Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Kishin mbjellë 308 bimë kanabisi, pranga vëllait e motrës në Vaun e Dejës! Nën hetim kryeplaku i fshatit dhe roja i pyjeve (EMRAT)
Kronikë

Kishin mbjellë 308 bimë kanabisi, pranga vëllait e motrës në Vaun e Dejës! Nën hetim kryeplaku i fshatit dhe roja i pyjeve (EMRAT)

• 24 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Vëlla e motër janë vënë në pranga në Vaun e Dejës për kultivim kanabisi. Në fshatin Kroni i Madh, u gjetën 308 bimë të mbjella nga 33-vjeçari Pal Pepaj dhe 43-vjeçarja Agetina Pepaj, të cilat u asgjësuan.

Gjithashtu është vendosur nën hetim kryeplaku i fshatit dhe vrojtuesi i pyjeve për shpërdorim detyre.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni i koduar “Monitorimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (vëlla e motër), të dyshuar si autorë të kultivimit të një numri të konsiderueshëm bimësh dhe fidanësh të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa, në fshatin Kroni i Madh.

Procedohen në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Kroni i Madh dhe vrojtuesi i pyjeve, për shpërdorim detyre.

Read more:Drejtori i policisë Lezhë: Prioritet lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike! Gjatë majit janë asgjësuar 5548 fidanë dhe bimë kanabis

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, si rezultat i kontrolleve intensive në terren dhe i hetimeve të kryera me metoda proaktive, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, finalizuan operacionin e koduar “Monitorimi”.

Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Kroni i Madh, u gjetën të kultivuara një numër i konsiderueshëm bimësh dhe fidanësh të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa, të cilët u asgjësuan nëpërmjet djegies, përveç një pjese që u sekuestrua si provë materiale.

Si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit P. P., 33 vjeç, dhe A. P., 43 vjeçe (vëlla e motër), banues në fshatin Kroni i Madh, të dyshuar si autorë të kultivimit.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. D., 51 vjeç, kryeplak i fshatit Kroni i Madh, dhe N. G., 56 vjeç, vrojtues pyjesh, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Read more:Arrestohet 38-vjeçari në Tiranë, policia i gjen kanabis në banesë

Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lajm në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lexo edhe
Kronikë

Aksident tragjik në Lushnjë, automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal! 2 motra humbin jetën, u mbytën nga uji (VIDEO)

Kronikë

Në qeli prej tetorit 2024, Ilir Meta denoncon: Takimet e mia me avokatin Binaku po monitorohen me kamera, do i drejtohemi Gjykatës së Strasburgut

Tags: #agetina pepaj #cannabis sativa #Kanabis #kroni i madh #pal pepaj #Shkoder #vau i dejes

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksident tragjik në Lushnjë, automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal! 2 motra humbin jetën, u mbytën nga uji (VIDEO)
  • Në qeli prej tetorit 2024, Ilir Meta denoncon: Takimet e mia me avokatin Binaku po monitorohen me kamera, do i drejtohemi Gjykatës së Strasburgut
  • Pamje me dron, vihen nën kontroll zjarret në Lundër e Priskë! Situatë problematike në Parkun e Lurës në Dibër dhe Lugaxhi të Elbasanit (VIDEO)
  • Ksamil/ Jet Ski shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit! Policia bllokon mjetin lundrues, gjobit me 500 mijë lekë të reja pronarin (VIDEO)
  • Zjarri në Priskë, Meta: Të investohet më shumë në blerjen e mjeteve e avionëve zjarrfikës! Blushi thirrje Ramës dhe ministrave: Ndërprisni pushimet e dilni në terren (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Himarë/ Kishte kthyer në ‘fole’ droge lokalin e natës në Potam, arrestohet pronari! Në pranga edhe punonjësi (VIDEO)
  • 300 pacientë me kancer në Korçë nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë drejt Tiranës për kimioterapi, Sala: Shërbimi po shkon pranë pacientit (VIDEO)
  • Sherri në burgun e Fierit mes Denis Bajrit, Aldo Gjinit të ‘Rrajave’ e Jurgen Zotos, një kryeinspektor dhe 7 gardianë të pezulluar
  • Po zbriste mjetin lundrues nga karroceria, shpërthimi i tubit të gazit lë të plagosur 39-vjeçarin në Velipojë
  • Krujë, kapet në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet 62-vjeçari (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 14 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 10 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet 10 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 8 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Politikë Rama paditet në SPAK/ “Albanian Files ka shkelje të rënda”, Koja: Zvërneci, Rrjolli e Durrësi shpërthyen kur u bënë publike. Kryeministri bën show me arkitektë të huaj 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Aksident tragjik në Lushnjë, automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal! 2 motra humbin jetën, u mbytën nga uji (VIDEO)

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Delisufaj në Lushnjë, ku për pasojë kanë humbur…

• 5 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Në qeli prej tetorit 2024, Ilir Meta denoncon: Takimet e mia me avokatin Binaku po monitorohen me kamera, do i drejtohemi Gjykatës së Strasburgut

Ish-presidenti Ilir Meta ka denoncuar publikisht monitorimin me kamera të takimeve të tij me avokatin Ledi Bianku në…

• 6 orë më parë • 6 min lexim
Kronikë

Pamje me dron, vihen nën kontroll zjarret në Lundër e Priskë! Situatë problematike në Parkun e Lurës në Dibër dhe Lugaxhi të Elbasanit (VIDEO)

U deshën gati 24 orë luftë intensive nga toka dhe ajri që zjarret në fshatrat përreth Tiranës të…

• 6 orë më parë • 19 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by