Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Ndoten ujërat e plazhit të Potamit, Bashkia e Himarës: Kemi marrë mostra për të përcaktuar shkakun (VIDEO)
Sociale

Ndoten ujërat e plazhit të Potamit, Bashkia e Himarës: Kemi marrë mostra për të përcaktuar shkakun (VIDEO)

• 26 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

HIMARË– Prej të paktën katër ditësh, pushuesit e Himarës po përballen me ndotjen e vijës bregdetare. Vetë pushuesit kanë denoncuar ndotjen duke sjellë pamje në redaksinë e Report Tv, në të cilat duket se si uji në plazhin e Potamit ka marrë një ngjyrë të jeshilët.

Ndërkohë, në një reagim, Bashkia e Himarës thotë se po e ndjek situatën dhe se janë marrë mostra për të përcaktuar shkakun e ndotjes.

Po ashtu, Bashkia thotë se Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura që shërben për qytetin e Himarës është plotësisht funksional dhe vijon të operojë normalisht.

Read more:Lugina e Valbonës, destinacion i preferuar i çdo stine! Turistë nga Zelanda e Re, Skocia e SHBA zgjedhin Alpet Shqiptare: Mikpritje e mrekullueshme, do të rikthehemi!

Reagimi i Bashkisë së Himarës

Në lidhje me pretendimet e ngritura në media dhe rrjetet sociale mbi praninë e ujërave të ndotura në zonën e Potamit, Bashkia Himarë informon opinionin publik se situata po ndiqet me vëmendje dhe seriozitet të plotë nga të gjitha institucionet përgjegjëse.

Prej disa ditësh, Bashkia Himarë, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Ministrinë e Mjedisit, Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK), Agjencinë Kombëtare të Mjedisit (AKM), Task Forcën e AKUK-së, si dhe Task Forcën për Menaxhimin e Sezonit Turistik 2026, ndodhen në terren duke monitoruar nga afër situatën.

Në kuadër të këtyre verifikimeve janë marrë mostra për analizim nga institucionet kompetente, me qëllim identifikimin e plotë të fenomenit të raportuar dhe përcaktimin e masave të nevojshme për rikthimin e situatës në normalitet.

Read more:Përfshihet nga flakët kabina elektrike në fshatin Shkozë të Pukës, zjarri përhapet edhe në zonën pyjore përreth

Deri në përfundimin e analizave dhe verifikimeve teknike, çdo informacion lidhur me shkaqet e këtij fenomeni mbetet në nivel pretendimi dhe nuk ekziston ende një konkluzion zyrtar nga institucionet përgjegjëse.

Njëkohësisht, sqarojmë se Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura që shërben për qytetin e Himarës është plotësisht funksional dhe vijon të operojë normalisht, në përputhje me parametrat teknikë dhe standardet e përcaktuara për këtë kategori infrastrukture. Bazuar në monitorimet dhe të dhënat e disponueshme deri në këtë moment, nuk është konstatuar asnjë problematikë në funksionimin e impiantit që mund të lidhet me pretendimet e ngritura.

Bashkia Himarë siguron qytetarët, pushuesit dhe bizneset turistike se situata po trajtohet me përgjegjësi të plotë institucionale dhe se çdo masë e nevojshme do të ndërmerret menjëherë pas daljes së rezultateve të analizave dhe rekomandimeve të strukturave teknike përgjegjëse.

Read more:LIVE-Kryeministri i postoi foton/ Erlis Sina i përgjigjet sërish Ramës: Nuk jam miku yt, se je shkaktar i halleve të mia! Do të japësh llogari për çdo qindarkë të vjedhur

Bashkia Himarë do të vijojë të informojë publikun me transparencë të plotë mbi çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me këtë çështje.

Ruajtja e cilësisë së ujërave detare, mbrojtja e mjedisit dhe garantimi i sigurisë së pushuesve mbeten prioritete absolute për Bashkinë Himarë dhe institucionet e përfshira në monitorimin dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik 2026.

Lexo edhe
Sociale

‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’

Sociale

Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën

Tags: #Bizneset #Himarë #Mbrojtja #Mbrojtja e mjedisit #media #ndotje #Reagim #report tv #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
  • Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën
  • 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës
  • Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO)
  • Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën
  • 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 5 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm 2 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Sociale Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në platformën ‘MICHELIN Guide’ gjenden 20 sipërmarrje shqiptare, të përzgjedhura nga i…

• 15 minuta më parë • 1 min lexim
Sociale

Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën

Pas një dite me reshje intensive, këtë të diel qetësohet moti. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Sociale

68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës

Kur bie nata, në strehën e Feim Musait në Çukë të Sarandës nuk ndizet asnjë dritë. Prej 8…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by