Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Protesta e 31-të nis me tone kërcënuese, organizatori Arben Kola: Nga sot s’mbajmë përgjegjësi për dhunën e popullit! Turma para Kryeministrisë shtyn një grua
Kronikë

Protesta e 31-të nis me tone kërcënuese, organizatori Arben Kola: Nga sot s’mbajmë përgjegjësi për dhunën e popullit! Turma para Kryeministrisë shtyn një grua

• 30 Qershor, 2026 • 8 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në ditën e 31-të, pas një dite të tensionuar dhe përplasjesh me policinë përpara parlamentit, protesta e mbrëmjes të së martë, ka nisur me tone kërcënuese, të lëshuara nga një prej organizatorëve. Arben Kola, njëriu I cili çdo ditë udhëheq marshimin nga Sheshi Skënderbej drejt bulevardit për te kryeministria, ka deklaruar se pas asaj që ndodhi gjëtë ditës së sotme, ata nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për veprimet e qytetarëve në tubim.

Në fakt situata e acaruar u verifikua vetëm pak më pas, kur një grua e prezantuar më pas si gazetare shqiptare në Athinë u bë object dhunë nga protestuesit, vetëm sepse dikush e etiketoi si “patronazhiste”. Ndërsa e ndiqnin me gisht, mes turmës, një nga pjesmarrësit I derdhi asaj mbi kokë një shishe me lëng frutash. U desh ndërhyrja e një pjesmarrëse në protest, për të shmangur linçimin e mëtejshëm të emigrantes.

lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 22:10

Protestuesit marshojnë para selisë së PD-së: Opozitë e shitur

1782850490_gerqqegrqgrqgrqagr.JPG

Gjatë marshimit nëpër rrugët e kryeqytetit, pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit kaluan edhe para selisë së Partisë Demokratike, drejt së cilës bërtisnin në kor: “Opozitë e shitur”.

Ora 21:51

Protestuesit mbledhin firma për të çuar në SPAK librin ‘Albania Files’ të promovuar nga Rama

Në protestën para Kryeministrisë, protestuesit mblodhën firma për të çuar në SPAK librin ‘Albania Files’ të promovuar nga kryeministri Edi Rama.

Të dielën në podcast-in e tij ‘Flasim’, Rama tha se libri është tërësisht i pavarur dhe përmbledh kontributet e studiove arkitekturore që punojnë prej dy dekadash në Shqipëri.

Read more:Protesta e 31-të, pas tensioneve te Parlamenti, qytetarët mblidhen te sheshi ‘Skënderbej’ dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Ora 21:43

I riu shqiptar nga Gjermania: Kriminelët nuk janë në protestë, por në tavolinën e Këshillit të Ministrave

Një i ri shqiptar që jeton në Gjermani mbajti fjalën e tij gjatë protestës para Kryeministrisë, ku kritikoi mënyrën e reagimit të Policisë së Shtetit ndaj protestuesve sot para Kuvendit.

“Sot u zgjova në orën 10, në Mynih dhe pashë protestues që tërhiqeshin zvarrë sepse protestuan paqësisht. Ata që protestuan janë sot mes nesh, policia duhet të kuptojë se kriminelët janë brenda ztrës së Kryeministrisë dhe jo duke protestuar. Aksidenti është tragjedi kombëtare, ndërsa policia është më e impenjaur me protestuesit. Kriminelët që ulen në tavolinën e Këshillit të Ministrave edhe spe i kërkon mes nesh. Erion Veliaj, Olta Xhaçka, Vangjush Dako, Jurgis Çyrbja, Arben Ahmetaj, Sajmir Tahir etj. Meqë policia e di se protesta vetëm njoftohet, unë po them se sonte s’do të ndahem nga shkallët e Kryeministrisë, kush të dojë le të bashkohet”, deklaroi aktivisti.

Ora 20:44

Tubimi para Kryeministrisë, protestuesit shtyjnë dhe lagin gruan: Je patronazhiste! Gruaja: Jam gazetare dhe edukatore në Athinë! (VIDEO)

Momenti tensioni u shënuan në protestën që u zhvillua sot para Kryeministrisë. Një qytetare u dhunua verbalisht nga një pjesë e turmës, që dyshuan se ajo ishte aty si e infiltruar e Partisë Socialiste.

Dyshimet lindën pasi gruaja u pa teksa filmonte si shumë të tjerë të pranishëm. Një grup djemsh e ndoqën këmba-këmbës në bulevard, duke e ofenduar, teksa zonja përpiqej t’i shpëtonte keqkuptimit.

Read more:“U shërbejmë njerëzve, jo interesave”/ Prej 31 ditësh qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, eurodeputetja mesazh Ramës: Politikanet të hapin veshët e të dëgjojnë njerëzit

Teksa u sqaronte dhjetëra djemve dhe burrave agresivë, se është thjeshtë një gazetare dhe edukatore shqiptare që punon në Greqi, një person i afrohet dhe i zbraz shishen me lëng frutash mbi kokë.

