Pas protestës së 24 masive të zhvilluar një ditë më parë, këtë të mërkurë qytetarët pritet të mblidhen sërish për të 25-tën ditë radhazi, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.
Ashtu si në tubimet e mëparshme, një nga elementët që ka tërhequr më shumë vëmendje kanë qenë pankartat dhe mesazhet e protestuesve, të cilat pasqyrojnë pakënaqësinë dhe thirrjet për ndryshim politik.
Mes sloganëve më të spikatur të shfaqur në protestë ishin:
• “Nipi im do të lindë këto ditë dhe unë do ta shoh vetëm nga ekrani i telefonit. Prandaj jam këtu! Revolucion!”
• “Na përzunë në vite, sot do të përzëmë ne ty.”
• “O të heqim ty, o plasim.”
• “U munduan të na varrosin, por ne jemi fara.”
• “S’na plas për futboll, kjo është ndeshja e shekullit.”
• “Dorëheqje.”
• “Nuk na bashkoi njeri, na bashkoi kauza.”
• “Rame, të erdhi ora.”
• “Ëho the f*** is Rama?”
Read more:Përgjigja e vetme e një protestuesi: “Fuck you back, Rama” – Ide
Protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e qeverisë, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për vazhdimin e mobilizimit qytetar edhe në ditët në vijim. Pankartat dhe mesazhet e mbajtura gjatë tubimit janë bërë një nga simbolet më të dukshme të protestave, duke reflektuar shqetësimet dhe qëndrimet e pjesëmarrësve.




