Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Fluturimet sekrete në Izrael, kush e pagoi avionin privat? Media izraelite: Marrëdhënia e Ramës me biznesmenin Ron Yeffet në qendër të akuzave për projektin “Kayo”!
Politikë

Fluturimet sekrete në Izrael, kush e pagoi avionin privat? Media izraelite: Marrëdhënia e Ramës me biznesmenin Ron Yeffet në qendër të akuzave për projektin “Kayo”!

• 28 Qershor, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Yeffet nuk është i vetmi i njohur i Ramës në komunitetin e biznesit në Izrael. Biznesmeni Sani Sanilevich, i cili shërben si Konsull Nderi i Shqipërisë në Izrael, është gjithashtu i afërt me të dhe është aktiv në Shqipëri, ku po punon për ngritjen e një spitali.

Gjatë vizitës së fundit të Ramës në Izrael, pesë muaj më parë, ai ishte mysafir i Sanilevich. Rama udhëtoi drejt Izraelit me një avion të marrë me qira kundrejt pagesës nga partneri i biznesit të Sanilevich, biznesmeni Tzachi Nachmias.

Një hetim i publikuar nga media shqiptare Reporter.al zbuloi se fluturimi drejt Izraelit nuk ishte paguar nga qeveria shqiptare. Rama shpjegoi se vizita e tij në Izrael përfshinte “elemente që lidhen me sigurinë”, megjithatë mbetet e panjohur se kush e pagoi përfundimisht fluturimin.

Read more:“Protesta duhet të ndryshojë qeverinë”/ Kikia: Detyra e qeverisë tranzitore është reforma e thellë elektorale. Kryeministrin e ri e përcakton vota e lirë

Rama është një mysafir i shpeshtë në pronën e madhe të Yeffet në Shqipëri, ndërsa Yeffet ka interesa biznesi në fushën e pasurive të paluajtshme, infrastrukturës dhe mbrojtjes në vend. Më e rëndësishmja, një kompani në pronësi të Yeffet është partnere e kompanisë shtetërore shqiptare të mbrojtjes Kayo.

Yeffet bashkoi forcat me Kayo për të ngritur një fabrikë prodhimi në Shqipëri që prodhon automjete të blinduara, mjete zjarrfikëse, ambulanca dhe kamionë për mbledhjen e mbeturinave. Sipërmarrja e përbashkët i shet produktet e saj ministrive të qeverisë shqiptare, si edhe vendeve afrikane dhe shteteve të tjera anëtare të NATO-s.

Read more:Trump mbyll luftën me Iranin, por a dështoi strategjia e SHBA? Analiza e BBC: Marrëveshja po ekspozon kufijtë e fuqisë amerikane

Yeffet nuk është e vetmja lidhje izraelite e Kayo-s. Në nëntorin e kaluar, Haaretz zbuloi se Elbit Systems do t’i furnizonte Shqipërisë sisteme të avancuara artilerie dhe dronë në bashkëpunim me Kayo-n, e cila do të ngrejë një fabrikë për prodhimin e këtyre sistemeve. Në prill të vitit 2025, media të huaja raportuan se Elbit do të krijonte një shkollë fluturimi në Shqipëri.

Marrëdhëniet e biznesit dhe partneritetet që përfshijnë Yeffetin, Ramën dhe qeverinë shqiptare kanë gjeneruar raportime të shumta në mediat shqiptare, të cilat kanë kritikuar dy burrat. Arben Ahmetaj, i cili shërbeu si zëvendëskryeministër i Shqipërisë deri në vitin 2022, deklaroi në një intervistë në janar të vitit 2026 se ai që e quajti “Projekti Kayo” ishte “një projekt korruptiv që përfshin transferimin e aseteve shtetërore shqiptare në duar private”.

Read more:Qytetarët 21 ditë në protestë/ Shqiptarë të diasporës vijnë në Tiranë, kërkesë Ramës: Jep dorëheqjen deri nesër! Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku del në shesh

Ahmetaj pretendoi gjithashtu se Yeffet kishte qenë i përfshirë në marrëdhënie biznesi me Air Albania dhe kishte kërkuar të blinte borxhin kombëtar të vendit. Në prill të këtij viti, Blend Këlliçi, shkoi edhe më tej. Ai deklaroi se fakti që kompania e Ron Yeffet, R&I Trading, akuzohet për mashtrim në një proces civil gjyqësor ende në zhvillim, “kërcënon pozicionin e Shqipërisë brenda NATO-s dhe sigurinë e të gjithë Aleancës së Atlantikut të Veriut”.

Ai i referohej një padie të depozituar në një gjykatë në Florida nga biznesmeni amerikan Mark Faist, i cili pretendon se Yeffet përdori marrëdhënien e tij me Ramën – madje i premtoi edhe një takim me kryeministrin – për ta mashtruar në lidhje me mundësitë e investimit të ofruara nga R&I.

Read more:Franca konfirmon rastin e parë me hantavirus

Deri më sot, këto akuza ndaj Yeffet nuk kanë çuar në ndonjë hetim zyrtar dhe është e dyshimtë që një proces civil në Florida, që përfshin vetëm disa milionë dollarë, mund të përbëjë ndonjë kërcënim për sigurinë e Shqipërisë, e aq më pak për NATO-n. Megjithatë, marrëdhënia e ngushtë mes biznesit dhe pushtetit politik që është zhvilluar mes Yeffet dhe Ramës mund të ndërthuret tani me protestat publike kundër projektit të Kushner dhe, në fund, të rrezikojë qëndrimin e Ramës në pushtet.

Vetë Yeffet u përgjigj në një bisedë me gazetën: “Nuk kam absolutisht asnjë lidhje me Air Albania. Figurave të opozitës në Shqipëri po më përdorin mua dhe biznesmenë të tjerë si mjete për të sulmuar dhe dëmtuar kryeministrin e tyre.”

