Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Drejt fundit “me para në dorë”, ekspertët propozojnë heqjen e kartëmonedhave prerje të mëdha nga qarkullimi
Ekonomi

Drejt fundit “me para në dorë”, ekspertët propozojnë heqjen e kartëmonedhave prerje të mëdha nga qarkullimi

• 29 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shqipëria po hedh hapa të shpejtë drejt një ekonomie ku pagesat kryhen gjithnjë e më pak me para në dorë dhe më shumë në mënyrë digjitale.

Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se kalimi drejt një ekonomie plotësisht “cashless” kërkon jo vetëm teknologji moderne, por edhe ndryshime në kulturën financiare, infrastrukturën dhe kuadrin ligjor.

Në workshop-in e organizuar nga Akademia e Shkencave, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, paraqiti nëpërmjet shifrave rezultatet e deritanishme të ecurisë së vendit tonë në këtë drejtim.

Read more:Banjat e Benjës midis Haresë dhe rrënimit të natyrës shqiptare – Blog

“Numri i pagesave digjitale për frymë ka arritur në 29 në vit, nga vetëm 5 pagesa një dekadë më parë. Pagesat elektronike po rriten me rreth 25% çdo vit dhe tashmë përbëjnë pjesën më të madhe të pagesave të regjistruara në sistemet kombëtare. Ndërkohë, numri i kartave bankare në qarkullim ka arritur në 1.5 milionë dhe rrjeti i terminaleve POS po zgjerohet vazhdimisht në të gjithë vendin. Prioritet i infrastrukturës është implementimi i platformës kombëtare të pagesave të menjëhershme, e ndërtuar mbi modelin TIPS të eurozonës”, u shpreh guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Por përtej digjitalizimit, ekspertët e fushës kanë të tjera sugjerime në minimizimin e cash-it në ekonomi përmes ndryshimeve në strukturën e kartëmonedhave në qarkullim.

Read more:Studiuesit: Shqiptarët ruajnë vazhdimësi gjenetike ilire

“E para punës, të heqim dorë nga monedhat me denominime. Nuk ka pse të ketë kartëmonedha të denominuara 10 mijë lekë kur paga mesatare është 70 mijë lekë. Siç hoqi dorë Europa nga 500 euro, si Rezerva Federale nga dollari, dhe të shkojmë me denominime me shkallë të vogël. Nëse shkojmë drejt këtyre, e pamundësojmë nga pikëpamja logjistike përdorimin e parasë fizike”, tha eksperti i ekonomisë, Selman Xhepa.

Profesori Adrian Civici solli në vëmendje disa nga përvojat ndërkombëtare që janë shumë pranë zhdukjes së parasë fizike.

Read more:Sulm me armë ndaj kryebashkiakut në Turqi, qëllohet nga një person i maskuar dhe mbetet o plagosur

“Suedia kryeson renditjen globale, ku rreth 99 për qind e transaksioneve kryhen në mënyrë digjitale. Pas saj renditen Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar, Koreja e Jugut dhe Kenia, vende që kanë investuar prej vitesh në sisteme moderne pagesash dhe në përfshirjen financiare të qytetarëve”, tha Adrian Civici.

Megjithëse Shqipëria mbetet larg këtyre niveleve, Banka e Shqipërisë konfirmon se ritmi i rritjes së pagesave elektronike tregon se tranzicioni drejt një ekonomie me më pak para fizike ka nisur tashmë.

Lexo edhe
Ekonomi

Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro

Ekonomi

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Tags: #akademia e shkencave #Banka #Ekonomi #euro #Europa #gent sejko #Guvernatori #Koreja e jugut

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
  • Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
  • Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm
  • Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë
  • Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet
Nga të njëjtat tag-e
  • Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
  • Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm
  • Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 7 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 4 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Sociale Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro

Tatëpjeta e euros ka vijuar edhe më shumë në këtë fillim tetori, duke kapur kështu minimume të reja…

• 17 orë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Në rënie krahasuar me verën por në rritje në lidhje me 1 vit më parë, inflacioni në Shqipëri…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm

Çmimet në Shqipëri mund të marrin një tjetër hov në muajt e ardhshëm. Guvernatori Gent Sejko në konferencën…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by