Protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 74-t, ndërsa qytetarët vijojnë mobilizimin dhe marshimin drejt Kryeministrisë.
Gjatë tubimit, protestuesit kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave, ku spikasin thirrjet për bashkim dhe qëndresë.
Një tjetër pankartë shkruan: “Ju përfaqësoni xhepat tuaj, jo Shqipërinë”, duke shprehur pakënaqësinë e protestuesve ndaj qeverisë dhe mënyrës së qeverisjes. Pankartat janë bërë pjesë e protestës së 74-të, ndërsa qytetarët vijojnë të kërkojnë ndryshime politike dhe të shprehin kundërshtimin ndaj qeverisë së Edi Ramës.




