Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Protesta e 31-të, pas tensioneve te Parlamenti, qytetarët mblidhen te Kryeministria
Kronikë

Protesta e 31-të, pas tensioneve te Parlamenti, qytetarët mblidhen te Kryeministria

• 30 Qershor, 2026 • 5 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pas protestave të dhunshme para Kuvendit gjatë paradites, edhe në ditën e 31-të qytetarët filluan të mblidheshin në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë.

lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 20:44

Tensione në turmën para Kryeministrisë, protesuesi lag me ujë një grua

1782845208_wfwqfewqfe.JPG

Tensione janë parë në turmën që është mbkedhur për të protestuar para Kryeministrisë. Një qytetar është parë teksa lag me ujë një grua.

Ora 20:36

Mjeku Ilir Allkja nga protesta para Kryeministrisë: Rama ka dështuar të mbajë premtimet, duhet të japë dorëheqjen

1782844403_iliri.jpg

Mjeku Ilir Allkja mbajti një fjalim në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama për mosmbajtjen e premtimeve elektorale dhe kërkoi dorëheqjen e tij.

Read more:Pamjet e reja/ Bllokuan hyrjet e Kuvendit, ja momenti ku policia shtyn turmën e protestuesve (VIDEO)

“Sot Rama e shthuri gjuhën dhe u bë mashkulli më i padenjë në karrigen e kryeministrit. Unë jam sovrani dhe kam të drejtë t’i kërkoj llogari Edi Ramës”, u shpreh ai.

Mjeku renditi një sërë premtimesh që, sipas tij, nuk janë mbajtur nga qeveria. Ai tha se premtimi për shëndetësi falas ka dështuar, duke pretenduar se shqiptarët paguajnë 60% të shpenzimeve shëndetësore nga xhepi.

Read more:Protestat për ‘Zvërnecin’, nismëtarja Kokaj: S’jemi në shesh për krijimin e partive politike apo poste në shtet! Një grup i madh shqiptarësh nga Anglia do na bashkohen brenda javës!

Allkja kritikoi gjithashtu situatën me furnizimin me ujë të pijshëm, duke deklaruar se shumica e qyteteve nuk kanë ujë 24 orë në ditë, pavarësisht premtimit të bërë nga qeveria. Ai ngriti shqetësime edhe për rritjen e çmimeve të ushqimeve, gjendjen e arsimit duke iu referuar rezultateve të testit PISA, si dhe për mbrojtjen e territorit.

Në përfundim të fjalës së tij, Allkja kërkoi largimin e kryeministrit nga detyra, duke e akuzuar se nuk ka përmbushur premtimet e dhëna gjatë katër mandateve në qeverisje.

Ora 20:19

Aksidenti në Tiranë-Durrës, 1 minutë heshtje në protestën para Kryeministrisë! Kokaj: Nëse Policia s’do ishte duke bërë rolin e rojës private të Ulajt në Rrjoll, ngjarja s’do kishte ndodhur

Gjatë protestës së organizuar sot para Kryeministrisë, të pranishmit mbajtën 1 minutë heshtje, për të nderuar viktimën e aksidentit tragjik të ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, ku u plagosën edhe 12 persona të tjerë.

Read more:Protestuesi: Mediat botërore dhe rrjetet sociale rrëzuan propagandën e Ramës dhe të Endri Fugës. S’ka ilaç që i shëron!

Ishte aktivistja Luçiana Kokaj që i kërkoi të pranishmëve të mbanin 1 minutë heshtje, teksa theksoi se nëse Policia nuk do të ishte e angazhuar duke u marrë me protestuesit, ndoshta aksidenti tragjik nuk do të kishte ndodhur. Po ashtu Kokaj tha se ditën e sotme, efektivët e Policisë bënë rolin e rojeve private të biznesmenit dhe botuesit Bashkim Ulaj në Rrjoll.

“Sot ndërkohë që Policia e Shtetit ishte shumë e zënë duke tërhequr zvarrë protestuesit para Parlamentit dhe një pjesë tjetër e Policisë ishte stacionuar në Rrjoll ku po bënte rojën private të Bashkim Ulajt për të vjedhur pronën tonë, kemi pasur një fatkeqësi shumë të madhe në vendin tonë. Një fatkeqësi që edhe mund të ishte evituar nëse Policia do të ishte duke bërë punën e vetë. Kanë humbur jetën 4 qytetarë në autostradën Tiranë-Durrës. Ndaj në shenjë respekti, do ju kërkoja që të mbanim 1 minutë heshtje. Tani ne vazhdojmë me kërkesat tona që janë:

Read more:LIVE-Tubimi kundër kryeministrit, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij/ Arben Kola: Rama ka vjedhur, t’i konfiskohet pasuria

Dorëheqja e Ramës, e qeverisë dhe e kësaj klase politike. Një thirrje do të kisha për gjithë deputetët e opozitës, që thonë se mbështesin protestën. ‘Ku ishit sot kur u shoqëruan protestuesit? Pse nuk e ngritën zërin në Parlament, por ikët ashtu si ikni gjithmonë?’. Sot Policia u bë palë me krimin, duke na tërhequr zvarrë ne”, tha mes të tjerash Kokaj.

