Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Një nga lëvizjet më të mëdha qytetare që nga rënia e sistemit komunist”/ 23 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?
Politikë

“Një nga lëvizjet më të mëdha qytetare që nga rënia e sistemit komunist”/ 23 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

• 23 Qershor, 2026 • 6 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Çdo mbrëmje, ora 19:00, i gjen protestuesit në të njëjtin shesh, me të njëjtat simbolika dhe të njëjtat kërkesa. Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

Rezistenca prej më shumë se 20 ditësh e ka shndërruar “revolucionin flamingo” në një nga lëvizjet më të medha qytetare që nga rënia e sistemit komunist në Shqipëri. Pakënaqësi të mbartura prej vitesh po artikulohen publikisht, duke refuzuar të përfaqësohen nga politika tradicionale.

Tri javë rezistencë
Rezistenca e protestës nuk mund të shpjegohet vetëm me ngjarjet e javëve të fundit. Për akademikun Artan Fuga, ajo është produkt i një pakënaqësie që është ndërtuar prej vitesh jashtë institucioneve dhe politikës tradicionale.
“Protesta lexohet si një shpërthim i papritur zemërimi vetëm për ata që kanë zgjedhur të injorojnë atë që prej vitesh artikulohej në rrjetet sociale” – thotë ai për Deutsche Welle, duke shtuar se “në 5 – 6 vitet e fundit, pakënaqësia e shprehur në rrjetet sociale ka qenë e jashtëzakonshme”.

Read more:LIVE TV- Dita e 22-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni i lihet diasporës! Reagime për përdhosjen e flamurit izraelit: Ka grupe të infiltruara, distancohemi

Sipas Fugës, kritika është forcuar vazhdimisht ndaj politikave qeveritare, kryeministrit dhe opozitës. Në thelb, argumenton ai, është konsoliduar bindja se “pozita dhe opozita janë e njëjta gjë, pjesë e një establishmenti të përbashkët” që vazhdon të dominojë jetën politike shqiptare prej dekadash.

Boll me klasën e vjetër politike
Sipas politologut Blendi Kajsiu në shesh po bashkëjetojnë kauza dhe ide që shpesh gjenden në anë të kundërta të spektrit politik. Sipas tij, ajo që i bashkon protestuesit nuk është më ideologjia, por refuzimi i modelit politik.

“Jemi dëshmitarë të një krize të thellë të modelit demokratik shqiptar” – argumenton Kajsiu për Deutsche Welle. Protestuesit nuk po kundërshtojnë vetëm qeverinë, por një sistem që ka privatizuar pushtetin dhe përfaqësimin politik. “Askush nuk është dakord me modelin e demokracisë private që ka ndërtuar Ramadhe Berisha” – thotë ai, dhe shton se narrativa kryesore e protestës është “boll me klasën e vjetër politike”.

Read more:Artan Fuga: Puthja e Robertit!

Akademiku Artan Fuga thotë se në shoqerine shqiptare ka ndodhur ajo qe sociologjia perendimore e ka shpjeguar prej dekadash, se “nese rrotacioni politik nuk freskon elitat politike, në një dite të caktuar ato elita ndodhen përpara revoltës dhe presionit te rrugës”. Sipas tij, një pjesë e opinionit publik arriti në përfundimin se ndryshimi politik ishte bërë pothuajse i pamundur, me mazhorancën që mbështetet në një sistem që favorizon partinë në pushtet dhe opozitën e përfshirë në kriza të brendshme, pa një alternativë bindëse.

Zverneci, simbol i modelit politik
Pamjet kur në rërën e Zvërnecit, para kamerave të telefonave dhe në prani të policisë së shtetit, tërhiqej zvarrë nga punonjës të sigurisë private një protestues, u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale. Revolta shpërtheu.

Për akademikun Artan Fuga, ajo skenë shpjegon pse një protestë për mbrojtjen e natyrës u shndërrua në diçka shumë më të madhe.”Ishte një element shokues, rrënqethës për opinionin publik shqiptar” – thotë ai. “Ngjarja nxori në pah raportin e qytetarit me shtetin, të individit me të drejtat e tij dhe përplasjen mes interesit privat dhe të drejtës publike”. Këto, sipas tij janë çështje themelore në shoqërinë shqiptare, për të cilat prej kohësh janë shfaqur pakënaqësi të mëdha.,

Read more:“Kërkohet dorëheqja e Ramës”/ DW: Shqipëria po mban protestën më masive kundër qeverive në dekadat e fundit

Politologu Blendi Kajsiu thotë se hapësira publike nuk përfshin vetëm territorin, por edhe institucionet, shtetin dhe partitë politike.

