Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Biznesi po humbet besimin tek institucionet”/ Luan Baçi për raporton e Dhomës Amerikane të Tregtisë: Aktakuzë ndaj keqqeverisjes që po shkatërron ekonominë
Politikë

“Biznesi po humbet besimin tek institucionet”/ Luan Baçi për raporton e Dhomës Amerikane të Tregtisë: Aktakuzë ndaj keqqeverisjes që po shkatërron ekonominë

• 25 Qershor, 2026 • 7 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, ka reaguar në lidhje me raportin e Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Ai e ka quajtur raportin si një nga aktakuzat më të rënda që i është bërë ndonjëherë modelit ekonomik dhe qeverisjes së vendit.

“Ky është një sinjal alarmi që tregon qartë se biznesi po humbet besimin tek institucionet, tek tregu dhe tek drejtimi ekonomik i Shqipërisë. Edhe më shqetësues është fakti se vetë sipërmarrjet që operojnë në vend rendisin si problemet kryesore monopolin dhe konkurrencën e pandershme, burokracinë qeveritare, klimën politike, ekonominë informale dhe korrupsionin. Kjo nuk është thjesht një statistikë. Ky është një dënim i qartë për modelin e ndërtuar nga qeveria gjatë viteve të fundit”, shkruan ai.

Reagimi i plotë:

Raporti më i fundit i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, (AmCham Business Index 2025-2026), përbën një nga aktakuzat më të rënda që i është bërë ndonjëherë modelit ekonomik dhe qeverisjes së vendit. Për herë të parë pas disa vitesh, indeksi i besimit të biznesit ka pësuar një rënie të fortë, duke zbritur në vetëm 40.34 pikë nga 100. Ky është një sinjal alarmi që tregon qartë se biznesi po humbet besimin tek institucionet, tek tregu dhe tek drejtimi ekonomik i Shqipërisë.

Read more:Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore

Edhe më shqetësues është fakti se vetë sipërmarrjet që operojnë në vend rendisin si problemet kryesore monopolin dhe konkurrencën e pandershme, burokracinë qeveritare, klimën politike, ekonominë informale dhe korrupsionin. Kjo nuk është thjesht një statistikë. Ky është një dënim i qartë për modelin e ndërtuar nga qeveria gjatë viteve të fundit.

Kur biznesi e konsideron monopolin dhe konkurrencën e pandershme si problemin numër një në Shqipëri, kjo do të thotë se tregu nuk funksionon më sipas meritës, por sipas privilegjit. Do të thotë se sipërmarrësit e ndershëm po përballen çdo ditë me klientelizëm, favorizime dhe një sistem që shpërblen ata që janë pranë pushtetit. Kjo është arsyeja pse sot flitet gjithnjë e më shumë për kapjen e ekonomisë dhe deformimin e konkurrencës së lirë.

Kur paratë e pista injektohen në ekonomi dhe depërtojnë në sektorët më të rëndësishëm të biznesit, nuk mund të flasim më për ekonomi të shëndetshme dhe as për qeverisje të përgjegjshme. Mund të flasim vetëm për një strukturë të korruptuar që ka përvetësuar ekonominë, ka grabitur pronat publike dhe private, ka dëmtuar zonat e mbrojtura, ka varfëruar qytetarët dhe ka detyruar mijëra shqiptarë të largohen nga vendi i tyre.

Read more:Sërish tensione në aeroportin e Vlorës, ‘2A Group’ e Valon Ademit bllokon hyrjen për punonjësit e Pacollit, vendos kamionë te dera

Një shqetesim I madh eshte përkeqësim dramatik i klimës politike, rënien më të madhe të regjistruar ndër të gjithë treguesit e matur. Ky është një mesazh i qartë se biznesi e konsideron situatën politike si një faktor gjithnjë e më të rrezikshëm për investimet, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë e kapitalit.

Po aq alarmant është përkeqësimi i perceptimit për korrupsionin. Në vend që të kishte progres në luftën kundër këtij fenomeni, biznesi raporton më shumë pasiguri dhe më pak besim tek institucionet. Ndërkohë, burokracia shtetërore vazhdon të mbetet një nga pengesat më të mëdha për aktivitetin ekonomik. Shteti nuk perceptohet si partner i biznesit, por si barrë, pengesë dhe burim pasigurie.

Shqetësim serioz eshte përkeqësimi i marrëdhënieve të biznesit me pushtetin vendor, administratën tatimore, ministritë, doganat dhe sistemin e drejtësisë. Kjo tregon se institucionet publike po humbasin besueshmërinë pikërisht tek ata që krijojnë vende pune, investojnë dhe mbajnë në këmbë ekonominë shqiptare.

Read more:Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit, CNN: Netanyahu po mundohet të ndikojë te memorandumi, nuk ka besim te Teherani

Po aq domethënës është fakti se bizneset raportojnë rënie të perceptimit për performancën e ekonomisë shqiptare, për infrastrukturën dhe për kërkesën e brendshme në treg. Kjo tregon qartë se propaganda e përditshme e qeverisë për sukses ekonomik nuk përputhet me realitetin që përjeton sektori privat dhe qytetarët shqiptarë.

Sot kemi një qeveri që flet për investime strategjike, ndërsa biznesi flet për monopole. Qeveria flet për reforma, ndërsa biznesi flet për burokraci. Qeveria flet për rritje ekonomike, ndërsa biznesi flet për korrupsion, pasiguri dhe mungesë konkurrence të ndershme. Kjo është diferenca mes propagandës dhe realitetit.

Të dashur qytetarë,

Ajo që po paraqes sot nuk është retorikë politike dhe as deklaratë e opozitës. Është vlerësimi i një prej komuniteteve më serioze dhe më të rëndësishme të biznesit në Shqipëri, ku bëjnë pjesë kompani vendase dhe ndërkombëtare që investojnë, punësojnë dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në ekonominë e vendit.

Read more:Administrata Doganore, përmirësohet performanca, rriten të ardhurat

Prandaj qeveria nuk mund të fshihet më pas propagandës, statistikave të manipuluara dhe fasadës së suksesit. Faktet flasin vetë. Kur investitorët humbasin besimin, humbet ekonomia. Kur biznesi përballet me pabarazi dhe padrejtësi, humbet konkurrenca. Kur korrupsioni dhe monopoli zëvendësojnë tregun e lirë, humbet e ardhmja e Shqipërisë.

Kjo është edhe arsyeja pse prej 25 ditësh qytetarët shqiptarë janë ngritur në protesta. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, lufta kundër klientelizmit, kërkesa për arsim dhe shëndetësi me standarde perëndimore, si dhe mbrojtja e pronës publike dhe interesit kombëtar janë në qendër të kërkesave të tyre.

Por për të ndryshuar realitetin e sotëm duhet të largohet shkaktari kryesor i kësaj gjendjeje. Duhet të largohet një orë e më parë Kryeministri Edi Rama dhe modeli i tij i qeverisjes që ka prodhuar korrupsion, pabarazi, kapje të shtetit dhe rrënim të konkurrencës së lirë.

Read more:Bie klima e biznesit, AMCHA: Korrupsioni, burokracia dhe mungesa e stafit frenojnë investimet

Pikërisht për këtë arsye protestat qytetare janë sot zhvillimi më pozitiv dhe më shpresëdhënës për vendin. Ato tregojnë se Shqipëria ende ka energjinë dhe vullnetin për të ndryshuar. Ato tregojnë se qytetarët nuk janë dorëzuar përballë padrejtësisë dhe keqqeverisjes. Prandaj këto protesta duhet të mbështeten, të inkurajohen.

Shqipëria ka nevojë për një model të ri qeverisjeje, ku sundimi i ligjit, konkurrenca e ndershme, lufta reale kundër korrupsionit, mbrojtja e pronës dhe mbështetja për sipërmarrjen të jenë prioritete kombëtare dhe jo slogane propagandistike.

Koha e justifikimeve ka mbaruar. Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë është një kambanë alarmi që dëshmon se ekonomia shqiptare po paguan çdo ditë faturën e korrupsionit, klientelizmit dhe keqqeverisjes. Shqipëria meriton më shumë. Shqiptarët meritojnë më shumë. Dhe ky ndryshim nuk mund të presë më.

Lexo edhe
Politikë

“Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë

Politikë

Revolta e 127 kundër qeverisë/ Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesat, kërkojnë largimin e kryeministrit

Tags: #Aktakuzë #Besim #Bizneset #Biznesi #doganat #E ardhmja #Edi Rama #Ekonomi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë
  • Revolta e 127 kundër qeverisë/ Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesat, kërkojnë largimin e kryeministrit
  • “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar
  • “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë
  • “SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie
Nga të njëjtat tag-e
  • “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë
  • Revolta e 127 kundër qeverisë/ Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesat, kërkojnë largimin e kryeministrit
  • “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor 70 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH 6 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Sociale Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë 3 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Sociale Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë 1 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë

Protestuesit vazhdojnë që të marshojnë drejt Kryeministrisë. Ata bëjnë thirrje të ndryshme kundër qeverisë. “Sazani, Zvërneci në fyt…

• 14 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Revolta e 127 kundër qeverisë/ Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesat, kërkojnë largimin e kryeministrit

Ka nisur protesta e 127-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protesta vjen pas më shumë se katër…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar

Analisti Aulon Kalaja ka komentuar situatën politike në vend, duke u ndalur te protestat qytetare kundër qeverisë dhe…

• 3 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by