e 20-të të saj, me thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike në vend.

Akuzave të qytetarëve nuk i shpëtoi as vajza e kryedemokratit, Argita Berisha. Emigrantja nga Italia i kujtoi familjes së Sali Berishës rrëmbimin e tokave në Divjakë.

“Vij nga Italia, nga Emiglia Romanja, nga Piacenca. Kam bërë 35 vite gjyqe me pronat e mia. Nuk i mora dot, sepse Argita Berisha dhe familja Berisha kanë marrë Divjakën. Ne nuk kompensohemi. Kanë 63 hektarë. Po rinia mbrapa ku do jetojë? Vëllai im ka bërë 10 vite burg si armik populli. Kur vjen fundi, ne të persekutuarit nuk përfituam asgjë”, tha qytetarja.

Protestuesit sollën në shesh dhe një betoniere simbolike, për të ironizuar biznesmenët që po hetohen nga SPAK për pastrimin në ndërtim të parave të narkotrafikut, pjesë e të cilëve janë edhe emra të njohur si Artur Shehu apo edhe Ilir Shtufi, mik i Shkëlzen Berishës.

Pas heqjes së gardhit metalik në Zvërnec dhe Rrjoll, qytetarët në protestë thonë se ndjehen fitimtarë edhe pas heqjes sot të portës metalike në plazhin e kakomesë.

“Ata çuan eskavatorët, por ne do t’i fitojmë një nga një të gjitha betejat derisa të shporrim qeverinë dhe kryeministrin. Dorëheqje!”, tha protestuesi.

Read more:Qytetarët 20 ditë në protestë/ Kërkohet largimi i dyshes Rama-Berisha! Marshim në Tiranë, ndalesë të Drejtoria e Policisë! Gazetari i Shkëlzenit udhëheq turmën

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, porta metalike është hequr me një mjet vinç, sëbashku me gardhin me tela që ishte vendosur përreth.

Organizatorët e tubimit paralajmëruan për një protestë kombëtare të shtunën. Aktivistja Luçiana Kokaj tha se do t’iu bashkohen shumë emigrantë nga vendet e BE-së.

“Ata që na përfaqësojnë denjësisht në BE, janë mes nesh. Disa na janë bashkuar dhe disa janë rrugës”, tha Kokaj.

Pas fjalimeve protestuesit nisën marshimin në rrugët e Tiranës, të dirigjuara nga gazetari i familjes Berisha, i cili më herët është proceduar penalisht si një nga organizatorët që çuan protestuesit të bllokonin autostradën Durrës-Tiranë dhe rrugën e Rinasit.

Policia e Tiranës ka nisur hetimet edhe për dhjetëra protestues të tjerë, të cilët në krye të marshimit nëpër kryeqytet kanë prishur rendin dhe qetësinë publike, duke shkelur fashën orare dhe perimetrin e njoftuar zyrtarisht.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 23:33

Me flamuj kombëtar dhe fishekzjarrë, protestuesit mbyllin marshimin në Sheshin Skënderbej në Tiranë

Protestuesit kanë përfunduar marshimin në rrugët e Tiranës, në ditën e 20-të të protestave qytetare që po zhvillohen kundër investimit në Zvërnec.

Read more:“Tenderat e rrobave të policëve i vidhni, i lypni avion Europës për të fikur zjarret”, protestuesi: SPAK do jetë në zyrë, ne këtu në shesh deri sa të burgoseni të gjithë!

Me flamuj kombëtar, fishekzjarrë dhe thirrje patriotike, ata e kanë mbyllur marshimin në Sheshin Skënderbej, aty ku edhe nis grumbullimi i tyre.

Ora 23:31

Protestuesit ulen ‘këmbëkryq’ pranë Sheshit Skënderbej

Në ditën e 20-të të saj, protestuesit pas fjalimeve para Kryeministrisë, kanë marshuar në rrugët e Tiranës, me thirrje kundër klasës politike.

Në përfundim të protestës, ata janë ulur ‘këmbëkryq’ pranë Sheshit Skënderbej.

Ora 21:54

Me syze dielli, gazetari pranë Shkëlzen Berishës në ballë të protestës, ‘udhëheq’ marshimin e qytetarëve në rrugët e Tiranës

Sali Berisha dhe i biri i tij Shkëlzeni, duket se po përdorin çdo metodë, duke ‘infiltruar’ njerëz pranë tyre, për të ‘shtënë në dorë’ protestën që po zhvillohet prej 20 ditësh në Tiranë, kundër investimit në Zvërnec.

