Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë për klimën e biznesit: Rënie me 6 pikë krahasuar me një vit më parë, vlerësim pozitiv për furnizimin me energji
Ekonomi

Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë për klimën e biznesit: Rënie me 6 pikë krahasuar me një vit më parë, vlerësim pozitiv për furnizimin me energji

• 24 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Klima e biznesit në Shqipëri është përkeqësuar ndjeshëm gjatë vitit të fundit, sipas Indeksit të Biznesit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri (AmCham) për vitin 2025, i sapopublikuar.

Sipas raportit, indeksi ka zbritur në 40.34 pikë nga 100 të mundshme, duke shënuar një rënie prej 6.13 pikësh krahasuar me vitin 2024, kur ishte në nivelin 46.47. Kjo është rënia më e fortë e regjistruar që nga fillimi i publikimit të indeksit në vitin 2012.

Ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë përkeqësim renditen klima politike e brendshme, infrastruktura, performanca e ekonomisë, burokracia qeveritare dhe perceptimi i korrupsionit.

Në raport theksohet se disa tregues kanë shënuar nivelet më të ulëta historike në 14 vitet e fundit, duke sinjalizuar sipas AmCham një dobësim jo të izoluar, por të përhapur në disa dimensione të mjedisit të biznesit.

Read more:Ndryshimet klimatike, Shqipëria ndër vendet më të rrezikuara! Koçiu: Duhet të jemi të bashkuar, përmbytjet e dimrit s’ndaluan në kufi për të kërkuar pasaportë

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Neritan Mullaj, deklaroi se situata përbën një sinjal alarmi për institucionet dhe klimën e investimeve në vend.

Sipas të dhënave, edhe perceptimi i përgjithshëm i anëtarëve të AmCham për klimën e biznesit ka rënë me 9.54 pikë, duke arritur në 37.02.

Bizneset kanë identifikuar si shqetësime kryesore monopolin dhe konkurrencën e pandershme, burokracinë qeveritare, klimën politike, ekonominë informale, mungesën e stafit të kualifikuar dhe korrupsionin.

Një nga problemet më të theksuara mbetet informaliteti, ku 73% e të anketuarve e konsiderojnë atë të lartë ose shumë të lartë. Në raport theksohet se masat kundër informalitetit nuk kanë prodhuar rezultate të qëndrueshme.

Read more:SHBA-ja dhe Irani drejt rrugës së paqes, mediat zbulojnë: Ja ku do të firmoset marrëveshja e armëpushimit mes dy vendeve

Nga treguesit e veçantë, rëniet më të forta janë regjistruar në klimën politike (-14.00 pikë), infrastrukturë (-12.29), performancën e ekonomisë (-11.44), burokracinë qeveritare (-9.54) dhe korrupsionin (-9.36).

Po ashtu, bizneset raportojnë përkeqësim të marrëdhënieve me institucionet publike, veçanërisht me pushtetin vendor, administratën tatimore, ministritë dhe doganat.

Megjithatë, i vetmi tregues që ka shënuar përmirësim është gjetja e stafit vendas të kualifikuar (+1.45 pikë), edhe pse mbetet ende një sfidë për bizneset.

Raporti vëren gjithashtu rënie të perceptimit për ekonominë dhe kërkesën e brendshme, ndërsa eksportet dhe furnizimi me energji paraqiten më të qëndrueshme.

Read more:Gjermania, Belgjika, Lituania, San Marino dhe Polonia në Eurovision – mbyllet gjysmëfinalja e parë

Për herë të parë, anketa ka përfshirë edhe vlerësimin e mjedisit digjital, ku rezultatet janë të përziera: infrastruktura digjitale vlerësohet pozitivisht nga 39.2% e bizneseve, ndërsa shërbimet e qeverisjes elektronike nga 30.1%.

Sipas AmCham, pritshmëritë për vitin 2026 mbeten pesimiste, pasi bizneset nuk presin përmirësim të ndjeshëm nga nivelet aktuale.

Anketa është zhvilluar online nga 30 mars deri më 16 prill 2026, me pjesëmarrjen e 208 bizneseve, prej të cilave 175 e kanë plotësuar plotësisht.