“Jam shqiptare. Gazetare, eudkatore, në Greqi:,- thotë gruaja.

Pas ngjarjes, gruaja sqaroi se në protestë po merr pjesë si qytetare e thjeshtë dhe mohoi kategorikisht akuzat se është “patronazhiste”.

Ora 20:36

Mjeku Ilir Allkja nga protesta para Kryeministrisë: Rama ka dështuar të mbajë premtimet, duhet të japë dorëheqjen

Mjeku Ilir Allkja mbajti një fjalim në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama për mosmbajtjen e premtimeve elektorale dhe kërkoi dorëheqjen e tij.

Read more:LIVE- Diaspora kërkon dorëheqje/ “Populli i fut frikën kryeministrit jo më Belindës që është nën hetim”! Nga sheshi shqiptarët thirrje SPAK: Heto Ramën! Balluku, Veliaj, Ahmetaj s’kanë vjedhur vetëm

“Sot Rama e shthuri gjuhën dhe u bë mashkulli më i padenjë në karrigen e kryeministrit. Unë jam sovrani dhe kam të drejtë t’i kërkoj llogari Edi Ramës”, u shpreh ai.

Mjeku renditi një sërë premtimesh që, sipas tij, nuk janë mbajtur nga qeveria. Ai tha se premtimi për shëndetësi falas ka dështuar, duke pretenduar se shqiptarët paguajnë 60% të shpenzimeve shëndetësore nga xhepi.

Allkja kritikoi gjithashtu situatën me furnizimin me ujë të pijshëm, duke deklaruar se shumica e qyteteve nuk kanë ujë 24 orë në ditë, pavarësisht premtimit të bërë nga qeveria. Ai ngriti shqetësime edhe për rritjen e çmimeve të ushqimeve, gjendjen e arsimit duke iu referuar rezultateve të testit PISA, si dhe për mbrojtjen e territorit.

Në përfundim të fjalës së tij, Allkja kërkoi largimin e kryeministrit nga detyra, duke e akuzuar se nuk ka përmbushur premtimet e dhëna gjatë katër mandateve në qeverisje.

Read more:Protestat për ‘Zvërnecin’, nismëtarja Kokaj: S’jemi në shesh për krijimin e partive politike apo poste në shtet! Një grup i madh shqiptarësh nga Anglia do na bashkohen brenda javës!

Ora 20:19

Aksidenti në Tiranë-Durrës, 1 minutë heshtje në protestën para Kryeministrisë! Kokaj: Nëse Policia s’do ishte duke bërë rolin e rojës private të Ulajt në Rrjoll, ngjarja s’do kishte ndodhur

Gjatë protestës së organizuar sot para Kryeministrisë, të pranishmit mbajtën 1 minutë heshtje, për të nderuar viktimën e aksidentit tragjik të ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, ku u plagosën edhe 12 persona të tjerë.

Ishte aktivistja Luçiana Kokaj që i kërkoi të pranishmëve të mbanin 1 minutë heshtje, teksa theksoi se nëse Policia nuk do të ishte e angazhuar duke u marrë me protestuesit, ndoshta aksidenti tragjik nuk do të kishte ndodhur. Po ashtu Kokaj tha se ditën e sotme, efektivët e Policisë bënë rolin e rojeve private të biznesmenit dhe botuesit Bashkim Ulaj në Rrjoll.

“Sot ndërkohë që Policia e Shtetit ishte shumë e zënë duke tërhequr zvarrë protestuesit para Parlamentit dhe një pjesë tjetër e Policisë ishte stacionuar në Rrjoll ku po bënte rojën private të Bashkim Ulajt për të vjedhur pronën tonë, kemi pasur një fatkeqësi shumë të madhe në vendin tonë. Një fatkeqësi që edhe mund të ishte evituar nëse Policia do të ishte duke bërë punën e vetë. Kanë humbur jetën 4 qytetarë në autostradën Tiranë-Durrës. Ndaj në shenjë respekti, do ju kërkoja që të mbanim 1 minutë heshtje. Tani ne vazhdojmë me kërkesat tona që janë:

Dorëheqja e Ramës, e qeverisë dhe e kësaj klase politike. Një thirrje do të kisha për gjithë deputetët e opozitës, që thonë se mbështesin protestën. ‘Ku ishit sot kur u shoqëruan protestuesit? Pse nuk e ngritën zërin në Parlament, por ikët ashtu si ikni gjithmonë?’. Sot Policia u bë palë me krimin, duke na tërhequr zvarrë ne”, tha mes të tjerash Kokaj.

Read more:‘Ku e ke procesverbalin?’ Tensione te kryeministria, policia përplaset me protestuesit pas përpjekjeve për t’i larguar! Efektivët u sekuestrojnë karriget metalike

Ora 19:36

Organizatori Arben Kola: Deri më sot protestat kanë qenë paqësore se ne nuk kemi dashur dhunë, por tani nuk mbajmë përgjegjësi

Një nga organizatorët e 31 tubimeve që janë zhvilluar në Tiranë, Arben Kola, u distancua nga dhuna e ndodhur sot para ambienteve të Kuvendit nga një grup protestuesish

Kola tha se deri sot protestat kanë qenë paqësore edhe falë menaxhimit të tyre nga Grupi Koordinues, por tashmë, sipas tij, populli kërkon përshkallëzim, dhe për këtë ai thotë se nuk mban përgjegjësi.

