Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Përgjigja e vetme e një protestuesi: “Fuck you back, Rama” – Ide
Editoriale

Përgjigja e vetme e një protestuesi: “Fuck you back, Rama” – Ide

• 23 Qershor, 2026 • 8 min lexim • 👁 11
◉ WhatsApp 𝕏 X
VA News
News

Kur një udhëheqës refuzon të shohë fundin e tij dhe frika ia paralizon aftësinë për të gjykuar, ai është i aftë të marë çdo trajtë vetëm e vetëm për t’i shpëtuar destinit. Mohon realitetin, njehson veten me shtetin, shan, kërcënon dhe menjëherë qan e qurravitet, lutet e zvarritet me shpresën e marrë se do ta rikthejë fuqinë e dikurshme. Një lider mund ta ruajë një fije dinjitet edhe në mënyrën se si përballet me fundin, sado i hidhur të jetë ai. Edi Rama e ka humbur këtë shanc, që të paktën në largim, të lintë një gjurmë: Thjesht duke ikur përballë revoltës qytetare.

Mirëpo dikush që nuk jeton asnjë minutë si burrështetas, nuk mund të bëhet i tillë kur i troket ora e fundit. Kjo paradigmë e udhëheqjes së Ramës u manifestua sot në një monolg të gjatë, ku ai i drejtohej Erlis Sinës, një protestuesi që e kishte gdhirë përpara kryeministrisë, duke i përcjellë mesazhin se do të mbetej vetëm, i zhgënjyer dhe i keqpërdorur nga protesta, prandaj sa më parë duhej të bashkohej me atë vetë, Edi Ramën, për t’i dhënë kuptim jetës dhe zgjidhur hallet që kishte.

Read more:Dita e 24-t e protestës, përsëriten kërkesat! Tubuesja i kundërvihet Arben Kolës: Po biem çdo ditë, kush je ti që na drejton? Qytetarja: Po tallen me ne! Aktivisti ‘i hesht’ me megafon (VIDEO)

Nëse supozojmë se Edi Rama ka degraduar në atë pikë sa beson vërtetë se nuk është ai problemi, por zgjidhja e tij. Se dhjetra mijëra njerëz i ka nxjerrë në rrugë Irani apo shejtani, atëherë i duhet shpjeguar me durimin e një mjeku ndaj pacientit se përse Erlisi (si përgjithësim i protestuesit) ka mbi tre javë që qëndron përballë zyrës së tij.

Rama i thotë Erlisit se mund të ketë një hall shëndeti në familje ose “largqoftë me nënën e sëmurë që ka nevojë për ilaçe të shtrenjta” dhe nëse shkon te Rama dhe jo në protestë, ky mund t’ia zgjidhi këtë hall. Kryeministri ose e merr Erlisin për idiot ose në fazën e mohimit të realitetit mendon se janë fshirë gjurmët e katastrofës në shëndetësi. Erlisi nuk mund të presi që hallin e shëndetit t’ia zgjidhi njeriu që vitin e parë sa erdhi në pushtet i dha mikeshës së familjes së tij konçensionin e parë në shëndetësi që me gjakun e analizave thithi dhjetra miliona euro për check-up e famshëm. Pastaj një muratori nga Italia i dha konçensionin e artë të sterilizimit e kështu me radhë, deri në shifrën e frikshme të gjysëm miliardi euro që batërdisën buxhetin për shëndetësinë. Erlisi nuk mund të presi pas kësaj që ilaçet për nënën e sëmurë t’ia gjejë nëna e konçensioneve që ka lënë pa ilaçe mijëra të tjerë.

Read more:Shqiptarët në revoltë për dorëheqjen e Ramës/ Fitim Zekthi: Propaganda e qeverisë kundër protestës jo vetëm mediokre, por edhe antikombëtare

Rama tregon se e di që Erlisi ka “hall pune me pronarin që të trajton si robot. S’të paguan orët jashtë orarit. Të jep gjysmën e rrogës në të zezë”, mirëpo nëse ikën nga bulevardi dhe shkon tek ai, edhe ky hall mund të zgjidhet. Erlisi nuk duhet të dëgjojë as kritikët e kryeministrit, që u paguakan edhe ata në të zezë, por të trokasë në derën e tij. Po si do t’ia zgjidhë kryeministri hallin e punës Erlsit, kur këtë e takson me 23 përqind të pagës ndërsa pronarin e tij e gostit me 8 përqind mbi dividentin? A do gjejë kohë ai të ndalojë këto pagesat në të zezë, ndërkohë që po ia kapin qindra miliona euro nga droga që pastrohen në ndërtim, në koordinim me trafikantë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë së tij? Me këta do ia zgjidhi hallin e punës Erlsit nëse ikën nga protesta?

Kryeministri e dikërka që njerëzit mund të kenë edhe “hall prone me shtëpinë në periferi që ende nuk legalizohet apo me tokën në fshat që ende nuk regjistrohet”. Edhe ky hall mund të zgjidhet nëse Erlisi largohet nga bulevardi dhe shkon në zyrën e tij. A nuk i kanë zgjidhur kështu hallet edhe investitorët strategjikë, ata që kanë legalizuar ndërtime e kanë marrë prona me 1 euro? Kryeministri ka sistemuar Alabarin e Kushnerin e jo mos të ndihmojë Erlisin të regjistrojë tokën në fshat.

Read more:“Fundjava e diasporës, protestë që u fut në histori”, Berisha: Rama s’ka forcë që të shpëtojë, dorëheqje pa kthim!

