Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Bunk’Art bashkohet me platformën Memorie.al: një hap i ri në ruajtjen e historisë kombëtare
Sociale

Bunk’Art bashkohet me platformën Memorie.al: një hap i ri në ruajtjen e historisë kombëtare

• 24 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2, dy muzetë më të vizituar të Shqipërisë, kanë blerë platformën e njohur mediatike dhe historike Memorie.al, i themeluar dhe drejtuar nga gazetari dhe historiani Dashnor Kaloçi. Ky është një hap i rëndësishëm në rrugën e ruajtjes dhe promovimit të kujtesës historike të vendit.

E krijuar si portali i parë shqiptar tërësisht i dedikuar historisë kombëtare, Memorie.al përfaqëson sot një arkiv të jashtëzakonshëm digjital që mbledh dokumente, dëshmi, fotografi dhe rrëfime të afta t’u rikthejnë brezave të rinj fytyrën autentike të Shqipërisë së djeshme, si në faqet e saj më heroike, ashtu edhe në ato më të dhimbshme e tragjike.

Read more:Specialja: 7 të akuzuarve iu ofruam ndihmë financiare për avokatë

Bashkimi i Bunk’Art me Memorie.al krijon një pasuri kulturore me vlerë të veçantë. Nga njëra anë janë dy muzetë që gjatë dhjetë viteve të fundit kanë kontribuar në rrëfimin e historisë bashkëkohore të Shqipërisë përmes ekspozitave të vizituara nga qindra mijëra njerëz; nga ana tjetër është një arkiv online që ka ditur të ruajë dhe të bëjë të aksesueshme një sasi të jashtëzakonshme materialesh historike, shpeshherë të pabotuara më parë.

Kujtesa përbën një nga pasuritë më të çmuara të një kombi. Pa njohjen e së kaluarës së tij, asnjë vend nuk mund ta kuptojë plotësisht të tashmen dhe as të imagjinojë të ardhmen. Në këtë kuptim, integrimi i Memorie.al në projektin kulturor të Bunk’Art përfaqëson një investim të mëtejshëm në mbrojtjen e kujtesës kolektive dhe në përhapjen e njohurive historike.

Read more:Integrimi/ Rama nga Tokyo: Të martën konferenca ndërqeveritare, do të ‘martohemi’ me BE

Pas këtij bashkimi, Dashnor Kaloçi dhe Ivi Kaloçi do të vazhdojnë punën e tyre të vyer kërkimore, mbledhëse dhe dokumentuese, e cila i ka mundësuar Memorie.al të shndërrohet me kalimin e viteve në një pikë referimi për studiuesit, gazetarët dhe të apasionuarit pas historisë. Të dy do t’i bashkohen gjithashtu grupit kërkimor të Bunk’Art, duke punuar përkrah një ekipi që përfshin tashmë gazetarë dhe historianë me përvojë të njohur, duke nisur nga Admirina Peçi dhe, së fundmi, Kastriot Dervishi. Në drejtimin e projektit, si kurator i përgjithshëm, do të vazhdojë të jetë gazetari Carlo Bollino.

Read more:Asociacioni i Gazetarëve kërkon më shumë siguri për gazetarët në protestë: Po përballen me sulme e kërcënime, policia të marrë masa

“Jam i lumtur dhe i emocionuar që rikthehem të punoj me Dashnor Kaloçin, me të cilin kemi shkruar faqe të rëndësishme të historisë së gazetarisë shqiptare në Gazeta Shqiptare të viteve të para të tranzicionit”, – komenton Carlo Bollino. “Memorie.al është tashmë një pikë referimi e çmuar për këdo që dëshiron të thellohet në historinë e vendit dhe integrimi i saj në projektin Bunk’Art nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të pasurojë të dyja palët. Dy muzetë Bunk’Art po kalojnë një fazë zhvillimi të rëndësishëm: pas bashkimit me Memorie.al po punojmë për instalacione të reja që janë në përgatitje e sipër, disa prej të cilave do të jenë vërtet befasuese dhe që shpresojmë t’i hapim për publikun që në ditët e para të korrikut.”