Gazetari i televizinit të familjes së Sali Berishës, Visuar Dalipi, i cili njihet edhe si ‘Banka e Fundit’, nga faqja që ai menaxhon në rrjetet sociale, është vënë sërish në krye të marshimit të qytetarëve gjatë protestës që po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe po dikton itinerarin e tyre.

Gazetari në televizionin pranë familjes Berisha, është proceduar më herët penalisht, si një nga organizatorët që çuan protestuesit të bllokonin autostradën Durrës-Tiranë dhe rrugën e Rinasit.

Read more:Qytetarët 20 ditë në protestë/ Kërkohet largimi i dyshes Rama-Berisha! Marshim në Tiranë, ndalesë të Drejtoria e Policisë! Gazetari i Shkëlzenit udhëheq turmën

Po ashtu, gjatë një proteste ai tentoi t’u hiqte mikrofonin të pranishmëve, për t’u ndalur qytetarëve fjalën gjatë protestës.

Ora 20:57

Qytetarja nga Franca: Ju kam ndjekur ditë e natë, revolucion! Vendi i Shqipërisë është në BE

Një protestuese që mori fjalën në podium, tha se kishte ardhur nga Franca për t’iu bashkuar protestës. ajo shprehu pakënaqësitë e saj ndaj qeverisë aktuale dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa fjalën e përmbylli duke thënë se vendi i Shqipërisë është në Bashkimin Evropian.

“O Shqipëri, tu mbush shtëpia plot, tu kthyen fëmijët. Erdha sot nga Franca, kam 20 vite që e ëndërroj këtë moment. Ju kam ndjekur që nga zgjimi dhe deri kur shkoja në shtat e kur mbyllja sytë dëgjoja vetëm ‘Ramaa jepe dorëheqjenn’. Tu mbush shtëpia plot, jo vetëm nga ne që erdhën, se jeni ju që keni qëndruar këtu 35 vite. sot ju përulem për të gjitha hallet, për të gjitha vështirësitë, për të gjitha momentet që keni menduar se i keni përkulur kurrizin e keni hëngër 1 nga 1 të gjitha paktet që e krimit që ai ka firmosur. Sot po tregoheni se ndoshta i keni ngrënë, por nuk i keni gëlltitur kurrë. Ja ku jemi sot të gjithë bashkë t’ia vjellim në fytyrë të gjitha ato që na ka bërë të hamë. Revolucion. Dua t’i them kryetrarëve të popujve të BE, populli që meriton të futet në Evropë është ky. Ne jemi Evropa, kemi nevojë për ju po aq sa keni ju nevojë për ne. Jemi popull demokrat. Faleminderit që na kthyet në Shqipëri”, tha një protestuese.

Ora 20:32

Paralajmaron aktivistja Kokaj: Shumë shqiptarë nga vendet e BE-së janë rrugës, do na bashkohen në protestë

Aktivistja Luçiana Kokaj, gjatë fjalës së saj në protestë, ka paralajmëruar se shumë shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të Eurpës, janë duke ardhur në vendin tonë, për t’ju bashkuar protestave që po zhvillohen në Tiranë.

“Përshëndetje të gjithëve. Vazhdoni të jeni më të mirët. Ne jemi këtu dhe do jemi derisa të shporrim këtë qeveri. Kryeministri tha ‘nëse do iki unë, kush do ju çoj juve në BE?’. Unë do t’i thoja se ka me mijëra që mund të na çojnë para teje në BE. Që nga ky shesh e kemi ngritur zërin në PE dhe do vazhdojmë ta bëjmë çdo ditë. Ata që na përfaqësojnë denjësisht në BE, janë mes nesh. Disa na janë bashkuar dhe disa janë rrugës”, tha Kokaj.

Read more:Qytetarët 20 ditë në protestë, kërkojnë largimin e dyshes Rama-Berisha! Protestuesja: Argita Berisha më vodhi pronat

Ora 20:21

Degjeneron retorika në protestë, qytetari kërcënon Ramën: Do të tërheqim zvarrë!

