Protestat antiqeveritare kanë hyrë në ditën e 25 dhe pritet që edhe sot protestuesit të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Të ftuar në programin e drekës, në News24 gazetarët Shpend Gashi dhe Denada Jushi janë përfshirë në një debat sa i përket vizitës së Ramës në Francë dhe pritjes së tij nga presidenti Emmanuel Macron. Gashi tha se Rama nuk përfaqëson atje shqiptarët ndërsa Jushi deklaroi se ai përfaqëson institucionin.
Ai shtoi se Rama po qan për algoritmin kur ish-zv.kryeministrja del dhe i bërtet njërit apo tjetrit në biseda.
“Kjo është mosbinjde civile. I thamë policit se na do qejfi të bllokojmë rrugën dhe sot jam i proceduar. Jam aty për t’u bërë Mandela. Rama qan për algoritmin kur del Belinda Balluku aty që i bërtet njërit apo tjetrit. Ai është i frikësuar. Nuk kam respekt për dy burra që dalin si Mimoza Llastica. Ajo kapje dore nuk më pëlqen. Çfarë përfaqëson Macron për Shqipërinë”?, tha Gashi.
Denada Kola: Rama na përfaqëson të gjithëve aty.
Shpend Gashi: Rama nuk më përfaqëson mua që nga 2013.
Denada Kola: Ka shkuar atje si institucion
Shpend Gashi: Është në ikje
Po ashtu të ftuarit kanë analizuar edhe qëndrimin e përfaqësive të huaja. Gashi tha se Gonazato ka mbajtur gjuhë të drunjtë, por mesazhin e tij e ka dhënë në momentin që u shfaq në protestë pa truproja, duke nënkuptuar se kjo është një protestë qytetare.
Shpend Gashi: Kjo nuk është një protestë si gjithë të tjerat, ka shtrirje vertikale dhe horizontale. Ambasadat nuk kanë bërë asnjë thirrje dhe heshtja është aprovim, një lloj distancimi nga kjo çështje. Gonzato një nga ditët e fillimit ka hyrë në protestë pa truproja.
Denada Kola: BE nuk ka folur me gjuhë të drunjtë, ka mbajtur qëllim zyrtar.
Read more:Ushtria ukrainase sulmon Moskën, Zelensky: Po u dogj Ukraina, do të digjen edhe ata
Shpend Gashi: Gonzato dhe BE-ja janë gjëra të ndryshme, mos të bëjmë leksione.
Gonzato flet me gjuhë të drunjtë se do të ruajë pozicionin e tij. Mesazhi i Gonzatos ishte shumë i bukur, që këta janë qytetarë.




