Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Siguria kibernetike, qeveria shumëfishon gjobat për shkeljet, deri në 100 mijë euro dënim kujt nuk raporton dhe zbaton masat kundër hakerave
Kronikë

Siguria kibernetike, qeveria shumëfishon gjobat për shkeljet, deri në 100 mijë euro dënim kujt nuk raporton dhe zbaton masat kundër hakerave

• 24 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mosraportimi i një sulmi kibernetik, fshehja e të dhënave mbi infrastrukturat digjitale apo neglizhimi i masave të sigurisë mund t’u kushtojë operatorëve deri në 10 milionë lekë gjobë. Kjo parashikohet në projektligjin e ri “Për sigurinë kibernetike” i hedhur për konsultim publik, i cili ashpërson masat ndëshkuese dhe zgjeron kompetencat e institucioneve përgjegjëse.

Sipas draftit, gjobat për një sërë shkeljesh do të rriten deri në 10 herë krahasuar me legjislacionin aktual. Konkretisht, raportimi i pasaktë i infrastrukturave kritike ose mosdeklarimi i pikave të kontaktit do të ndëshkohet me gjoba nga 2 deri në 4 milionë lekë të reja, nga 200-400 mijë lekë që janë aktualisht.

Read more:Amnistia drejt miratimit, qeveria përgatit ndryshime, më shumë të dënuar pritet të përfitojnë

Ndërkohë, operatorët që nuk zbatojnë masat korrigjuese të kërkuara nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike apo nuk ndërmarrin veprime për bllokimin e kërcënimeve, rrezikojnë penalitete deri në 10 milionë lekë, ose më shumë se 100 mijë euro.

Projektligji sjell edhe detyrime të reja për operatorët e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme. Ata do të duhet të vetëdeklarojnë masat e sigurisë kibernetike që zbatojnë, si dhe të raportojnë në detaje mënyrën e hostimit dhe administrimit të sistemeve të tyre, përfshirë vendndodhjen fizike të infrastrukturës dhe përdorimin e shërbimeve cloud. Mosdorëzimi në afat i këtyre deklarimeve do të ndëshkohet me 5 milionë lekë gjobë (mbi 50 mijë euro), ndërsa deklarimet e pasakta me deri në 3 milionë lekë.

Read more:Bashkimi Evropian gjobit kompaninë “Temu” me 200 milionë euro, lejoi shitjen e produkteve të rrezikshme

Një tjetër risi e rëndësishme është forcimi i rolit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. AKSK do të marrë kompetenca të reja, duke përfshirë mbrojtjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe grupeve vulnerabël në hapësirën kibernetike.

Për herë të parë, AKSK do të pajiset edhe me atributet e Policisë Gjyqësore për hetimin teknik të incidenteve kibernetike, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Ndërkohë, për të rritur kapacitetet parandaluese, do të krijohet Grupi Ndërinstitucional i Inteligjencës Kibernetike, i përbërë nga përfaqësues të institucioneve kryesore të sigurisë dhe mbrojtjes në vend.

Read more:Mediat e huaja jehonë protestave masive antiqeveritare në Shqipëri/ “Paga mjerane dhe korrupsion, pse shqiptarët protestojnë kundër Edi Ramës”

Sipas relacionit shoqërues, ngritja dhe funksionimi i strukturave të reja, përfshirë CSIRT-et sektoriale, ekipe të përgjigjes ndaj incidenteve të sigurisë kibernetike, do të ketë një kosto vjetore prej 350-450 milionë lekësh. Për vitin 2026, shpenzimet parashikohen në nivelin 120-150 milionë lekë dhe do të mbulohen nga buxhetet ekzistuese të institucioneve.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarret, 4 vatra aktive/ Plagoset gjatë operacionit ushtari në Mirditë, dërgohet te ‘Trauma’! Përmirësohet situata në Gojan të Pukës, rikthehen banorët e evakuuar! (VIDEO)