Një qytetar nga Bulqiza i ka vënë ‘ultimatum’ kryeministrit Edi Rama nga protesta që të dorëhiqet, në të kundërt ka paralajmëruar se do ta tërheqin zvarrë.

“Kjo rini e bukur or torollak kryeministër, ti kujton se këtë rini e mposht? Por jo or torollak. Sepse këta e kanë prejardhjen prej Isa Boletinit, prej Ismail Qemalit, prej Avni Rustemit. Ju bëj thirrje kësaj rinie të bukur dhe këtyre vajzave që janë si Shote Galica të mos e ndalojnë këtë kauzë, por t’i japin një ultimatum këtij qerratai se ky ka lajthit. Përndryshe do ta tërheqim zvarrë”, tha një qytetar nga Bulqiza në protestë.

Ora 20:19

Pankartat që dominojnë protestën në kryeqytet

1781893326_protestattekryeministria.jpg

Pankartat vijojnë që të marrin tjetër vëmendje në protestat që po zhvillohen në Tiranë. Qytetarët janë treguar mjaft kreativë duke gjetur një mënyrë sa ironike aq dhe humoristike për të shpalosur pakënaqësitë ndaj qeverisë apo eksponentëve që dominojnë skenën politike në Shqipëri.

Ora 20:14

Qytetarja nga protesta: Argita Berisha dhe familja e ish-kryeministrit na kanë marrë pronat në Divjakë! Ne të persekutuarit s’përfituam asgjë nga qeveria e PD

Një qytetare gjatë fjalës së saj në protestën para Kryeministrisë, ka akuzuar drejtpërdrejtë familjen e ish-kryeministrit Sali Berisha për rrëmbimin e pronave në Divjakë, ku ajo pretendon se kanë qenë edhe tokat e familjes së saj.

Ajo tha gjithashtu se kishte të vëllanë ish-të përndjekur politik nga regjimi komunist, teksa shtoi se të persekutuarit nuk kanë përfituar asgjë gjatë viteve të demokracisë.

“Vij nga Italia, nga Emiglia Romanja, nga Piacenca. Kam bërë 35 vite gjyqe me pronat e mia. Nuk i mora dot, sepse Argita Berisha dhe familja Berisha kanë marrë Divjakën. Ne nuk kompensohemi. Kanë 63 hektarë. Po rinia mbrapa ku do jetojë? Vëllai im ka bërë 10 vite burg si armik populli. Kur vjen fundi, ne të persekutuarit nuk përfituam asgjë. Rroftë populli i mrekullueshëm”, tha një protestuese.

Read more:Shqipëria, kur fluturojnë flamingot – Blog

Ora 20:05

Protestuesi: Qeveria hoqi gardhin në Kakome nga frika, betejat do t’i fitojmë një nga një

Një nga protestuesit që mori fjalën në protestën e zhvilluar këtë të premte para Kryeministrisë, kundër projektit të resortit në Zvërnec dhe kundër qeverisë, deklaroi se presioni i qytetarëve ka detyruar autoritetet të tërhiqen në Kakome.

“Pardje kemi bërë një thirrje për të shkuar të dielën në Kakome, sepse ata kanë vënë gardhe dhe qytetarët na kanë kërkuar ndihmë. Pushtetarët na dëgjuan dhe shkuan e hoqën gardhin që do ta rrëzonim ne me duar; e rrëzuan sot me eskavator. E kanë nga frika”, u shpreh protestuesi.

Më tej, ai akuzoi qeverinë se po vepron nën presionin e reagimit qytetar, duke shtuar se protestuesit do të vijojnë kundërshtimin e tyre deri në largimin e qeverisë.

“Ata çuan eskavatorët, por ne do t’i fitojmë një nga një të gjitha betejat derisa të shporrim qeverinë dhe kryeministrin. Dorëheqje!”, deklaroi ai para protestuesve të mbledhur përpara Kryeministrisë.

Ora 20:02

Protestuesit sjellin betoniere në protestë, simbolikë e pastrimit të parave në ndërtim

Protestuesit kanë sjellë në protestë një betoniere, simbolikë e pastrimit të parave në ndërtim. Kjo vjen pas disa goditjeve të SPAK kundrejt disa biznesmenëve shqiptarë të dyshuar si të përfshirë në grupe kriminale e që nëpërmjet investimeve në fushën e ndërtimit, pastronin paratë e trafikut të drogës.