Ndryshe nga sa thonë gojët e liga, kryeminstrit i ka mbetur ende diçka humane në brendësi të tij. Ai mërzitet nëse Erlisi zhgënjehet dhe mbetet vetëm. “Ikën edhe karvanet e “diasporës” nga Kosova e Tetova. Të përdorën ty, për të sjellë në Tiranë me vrazhdësinë brutale të hordhive pushtuese…ikën edhe ata që u dyndën në bulevard nga emigracioni në shtete të huaja, si shqiponja shpëtimtare të mëmëdheut të nxjerrë nga algoritmi në sheshbetejën e kundërshtisë globale, politike, ideologjike me Presidentin e Amerikës”. Sa të thella paskan qenë këto punë, do të mendonte Erlisi nëse nuk do ta njihte njeriun përballë të cilit ka dalë për të protestuar.

Ai që i krahason shqiptarët përtej kufirit me hordhitë pushtuese dhe emigrantët me tutkunë – viktima të algoritmit, beson se në trurin e Erlisit një dorë magjike ka fshirë pushtimin që organizata kriminale e Rilindjes i bëri atdheut të tij. Njeriu që merr përsipër të zgjidhë pas 13 vitesh hallet e atyre që janë në protestë, është i njëjti që policinë dhe ushtrinë që paguhet me taksat e tyre i shndërroi në armatë për trafikantët e drogës, me paratë e të cilëve blinte votat për të vjedhur pikërisht ata që sot i ka përballë. Kanabizimi i Shqipërisë ishte faktori i parë që rrënoi ekonominë dhe kriminalizoi shoqërinë.

Read more:Rritet mosha për martesë/ Bie me 40 për qind numri i dasmave, studimet dhe ekonomia ndër faktorët që ndikojnë

Po nga taksat e Erlsit, të cilit i premton se po iku nga protesta do t’i zgjidhin bashkë të gjitha problemet, ka zhvatur një tjetër gjysëm miliardi euro për t’ia dhënë disa anonimëve që do të na e bënin Shqipërinë të pastër e të krehur. Avulluan edhe ato, bashkë me tymin e plehrave që digjen në mes të mexhlisit duke mbytur mushkëritë e Shqipërisë turistike. Mirëpo Erlisi nuk duhet të mërzitet, se Ivanka i ka thënë të shoqit që t’u thotë ca sirianëve nga Katari që të sjellin 4 miliardë dollarë dhe pastaj të gjithë do hanë me lugë floriri.

Rama beson se mes tij dhe Erlisit ka një keqkuptim që po e shfrytëzojnë forcat e errëta për ta manipuluar protestën e tij. Përndryshe pse duhet të protestojë një i ri në Shqipëri? Që kryeministri i vendit më të varfër në Europë djeg miliona euro nga taksat e tij sa herë ulet e ngrihet avioni i dedikuar vetëm për të? Që bosët e krimit qerasen me tendera po nga paratë publike? Që buxhetin e AKSHI-t e kontrollojnë mafiozë që kërcënojnë e marrin peng njerëz, ndërkohë që pinë verë me kryeministrin e vendit? A duhet të protestojë Erlisi kur për një vend pune ose duhet të regjistrohet patronazhist ose duhet t’i premtojë pronarit që do votojë për Rilindjen? A duhet të ngrejë zërin kur i vetmi model përfaqësimi janë ose banditët që rrahin me shkopa bejsbolli dhe bashkëpunojnë me vrasës e trafikantë droge, ose zeqinetë që kryeministri i përzgjedh si fytyrën e rinisë së sotme?

Read more:Dita e 24-t e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë! Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë

Tani, Rama thotë që këto nuk janë arsye që Erlisi të protestojë. Madje ai premton se do të vërë dorën në zemër dhe ca halle që ka Erlisi mund t’ia zgjidhi. Në të kundërt, thotë lideri i shfazuar nga paranoja, “unë u them: fuck you. Kaq e thjeshtë”. Nga lutja për mirëkuptim tek kërcënimi alla Padrino. Tipike për atë që nuk gjen dot pak dinjitet edhe në fundin e tij. E pas kësaj, Erlisit i humbet aftësia edhe për ta mëshiruar. Përgjigja e tij, jo në Financial Times por tek shkallët e kryeministrisë, mbetet vetëm: Fuck you back, Rama.

LAPSI.AL

Lexo edhe
Editoriale

Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide

Editoriale

Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog

Tags: #AKSHI #droge #Edi Rama #emigracioni #Emigrantët #euro #Europë #Familje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
  • Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog
  • Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
  • Një histori korruptimi jo dashurimi – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • 40% e shpenzimeve për ushqim/ Rëndohet buxheti i familjeve, nga transporti tek argëtimi harxhojnë mesatarisht 95 mijë lekë
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
  • “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë
  • Revolta e 127 kundër qeverisë/ Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesat, kërkojnë largimin e kryeministrit
  • Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin 4 lexime · 6 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide 2 lexime · 4 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri 2 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide

Kosova po nxitonte me shpejtësi drejt njërës prej krizave më të rënda që ka kaluar ky shtet i…

• 4 orë më parë • 7 min lexim
Editoriale

Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog

Zgjedhjet në Bosnjë e Hercegovinë sollën fitore për partinë e Millorad Dodikut, si në garën për presidencë qendrore…

• 1 ditë më parë • 7 min lexim
Editoriale

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide

Dy janë qëndrimet e kryeministrit Rama përballë cdo skandali që ka njollosur qeverisjen e tij. Së pari, përgjegjësia…

• 4 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by