“Ky bashkim strategjik synon të bëjë bashkë hulumtimin e gjerë arkivor të Memorie.al me infrastrukturën dhe eksperiencën muzeale të Bunk’Art, duke krijuar një qendër edhe më të fuqishme për dokumentimin e periudhës së komunizmit në Shqipëri”, – komenton Dashnor Kaloçi. “Përmes këtij bashkimi, publiku do të përfitojë nga një qasje më e integruar ndaj dëshmive, dokumenteve ekskluzive dhe materialeve multimediale, duke e kthyer këtë projekt të përbashkët në një pikë kryesore referimi për historinë bashkëkohore shqiptare.”

Read more:Carlo Bollino: Drejtësia e Robespierre apo ajo e Beccaria-s? Pas skenës së Ilir Metës në kafaz, në cilën anë janë SPAK dhe Shqipëria?

Objektivi i përbashkët është forcimi i mëtejshëm i kërkimit historik, zgjerimi i arkivave të disponueshme për publikun dhe vazhdimi i ndërtimit të një ure mes kujtesës dhe së ardhmes, në mënyrë që ngjarjet që kanë shënuar rrugëtimin e Shqipërisë të njihen, të kuptohen dhe t’u transmetohen brezave që do të vijnë.

Lexo edhe
Sociale

Shqiptarët shohin më pak në Europë TV dhe video online, interes vetëm për lojëra e lajme

Sociale

Media ruse: Një kombinim të historisë dhe kulturës, Tirana zgjedhja ekonomike për një udhëtim në Evropë

Tags: #Admirina Peçi #bunkart #carlo bollino #Dashnor Kaloçi #Fotografi #Gazetarët #Integrimi #kastriot dervishi #memorie

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shqiptarët shohin më pak në Europë TV dhe video online, interes vetëm për lojëra e lajme
  • Media ruse: Një kombinim të historisë dhe kulturës, Tirana zgjedhja ekonomike për një udhëtim në Evropë
  • ‘Studiues i etnologjisë dhe antropologjisë shqiptare’, shuhet në moshën 88-vjeçare akademiku Mark Tirta
  • I mbushur me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve shqiptare (VIDEO)
  • Qytetet më të ‘shkreta’, Korça mbi 80% të territorit pa banorë! Durrësi vetëm 20,6%
Nga të njëjtat tag-e
  • Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë, e mbrojti ndërkombëtarisht
  • ‘Territorialja’/ Sulmohen gazetarët gjatë protestës në Maliq, mes tyre edhe korrespondenti i Report Tv! Aktivisti i Lapajt i pengon gjatë detyrës: Shporruni, i shërbeni sistemit (VIDEO)
  • Qytetet shqiptare do të kenë për herë të parë modele 3D, nis projekti i fotografimit nga ajri i territorit të Shqipërisë
  • Liria e medias, AGSH publikon raportin: 31 raste sulmesh në gjashtë muajt e parë të 2026! Protestat, ambiente jo të sigurta për gazetarët
  • “Rama zbuloi se 40 % të aksioneve të kompanisë turke janë për të dhe Ballukun”/ Berisha për aeroportin e Vlorës: Janë aksionerët e vërtetë, përcaktuan për veten 130 mln euro bileta të munguara
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 16 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 16 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 13 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Tiranë/ Plagosi me thikë administratorin e pallatit ku banonte, arrestohet 35-vjeçari (EMRI+VIDEO) 7 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Shqiptarët shohin më pak në Europë TV dhe video online, interes vetëm për lojëra e lajme

Shqiptarët shohin më pak në Europë TV dhe video online, interes vetëm për lojëra e lajme Shqipëria është…

• 1 orë më parë • 7 min lexim
Sociale

Media ruse: Një kombinim të historisë dhe kulturës, Tirana zgjedhja ekonomike për një udhëtim në Evropë

Tirana po fiton terren si një nga destinacionet evropiane më të përshtatshme për turistët me buxhet të kufizuar,…

• 1 orë më parë • 5 min lexim
Sociale

‘Studiues i etnologjisë dhe antropologjisë shqiptare’, shuhet në moshën 88-vjeçare akademiku Mark Tirta

Është shuar në moshën 88-vjeçare akademiku emeritus Mark Tirta. Lajmi u bë me dije nga Akademia e Shkencave.…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by