K.B/E.H/Shqiptarja.com

    TAG:

  • Protestat te kryeministria
  • Tirane
  • proteste
Lexo edhe
Sociale

35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës Bektashiane/ Baba Mondi: Ajo që mbijeton përmes besimit, trashëgohet! Komunitetet fetare bëjnë apel për dialog e solidaritet (VIDEO)

Sociale

Viti i ri shkollor/ Pa celularë në klasa, kamera inteligjente në 20 shkolla! Sinjalizojnë për armë e thika (VIDEO)

Tags: #artur shehu #Banka #Bashkimin evropian #Burg #Divjakë #Dorëheqje #Durres #Protestat te kryeministria #proteste #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës Bektashiane/ Baba Mondi: Ajo që mbijeton përmes besimit, trashëgohet! Komunitetet fetare bëjnë apel për dialog e solidaritet (VIDEO)
  • Viti i ri shkollor/ Pa celularë në klasa, kamera inteligjente në 20 shkolla! Sinjalizojnë për armë e thika (VIDEO)
  • E hëna nis me temperatura të larta, mot i kthjellët në të gjithë vendin (VIDEO)
  • Ti je produkti i algoritmit më të fuqishëm që ka ekzistuar ndonjëherë
  • Pastrohet një tjetër vatër mbetjesh në Lumin e Tiranës, Bashkia ndërhyn pranë Urës së Paskuqanit (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarret/ 2 helikopterë për vatrën në Bardhaj-Myselim të Shkodrës, banorët: Përgjegjësit të vihen para ligjit! Dalin nga kontrolli flakët në Tërbun (VIDEO)
  • Zjarret/ 2 helikopterë për vatrën në Bardhaj-Myselim të Shkodrës, banorët: Përgjegjësit të vihen para ligjit! Dalin nga kontrolli flakët në Tërbun (VIDEO)
  • Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeminstri Rama duhet të dorëhiqet – Ide
  • Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga dy të rinj në Elbasan! Sekuestrohen 2 makina (VIDEO)
  • Si e bëri Tim Cook Apple një nga kompanitë më të vlefshme në botë/ 15 vite sukses dhe sfidat e mëdha që i lë pas John Ternusit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës”/ Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen prej 99 ditësh, Rama: Do të shpëtoni nga unë kur të… 22 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në Sarandë, 20 të arrestuar! Shisnin hashash e kokainë pranë plazheve, lokaleve të natës dhe shkollave, në pranga edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT) 7 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama të japë dorëheqje? Njësoj sikur Agasi të bëhet ‘pentito’”, Artan Hoxha flet për protestat në “Kjo javë”: 10 mijë veta të rrethojnë Kryeministrinë dhe… 6 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Pagat e magjistratëve/ Reagon kryeministri Edi Rama 6 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Kërcënohet e ardhmja e qytetit”/ Shkrirja e Maliqit me Korçën ngre në protestë banorët: Deputetët të dalin dhe… 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Pro qeverisë kujdestare! Dorëheqja e Salës…”/ Hasimja: Rama s’i zgjidh dot problemet me “Pasqyra” dhe PR, bashkimi i opozitës me protestën do ta shkundte nga themelet 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Kush e dha urdhrin?”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e arrestimit të Ergys Agasit: E nisën për te burgu i Durrësit, telefonata që ktheu nga rruga furgonin e policisë 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës Bektashiane/ Baba Mondi: Ajo që mbijeton përmes besimit, trashëgohet! Komunitetet fetare bëjnë apel për dialog e solidaritet (VIDEO)

Ajo që mbijeton nëpërmjet besimit, është një trashëgimi që vazhdon të jetojë. Me këtë mesazh, Haxhi Dede Baba…

• 41 minuta më parë • 3 min lexim
Sociale

Viti i ri shkollor/ Pa celularë në klasa, kamera inteligjente në 20 shkolla! Sinjalizojnë për armë e thika (VIDEO)

Siguria në shkolla, etika e mësuesve, punonjësit socialë apo edhe mospërdorimi i telefonave ishin në fokus të porosive…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

E hëna nis me temperatura të larta, mot i kthjellët në të gjithë vendin (VIDEO)

Edhe për ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti…

• 4 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by