Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “U shërbejmë njerëzve, jo interesave”/ Prej 31 ditësh qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, eurodeputetja mesazh Ramës: Politikanet të hapin veshët e të dëgjojnë njerëzit
Politikë

“U shërbejmë njerëzve, jo interesave”/ Prej 31 ditësh qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, eurodeputetja mesazh Ramës: Politikanet të hapin veshët e të dëgjojnë njerëzit

• 30 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 16
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Eurodeputetja e Grupit të të Gjelbërve në Parlamentin Europian, Cristina Guarda, ka komentuar për News24 protestat qytetare që prej 31 ditësh po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se kur një numër i madh njerëzish kërkojnë të dëgjohen, politika ka detyrimin t’i dëgjojë.

E pyetur nga gazetari Erion Kaçorri nëse protestat, të cilat nisën si kundërshtim ndaj projektit në Zvërnec dhe më pas u shndërruan në një kërkesë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, përfaqësojnë një krizë më të gjerë besimi ndaj institucioneve, Guarda u shpreh:

Read more:Protesta më solidare! Mes temperaturave të larta qëndrojnë para Kuvendit, protestuesit iu japin ujë policëve (VIDEO)

“Nuk është roli im të analizoj kërkesat dhe nëse ato janë të drejta apo jo. Por do të thoja se kur ka një numër kaq të madh njerëzish që kërkojnë të dëgjohen dhe të shihen nga një politikan, është e nevojshme të kuptohet pse dhe çfarë po ndodh. Dhe kështu, jo vetëm të tërhiqemi në një mënyrë politike, por politikanët të hapin veshët e tyre për të dëgjuar njerëzit. Kjo është ajo që ka rëndësi. Ne po u shërbejmë njerëzve, jo interesave”.

Duke u ndalur te rezoluta e fundit e Parlamentit Europian dhe shqetësimet për zhvillimet në zonat e mbrojtura të Shqipërisë, eurodeputetja tha se Grupi i të Gjelbërve ishte iniciatori i amendamentit që kërkonte pezullimin e projektit në Zvërnec.

Read more:LIVE – Protesta rekord në historinë e Shqipërisë, Bulevardi i tejmbushur si kurrë më parë. Qytetarët demonstrojnë kulturë dhe civilizim, larg tubimeve të dhunshme partiake

“Jo, dhe kjo është arsyeja pse ne si Grupi i të Gjelbërve ishim ata që propozuam amendamentin e famshëm që kërkoi ndalimin e projektit dhe moratoriumin derisa të kuptojmë se po respektohet plotësisht kuadri i BE-së. Duhet të kemi vlerësim mjedisor, vlerësim autonom me pjesëmarrjen e shoqërisë civile. Dhe, nëse mund të them, ky është një problem shqiptar, në rregull, por në Itali po jetojmë pothuajse të njëjtën situatë.

Read more:31 ditë revoltë për largimin e tij, Rama shfrenohet dhe sulmon protestuesit: Korja e shpifur dhe mbetjet e rrezikshme që kanë bërë bashkë plot dështakë të zemëruar

Pra, me një resort me pesë yje, pa dëgjuar njerëzit dhe pa vlerësim mjedisor. Dua të them se hyrja në Bashkimin Evropian nuk është e mjaftueshme. Ne duhet të jemi, si qytetarë dhe politikanë, koherentë dhe të kontrollojmë atë që po ndodh, duke respektuar ligjet tona dhe duke kuptuar rëndësinë e këtyre ligjeve. Prandaj e ndjeva kaq të çmuar aktivizmin e qytetarëve për çështjet mjedisore dhe për koherencën e një politike që bëhet për njerëzit”, tha ajo.

Në fund, Guarda theksoi se dialogu dhe transparenca me qytetarët janë parime themelore të demokracisë, jo vetëm për vendet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian, por edhe për vetë shtetet anëtare.

Read more:Protesta para Kuvendit, qytetarët sfidojnë temperaturat e larta: Parlamenti i krimit, Rama n’burg, Berisha n’burg!

“Është shumë e rëndësishme, por jo vetëm për një vend që dëshiron të jetë pjesë e BE-së, por edhe për shtetet anëtare që janë tashmë në BE. Zakonisht politikanët në këtë moment… ndjej se shumë politikanë në mbarë botën po bëjnë zgjedhje pa respektuar vullnetin e qytetarëve. Ndaj dua të them se marr pjesë në këto protesta dhe vlerësoj ndjeshmërinë, ndjenjën e demokracisë që njerëzit kërkojnë. Por ndërkohë, unë po u kërkoj edhe njerëzve të mi në Itali dhe në Evropë që të jenë elastikë dhe të jenë gjithashtu të gatshëm t’i kërkojnë më shumë politikanëve”, tha ajo.

Lexo edhe
Politikë

“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?

Politikë

Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin

Tags: #Bashkimin evropian #Edi Rama #itali #jetë #Politika #Protesta #rama #shqiptar

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
  • Balluku ndjek protestën tek News24, ironizon studenten por e ‘masakrojnë’ ndjekësit: Si mund të jesh ende e lirë dhe drejtësia s’të ka prekur? Të pret burgu (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 13 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 4 orë më parë
  5. 05
    Politikë Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 2 lexime · 5 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, i ftuar në Prime News24 komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin

Bashkimi Europian duhet të marrë përgjegjësi përballë zhvillimeve në Shqipëri dhe t’i kërkojë llogari kryeministrit Edi Rama për…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër

Gazetari Aulon Kalaja, duke folur në emisionin Prime News24 tha se kjo është protestja më e fuqishme që…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin