Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Ndoten ujërat e plazhit të Potamit, Bashkia e Himarës: Kemi marrë mostra për të përcaktuar shkakun (VIDEO)
Sociale

Ndoten ujërat e plazhit të Potamit, Bashkia e Himarës: Kemi marrë mostra për të përcaktuar shkakun (VIDEO)

• 26 Qershor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

HIMARË– Prej të paktën katër ditësh, pushuesit e Himarës po përballen me ndotjen e vijës bregdetare. Vetë pushuesit kanë denoncuar ndotjen duke sjellë pamje në redaksinë e Report Tv, në të cilat duket se si uji në plazhin e Potamit ka marrë një ngjyrë të jeshilët.

Ndërkohë, në një reagim, Bashkia e Himarës thotë se po e ndjek situatën dhe se janë marrë mostra për të përcaktuar shkakun e ndotjes.

Po ashtu, Bashkia thotë se Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura që shërben për qytetin e Himarës është plotësisht funksional dhe vijon të operojë normalisht.

Read more:Lugina e Valbonës, destinacion i preferuar i çdo stine! Turistë nga Zelanda e Re, Skocia e SHBA zgjedhin Alpet Shqiptare: Mikpritje e mrekullueshme, do të rikthehemi!

Reagimi i Bashkisë së Himarës

Në lidhje me pretendimet e ngritura në media dhe rrjetet sociale mbi praninë e ujërave të ndotura në zonën e Potamit, Bashkia Himarë informon opinionin publik se situata po ndiqet me vëmendje dhe seriozitet të plotë nga të gjitha institucionet përgjegjëse.

Prej disa ditësh, Bashkia Himarë, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Ministrinë e Mjedisit, Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK), Agjencinë Kombëtare të Mjedisit (AKM), Task Forcën e AKUK-së, si dhe Task Forcën për Menaxhimin e Sezonit Turistik 2026, ndodhen në terren duke monitoruar nga afër situatën.

Në kuadër të këtyre verifikimeve janë marrë mostra për analizim nga institucionet kompetente, me qëllim identifikimin e plotë të fenomenit të raportuar dhe përcaktimin e masave të nevojshme për rikthimin e situatës në normalitet.

Read more:Përfshihet nga flakët kabina elektrike në fshatin Shkozë të Pukës, zjarri përhapet edhe në zonën pyjore përreth

Deri në përfundimin e analizave dhe verifikimeve teknike, çdo informacion lidhur me shkaqet e këtij fenomeni mbetet në nivel pretendimi dhe nuk ekziston ende një konkluzion zyrtar nga institucionet përgjegjëse.

Njëkohësisht, sqarojmë se Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura që shërben për qytetin e Himarës është plotësisht funksional dhe vijon të operojë normalisht, në përputhje me parametrat teknikë dhe standardet e përcaktuara për këtë kategori infrastrukture. Bazuar në monitorimet dhe të dhënat e disponueshme deri në këtë moment, nuk është konstatuar asnjë problematikë në funksionimin e impiantit që mund të lidhet me pretendimet e ngritura.

Bashkia Himarë siguron qytetarët, pushuesit dhe bizneset turistike se situata po trajtohet me përgjegjësi të plotë institucionale dhe se çdo masë e nevojshme do të ndërmerret menjëherë pas daljes së rezultateve të analizave dhe rekomandimeve të strukturave teknike përgjegjëse.

Read more:LIVE-Kryeministri i postoi foton/ Erlis Sina i përgjigjet sërish Ramës: Nuk jam miku yt, se je shkaktar i halleve të mia! Do të japësh llogari për çdo qindarkë të vjedhur

Bashkia Himarë do të vijojë të informojë publikun me transparencë të plotë mbi çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me këtë çështje.

Ruajtja e cilësisë së ujërave detare, mbrojtja e mjedisit dhe garantimi i sigurisë së pushuesve mbeten prioritete absolute për Bashkinë Himarë dhe institucionet e përfshira në monitorimin dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik 2026.

Lexo edhe
Sociale

Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin

Sociale

Me batanije e mbulesa me vete, një grup protestuesish e gdhijnë te kryeministria

Tags: #Bizneset #Himarë #Mbrojtja #Mbrojtja e mjedisit #media #ndotje #Reagim #report tv #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin
  • Me batanije e mbulesa me vete, një grup protestuesish e gdhijnë te kryeministria
  • Mot i kthjellët dhe vranësira në pjesën më të madhe të vendit, reshjet në zonat malore ndërpriten pasdite
  • Kadastra nis legalizimet në zonat përgjatë hekurudhës Durrës-Tiranë, parashikohet trajtimi i 500 objekteve
  • Nis konsultimi publik për rivitalizimin e Kalasë së Elbasanit, kryebashkiaku: Do ta kthejmë në zemrën ekonomike dhe magnetin e turizmit të qytetit
Nga të njëjtat tag-e
  • Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, Policia rrethon zonën
  • Aeroporti i Vlorës/ Pas tensioneve, punonjësit e ‘Mabco’ drejt rikthimit në kantier
  • “Si në kohën e Enver Hoxhës, kemi një parti-shtet”/ Ndregjoni në mbështetje të protestave kundër Ramës: Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në Europë
  • Nis konsultimi publik për rivitalizimin e Kalasë së Elbasanit, kryebashkiaku: Do ta kthejmë në zemrën ekonomike dhe magnetin e turizmit të qytetit
  • SMS erotike në punë, ILD: Të shkarkohet anëtari i KLP Olger Eminaj
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë 25 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Rama bën sikur nuk e kupton se e ka opinionin publik kundër”. Ngjela: Të japë dorëheqjen, po dëmton Shqipërinë 26 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Ish-zëdhënësi i Nanos, Thoma Gëllçi në krah të Ilir Zelës: Maskat ranë, Edi Rama ua ka borxh socialistëve dorëheqjen! 22 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Kryeministri i ofendoi protestuesit me sharje “f*ck you”/ “Dosje kundër tij po vijnë nga BE”, deputeti Alizoti: Dy arsyet pse Rama u degjenerua përballë protestës 19 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Protesta në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë në shi, përsëriten kërkesat drejtuar Ramës: Jep dorëheqjen 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Themeluesi i FRESSH godet Ramën, Ilir Zela: Kriminalizoi Kuvendin e emëroi horra në qeveri! Ja pse socialistët e vërtetë janë në protestë 15 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Kryeministria plot, shqiptarët thirrje për dorëheqje/ “Duhet të hapim GoFundMe për të shpëtuar sepse në spitale nuk ka ilaçe”, protestuesja apel Evropës: Bëhuni me popullin dhe jo me autokratin! 14 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë E quajti “agjent iranian” dhe “gjysmë taleban”, Dritan Goxhaj i përgjigjet sulmeve të Ramës: Je njeriu më në hall sot në Shqipëri! Pronar i këtij vendi është populli! 12 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin

Pushimet e ëndrrave nuk kërkojnë domosdoshmërisht një buxhet të madh. Sipas revistës amerikane “Quartz”, duke zgjedhur destinacionin e…

• 1 orë më parë • 4 min lexim
Sociale

Me batanije e mbulesa me vete, një grup protestuesish e gdhijnë te kryeministria

Skenari i përsëritur i ditëve të shkuara ka vijuar edhe mëngjesin e së premtes: një grup protestuesish, rreth…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Mot i kthjellët dhe vranësira në pjesën më të madhe të vendit, reshjet në zonat malore ndërpriten pasdite

Ditën e premte vendi do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by