Read more:U përpoq t’u ikte ‘Shqiponjave’, përplas 4 automjete! Shoferi në Durrës braktis makinën dhe ia mbath

Zyra e Qeverisë Shqiptare reagoi duke deklaruar: “Ka aq shumë pretendime absurde në diskursin publik në Shqipëri, sa t’u përgjigjesh secilit prej tyre jo vetëm që është e pamundur, por do të ishte vetë absurde. Kayo është një kompani shtetërore e krijuar sipas standardeve ndërkombëtare me qëllim bashkëpunimin me sektorin privat në interes publik. Akuzat ndaj saj tregojnë se sa lehtësisht përdoret sot fjala ‘korrupsion’. Ky term hidhet në qarkullim po aq lehtësisht sa t’i pyesësh dikë se çfarë ka ngrënë për drekë, ndërkohë që duhet të përdoret vetëm kur ekzistojnë fakte serioze dhe të besueshme që mbështesin një akuzë të tillë. Në rastin e Kayo-s, këto akuza janë plotësisht të pabazuara.”/reporter.al

Lexo edhe
Politikë

“Një muaj protestë në Tiranë”/ Televizioni publik gjerman, ZDF: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama!

Politikë

Korreshi ironi me bashkinë e Lushnjes: Na falni se ju prishëm plazhin, por qytetarët po mbyten nga mushkonjat dhe erë kërme

Tags: #arben ahmetaj #Automjete #avion #Biznesi #dronë #Florida #Fluturimi #Izrael

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Një muaj protestë në Tiranë”/ Televizioni publik gjerman, ZDF: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama!
  • Korreshi ironi me bashkinë e Lushnjes: Na falni se ju prishëm plazhin, por qytetarët po mbyten nga mushkonjat dhe erë kërme
  • “Masakër!”/ Ina Zhupa denoncon masakrën në Kanionin e Erzenit: Qeveria Rama po varros një tjetër perlë natyrore
  • “Për mua ke qenë gjithmonë besë dhe shpresë”/ Gjekmarkaj uron ish-deputetin e PD Mark Marku për 60-vjetorin: Intelektual i rrallë dhe ndër njerëzit më të ndershëm të këtij vendi
  • “Fuck You”/ Pas furtunës në rrjet Rama zbut deklaratën që dha për Financial Times: E keqja e madhe me shumë koka ka kapur për fyti protestën
Nga të njëjtat tag-e
  • Shkoi të kthente frigoriferin që s’punonte, klientja u mbajt 2 orë me forcë në dyqan, në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë
  • Parkime me pagesë në Durrës/ Banorët ngrihen në protestë përpara bashkisë: Tarifat të papërballueshme, është si gjobvënie me forcën e ligjit
  • Temperaturat e larta/ Fluks i lartë automjetesh në aksin Lezhë-Milot dhe në rrugën drejt Shëngjinit
  • Masat e sezonit turistik, kryepolici Hita: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë, patrullime në të gjithë vijën bregdetare! Lamallari: Sprova e shërbimit tuaj
  • “Dua të çoj zërat tuaj në Bruksel”/ Do t’i bashkohet protestave për dorëheqjen e Ramës, eurodeputetja gjermane: Qytetarët po mbrojnë demokracinë me vendosmëri mbresëlënëse
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama shiti 12 milje det, Butrintin dhe Vlorën”/ Malkaj: Të kalbet ai në burg, jo protestuesit! 75 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Politikë Letra e arkitektit holandez, Marsel Rupi “sfidë” Ramës: Jep dorëheqje e hyr në zgjedhje me qeveri teknike! Shihe sa “mbret” do të të bëjnë shqiptarët 37 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë U kthye në simbolin e rezistencës së ‘5 Majit’/ “Na nxorri nga banesat me dhunë në dimër, duhet të largohet një orë e më parë”/ Nënë Liza sfidon Ramën: Kush janë delet, burri del para popullit nuk fshihet! 24 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë Mithat Havari: Kur shemba parkun “Rinia” kisha përballë krimin e organizuar, Rama më futi miq, por e poshtërova. Kryeministri hajdut kontributesh! 20 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Protesta për dorëheqjen e Ramës/ “Bashkohen të gjithë dhe secili sjell potencialin e tij”, aktivistja Çepani: Ja çfarë mund të sigurojë qeveria teknike! 19 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Dorëheqja e Ramës, pikë e pa diskutueshme”/ Rreth një muaj revoltë qytetare, Andi Tepelena: Po punohet për një Asamble dhe Këshill vendimmarrës si do të vijojë protesta 19 lexime · 4 orë më parë
  7. 07
    Politikë 29 ditë revoltë për dorëheqjen e tij/ Rama sulmon sërish protestuesit: Po bëjnë inkuizicion ndaj “Albanian files”, sillen si në kohën e revolucionit kinez 15 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Një muaj protestë në Tiranë”/ Televizioni publik gjerman, ZDF: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama!

Televizioni publik gjerman ZDF i ka kushtuar vëmendje protestave që po zhvillohen në Shqipëri, duke raportuar se mijëra…

• 11 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Korreshi ironi me bashkinë e Lushnjes: Na falni se ju prishëm plazhin, por qytetarët po mbyten nga mushkonjat dhe erë kërme

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Lushnjës, Saimir Korreshi, ka denoncuar gjendjen që, sipas tij, është krijuar…

• 39 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Masakër!”/ Ina Zhupa denoncon masakrën në Kanionin e Erzenit: Qeveria Rama po varros një tjetër perlë natyrore

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka denoncuar shkatërrimin e Grykës së Skoranës në…

• 39 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by