Ora 19:36

Organizatori Arben Kola: Deri më sot protestat kanë qenë paqësore se ne nuk kemi dashur dhunë, por tani nuk mbajmë përgjegjësi

Një nga organizatorët e 31 tubimeve që janë zhvilluar në Tiranë, Arben Kola, u distancua nga dhuna e ndodhur sot para ambienteve të Kuvendit nga një grup protestuesish

Read more:Sinjalizuan policinë për parcelat me drogë, dhunohen bashkëshortët në Fushë-Arrëz: U prezantuan si policë! Shoqërohet fqinji i dyshuar, në kërkim një tjetër

Kola tha se deri sot protestat kanë qenë paqësore edhe falë menaxhimit të tyre nga Grupi Koordinues, por tashmë, sipas tij, populli kërkon përshkallëzim, dhe për këtë ai thotë se nuk mban përgjegjësi.

“Deri më sot populli ka protestuar në mënyrë paqësore ne nuk kemi qene per dhune, prej sot populli duhet te protestojnë ne mënyre te pavarur ne nuk mbajmë më përgjegjësi. Nuk mbajmë përgjegjësi për arsye se sot atyre u hyri tmerri kur panë koshin, dhe në atë kosh kandidati i parë ishte Tao Balla., Tao plehra, ballukja që është candidate për burg, kryemafizoni Edi Rama, dhe i zuri tmerri”,- tha Kola

Lexo edhe
Kronikë

I dyshuar për tjetërsim pronash, Gjykata liron nga qelia ish-zv.drejtorin e Kadastrës Dibër, Danjel Gjura

Kronikë

Po drejtonte automjetin me shpejtësi tej normale, gjobitet me 80 mijë lekë e reja nga Fieri, i pezullohet për 12 muaj patenta

Tags: #arben kola #bashkim ulaj #Burg #Dhuna #Dhune #Durres #Edi Rama #Kola #Kryeministria #Protestat te kryeministria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • I dyshuar për tjetërsim pronash, Gjykata liron nga qelia ish-zv.drejtorin e Kadastrës Dibër, Danjel Gjura
  • Po drejtonte automjetin me shpejtësi tej normale, gjobitet me 80 mijë lekë e reja nga Fieri, i pezullohet për 12 muaj patenta
  • Ndezi zjarr për mbeturinat, por flakët dogjën edhe zetorin e fqinjit, arrestohet 57-vjeçari në Lushnjë (VIDEO)
  • Tiranë/ Iu gjet një sasi kokaine në makinë, arrestohet 38-vjeçari (VIDEO)
  • Atentati në Laç/ Ilir Gjini u qëllua me 7 plumba, shkoi për sherr te shtëpia e autorit! Në kërkim Emiljan Suti, i dënuar me 5 vite burg për kanosje ndaj policëve (EMRI)
Nga të njëjtat tag-e
  • I dyshuar për tjetërsim pronash, Gjykata liron nga qelia ish-zv.drejtorin e Kadastrës Dibër, Danjel Gjura
  • Porti i Durrësit përgatitet për fluksin e verës, tragetet drejt Italisë nisin lundrimet e dyfishta nga kjo fundjavë
  • Ndezi zjarr për mbeturinat, por flakët dogjën edhe zetorin e fqinjit, arrestohet 57-vjeçari në Lushnjë (VIDEO)
  • Lubonja: Rama ka humbur shumë në mediat ndërkombëtare dhe kjo e ve në vështirësi. Krimi shqiptar i përhapur e Holandë e Gjermani
  • Protestuesit sulm online bizneseve, mbi 10 mijë review negative, ekspertët: Po cenojmë imazhin e vendit, duke ditur rëndësinë që ka turizmi në ekonomi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 33 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 18 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta e 40 në Tiranë/ “Bashkohuni që ta ndryshojmë këtë vend”, studenti në protestën kundër Ramës: Nuk duan rini që punon, i kanë lënë në baltë 9 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- Protestë e pandalur kundër kryeministrit, shqiptarët kërkojnë dorëheqje/ Qytetari: Kanë vjedhur popullin, Rama të arrestohet 8 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

I dyshuar për tjetërsim pronash, Gjykata liron nga qelia ish-zv.drejtorin e Kadastrës Dibër, Danjel Gjura

Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër ka vendosur të zëvendësojë masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj…

• 11 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Po drejtonte automjetin me shpejtësi tej normale, gjobitet me 80 mijë lekë e reja nga Fieri, i pezullohet për 12 muaj patenta

Një e re nga qyteti i Fierit është gjobitur me 80 mijë lekë gjobë si dhe i është…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Ndezi zjarr për mbeturinat, por flakët dogjën edhe zetorin e fqinjit, arrestohet 57-vjeçari në Lushnjë (VIDEO)

Lushnjë – Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës për veprën penale “Shkatërrimi i pronës…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by