Lexo edhe
Ekonomi

Mbi 17 miliardë euro investime të huaja në Shqipëri, 40% shkojnë në tregun e pasurive të paluajtshme

Ekonomi

Bie klima e biznesit, AMCHA: Korrupsioni, burokracia dhe mungesa e stafit frenojnë investimet

Tags: #Bizneset #doganat #Klima #Kryesore #Performanca #Raporti #shqiperi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Mbi 17 miliardë euro investime të huaja në Shqipëri, 40% shkojnë në tregun e pasurive të paluajtshme
  • Bie klima e biznesit, AMCHA: Korrupsioni, burokracia dhe mungesa e stafit frenojnë investimet
  • Blegtoria vijon tkurrjen/ Bien tufat dhe fermat, vetëm bletaria shënon rritje në 2025
  • Administrata Doganore, përmirësohet performanca, rriten të ardhurat
  • Mbi 306 mln euro të fshira pa kusht/ Tatimet: Nga gjoba administrative të bizneseve deri tek dorëzime të vonuara
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nëse nuk protestojmë sot, nuk do të mbetet më njeri në Shqipëri”/ Gazetari ironi në shesh: Patronazhistë, na e bëni hallall që ju thyem algoritmin!
  • “Nëse nuk protestojmë sot, nuk do të mbesë më njeri në Shqipëri”/ Gazetari ironi në shesh: Patronazhistë, na e bëni hallall që ju thyem algoritmin!
  • LIVE- Tubimi kundër Ramës/ “U mor vesh ndërkombëtarisht që kryeministri është i korruptuar”, protestuesi: Po shpikin çdo skenar, janë tmerruar…
  • Revolta e Shqiptarëve kundër kryeministrit/ Ndregjoni: Shqipëria e Re pa Ramën dhe Berishën, të dy me ideologji staliniste. U deskritituan botërisht nga protesta
  • Nis konsultimi publik për rivitalizimin e Kalasë së Elbasanit, kryebashkiaku: Do ta kthejmë në zemrën ekonomike dhe magnetin e turizmit të qytetit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë 25 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Rama bën sikur nuk e kupton se e ka opinionin publik kundër”. Ngjela: Të japë dorëheqjen, po dëmton Shqipërinë 25 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Ish-zëdhënësi i Nanos, Thoma Gëllçi në krah të Ilir Zelës: Maskat ranë, Edi Rama ua ka borxh socialistëve dorëheqjen! 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Kryeministri i ofendoi protestuesit me sharje “f*ck you”/ “Dosje kundër tij po vijnë nga BE”, deputeti Alizoti: Dy arsyet pse Rama u degjenerua përballë protestës 18 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Themeluesi i FRESSH godet Ramën, Ilir Zela: Kriminalizoi Kuvendin e emëroi horra në qeveri! Ja pse socialistët e vërtetë janë në protestë 15 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Protesta në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë në shi, përsëriten kërkesat drejtuar Ramës: Jep dorëheqjen 15 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Kryeministria plot, shqiptarët thirrje për dorëheqje/ “Duhet të hapim GoFundMe për të shpëtuar sepse në spitale nuk ka ilaçe”, protestuesja apel Evropës: Bëhuni me popullin dhe jo me autokratin! 14 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama u tha protestuesve “f*ck you”, deputetja socialiste kritika qytetarëve: Ndaloni gjuhën e urrejtjes 14 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Mbi 17 miliardë euro investime të huaja në Shqipëri, 40% shkojnë në tregun e pasurive të paluajtshme

Interesi i të huajve për të investuar në Shqipëri vijon të rritet nga viti në vit. Këtë interes…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Bie klima e biznesit, AMCHA: Korrupsioni, burokracia dhe mungesa e stafit frenojnë investimet

Klima e biznesit në Shqipëri është përkeqësuar ndjeshëm gjatë vitit të fundit. Raporti i Indeksit të Biznesit 2025,…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Blegtoria vijon tkurrjen/ Bien tufat dhe fermat, vetëm bletaria shënon rritje në 2025

Sektori i blegtorisë nuk e ndryshon trendin e shifrave negative as për vitin 2025. Të dhënat e fundit…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by