“Deri më sot populli ka protestuar në mënyrë paqësore ne nuk kemi qene per dhune, prej sot populli duhet te protestojnë ne mënyre te pavarur ne nuk mbajmë më përgjegjësi. Nuk mbajmë përgjegjësi për arsye se sot atyre u hyri tmerri kur panë koshin, dhe në atë kosh kandidati i parë ishte Tao Balla., Tao plehra, ballukja që është candidate për burg, kryemafizoni Edi Rama, dhe i zuri tmerri”,- tha Kola

Lexo edhe
Kronikë

Vlorë/ Automjeti i policisë përplas në vijat e bardha 13-vjeçarin, i mituri jashtë rreziku për jetën

Kronikë

Opozita akuza Avokatit të Popullit: Largohu nga qëndrimet politike! Shabani: Jo politikë me institucionin e pavarur

Tags: #arben ahmetaj #arben kola #bashkim ulaj #Burg #Dhuna #Dhune #Durres #Edi Rama #Protestat te kryeministria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vlorë/ Automjeti i policisë përplas në vijat e bardha 13-vjeçarin, i mituri jashtë rreziku për jetën
  • Opozita akuza Avokatit të Popullit: Largohu nga qëndrimet politike! Shabani: Jo politikë me institucionin e pavarur
  • Tenderi 950 mijë euro për rregullimin e Unazës së Burrelit, PD: Po paguhen dy herë pasojat e një investimi të dështuar
  • Plas përçarja në PD/ Çim Peka akuzon Flamur Nokën se po i bën lëshime SPAK-ut prej hallit të dosjes
  • ‘Mos më fol si kryetar partie’, Xhafaj përplaset me Shabanin në Komisionin për Nismat Qytetare! Avokati i Popullit: Ky koment nuk ju nderon
Nga të njëjtat tag-e
  • “Kam një ëndërr për Shqipërinë europiane ku qytetari triumfon”/ Aktivisti: Historia nuk numëron ata që u dorëzuan, por ata që marshuan si ne
  • Manifesti i “Shqipërisë së re” është “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”/ Aktivisti Kola: Rama dhe Berisha janë bashkë, ne jemi këtu për shkak të korrupsionit dhe keqqeverisjes
  • “Nuk mund të shkojmë në BE me fytyra të korruptuara”/ Protestuesi: Ambasadat të na mbështesin. SPAK të arrestojë Ramën dhe Ballukun, na shpëtoni nga kthetrat e tyre
  • “Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë plotësimin e kërkesave
  • “Kjo racë autokratësh kalëron mbi varfërinë dhe papunësinë e njerëzve” – Deklarata e Ramës si opozitar që po bën xhiron e rrjetit (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Posta Shqiptare kallëzon punonjësit, dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha 17 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Braçe shtyu dhunshëm gazetarin e News24, reagon Shehaj: E papranueshme! Pasojë e arrogancës dhe modelit të të fortëve të Ramës 14 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 46 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës/ Presidenti i EDS nga Brukseli: Rinia shqiptare po frymëzon gjithë Europën 13 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Mos thoni të japë dorëheqjen, por…”/ Thirrja e fortë e pensionistit për Forcat e Armatosura nga protesta: Bashkohuni me ne. Merreni Ramën dhe… 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama po mban të bllokuar çështjen ‘Balluku’ deri në shtator? Braho-deputetes së PD: Nëse keni prova, bën kallëzim! Të gjithë të barabartë para ligjit! 11 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Deklaratat e ministres së Vuçiçit nuk janë spontane”/ Mediu: Serbia mike e Ramës, por armike e hapur e Kosovës dhe e kombit shqiptar 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Qytetarja mesazh të fortë nga sheshi Skënderbej: Zgjohuni shqiptarë. Koha për revolucion 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Vlorë/ Automjeti i policisë përplas në vijat e bardha 13-vjeçarin, i mituri jashtë rreziku për jetën

Një makinë e Policisë Bashkiake në Vlorë ka përplasur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë…

• 53 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Opozita akuza Avokatit të Popullit: Largohu nga qëndrimet politike! Shabani: Jo politikë me institucionin e pavarur

Mbledhjen e komisionit për Mbikëqyrjen Institucionale u shoqërua me përplasje mes opozitës dhe Avokatit të Popullit. Deputetët e…

• 2 orë më parë • 6 min lexim
Kronikë

Tenderi 950 mijë euro për rregullimin e Unazës së Burrelit, PD: Po paguhen dy herë pasojat e një investimi të dështuar

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur një tender të ri për rindërtimin e Unazës së Burrelit që u shemb…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by