Kronikë

Zjarret, 4 vatra aktive/ Plagoset gjatë operacionit ushtari në Mirditë, dërgohet te ‘Trauma’! Përmirësohet situata në Gojan të Pukës, rikthehen banorët e evakuuar! (VIDEO)

Tags: #AKSK #euro #Gjoba #Kryesore #projektligji #qeveria #Shpenzimet #Siguria #sulmet kibernetike

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarret, 4 vatra aktive/ Plagoset gjatë operacionit ushtari në Mirditë, dërgohet te ‘Trauma’! Përmirësohet situata në Gojan të Pukës, rikthehen banorët e evakuuar! (VIDEO)
  • Zjarret, 4 vatra aktive/ Plagoset gjatë operacionit ushtari në Mirditë, dërgohet te ‘Trauma’! Përmirësohet situata në Gojan të Pukës, rikthehen banorët e evakuuar! (VIDEO)
  • Zjarret, 4 vatra aktive/ Plagoset gjatë operacionit ushtari në Mirditë, dërgohet te ‘Trauma’! Përmirësohet situata në Gojan të Pukës, rikthehen banorët e evakuuar! (VIDEO)
  • ‘I gjithë sherri jashtë lokalit minutë pas minute’, Report Tv siguron pjesë nga dosja e vrasjes së portugezit te ‘Principotes’ në Ksamil! I riu u fut në det për të shpëtuar
  • Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës (FOTOT)
Nga të njëjtat tag-e
  • 23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët kundërshtojnë projektin “Mazniku” për bashkimin me Lushnjën
  • “Ju erdhi fundi!”-Vijon marshimi i protestuesve në Tiranë
  • “Rama në burg, Berisha në burg”! Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, brohoritje në kor kundër qeverisë
  • Dita e 84-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë
  • 84 ditë ‘Revolucion Flamingo’! Shqiptarët nuk heqin dorë, mblidhen në sheshin “Skënderbej”. Përsëriten thirrjet për largimin e Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Përplasja me Arjan Konomin/ Rama: Ka edhe një video tjetër. Bën viktimën e dhunuar, por shau si i përdalë dhe shfrenoi fantazinë 34 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 11 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja e portugezit te ‘Principotes’ në Ksamil, autori Sokrat Vata dhe 10 të tjerët dalin në Gjykatë për masën e sigurisë (VIDEO) 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 10 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Cinik”/ Tedi Blushi reagon pas deklaratës së Ramës: Shqipëria digjet, ai tallet me Pustecin. Po mbjell përçarje ndëretnike 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, mblidhen sot para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen! 9 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- Nga dorëheqja e panegociueshme e Ramës te qeveria teknike, protestuesit ripërsërisin kërkesat kryesore në revoltën e 83-të 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarret, 4 vatra aktive/ Plagoset gjatë operacionit ushtari në Mirditë, dërgohet te ‘Trauma’! Përmirësohet situata në Gojan të Pukës, rikthehen banorët e evakuuar! (VIDEO)

Zjarret në vend mbeten një problematikë edhe këtë të shtunë. Gjatë ditës së sotme janë raportuar 11 vatra…

• 8 orë më parë • 10 min lexim
Kronikë

Zjarret, 4 vatra aktive/ Plagoset gjatë operacionit ushtari në Mirditë, dërgohet te ‘Trauma’! Përmirësohet situata në Gojan të Pukës, rikthehen banorët e evakuuar! (VIDEO)

Zjarret në vend mbeten një problematikë edhe këtë të shtunë. Gjatë ditës së sotme janë raportuar 11 vatra…

• 12 orë më parë • 9 min lexim
Kronikë

Zjarret, 4 vatra aktive/ Plagoset gjatë operacionit ushtari në Mirditë, dërgohet te ‘Trauma’! Përmirësohet situata në Gojan të Pukës, rikthehen banorët e evakuuar! (VIDEO)

Zjarret në vend mbeten një problematikë edhe këtë të shtunë. Gjatë ditës së sotme janë raportuar 11 vatra…

• 12 orë më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by