Në këtë kontekst, gardhi i ngritur në Zvërnec “është një manifestim fizik i rrethimit të institucionit të kryeministrisë, të parlamentit dhe të partive politike nga ‘pronarët’ e tyre” – shprehet Kajsiu. Ai e sheh protestën si një reagim qytetar për të zgjeruar hapësirën publike kundër ngushtimit të saj nga interesa të ngushta private.

Gen Z nuk pret “shpëtimtarë”
Fakti që protesta nuk ka një drejtues nuk është rastësi për politologun Kajsiu. Ai e lexon si pasojë të mosbesimit ndaj lidershipit politik dhe të frikës se çdo figurë e re mund të riprodhojë të njëjtat modele që protestuesit po kundërshtojnë. “Lëvizja është shumë pluraliste nga pikëpamja ideologjike, sociale dhe politike, për pasojë është e vështirë të prodhojë një lidership përfaqësues për të gjitha fraksionet që e përbëjnë atë” – shton ai.

Read more:Mbyllet protesta pas më shumë se tre orësh, qytetarët largohen nga bulevardi me thirrje: Nesër më shumë

Për akademikun Artan Fuga kjo protestë zhvillohet në një Shqipëri shumë ndryshe nga ajo e viteve të tranzicionit. Sipas tij, emigracioni ka sjellë një transformim të thellë kulturor dhe qytetar, veçanërisht tek brezat e rinj.

“Edhe pse nuk është më simboli ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, përmbajtja është ajo” – argumenton Fuga. Përmes familjarëve, emigracionit dhe kontakteve të përditshme me Perëndimin, qytetarët kanë krijuar pritshmëri të reja për mënyrën se si duhet të funksionojë shteti, drejtësia dhe raporti i individit me pushtetin.

E ardhmja e protestës?
Për politologun Blendi Kajsiu, sfida e vërtetë e protestës nis aty ku mbaron revolta. “Protesta qytetare duhet të fillojë ndërtimin e strukturave demokratike dhe pjesëmarrëse që do të kanalizojnë dhe institucionalizojnë kërkesat e saj politike dhe demokratike” – shprehet Kajsiu.

Read more:Gen Z po ndryshon mënyrën e zgjedhjes së telefonit – çfarë është e rëndësishme për ata

Për Fugën, beteja e momentit është një “lojë nervash” mes protestës që kërkon të zgjerohet dhe të ruajë vrullin e saj, dhe pushtetit që nuk jep shenja se do të tërhiqet. Sipas tij, ka një hendek të madh mes qytetarëve dhe klasës politike.

“Elektorati shqiptar urban dhe sidomos të rinjtë, janë më lart në kulturë politike dhe ndërgjegje qytetare sesa klasa aktuale politike” – thotë Fuga, duke shtuar se sistemi politik shqiptar ka hyrë në një krizë të thellë që do të vijojë edhe përtej protestës./DW

Lexo edhe
Politikë

“Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë

Politikë

Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit

Tags: #artan fuga #Deutsche welle #E ardhmja #emigracioni #Europa #Flamingo #Gardhi #Gen z

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
  • Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit
  • “Mirë që kreha balluket! Jam më i bukur se ty Ulsi”/ PD kërkon 100 bashki, PS 46. Debate te “Ligjet” për Territorialen, Korreshi: Nuk po flas për byrek këtu…
  • Rama takim me drejtuesit politikë në qarqe te “Vila e Kuqe”, në fokus “Prania besnike” dhe takimet me qytetarët
  • “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
  • Kur Rama prek themelet e “familjes” europiane
  • Gazment Bardhi: Rama sulmon mediat që nuk i kontrollon dot dhe s’janë pjesë e oborrit të tij (VIDEO)
  • Tabaku: Shqipëria nuk vuan nga “republika e prokurorëve”, por nga republika e të korruptuarve
  • “Ursula s’i tha vajzës shko luaj me gangsterin rus, as djalit me lojëra kineze”/ Rama mesazh BE-së: S’mund të na përjashtoni nga tavolina e Europës, mos na lini në baltë (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 27 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 16 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Çfarë ndodh nëse Rama dorëhiqet?”, ish-presidenti Topi tregon këshillën që do t’i jepte Ramës: Fillo bëj ulje graduale… 10 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Kronikë ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO) 7 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj 6 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka drejtuar akuza të forta ndaj qeverisë së…

• 5 orë më parë • 10 min lexim
Politikë

Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit

Partitë parlamentare ende nuk janë përcaktuar për një emër të cilin do ta mbështesnin për president të ardhshëm…

• 5 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

“Mirë që kreha balluket! Jam më i bukur se ty Ulsi”/ PD kërkon 100 bashki, PS 46. Debate te “Ligjet” për Territorialen, Korreshi: Nuk po flas për byrek këtu…

Komisioni i Ligjeve ka nisur shqyrtimin e nismës për hartën e re territoriale të vendit, me Partinë Socialiste…

• 6 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by