Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Kryepeshkopi Joan mesazh të rinjve: Bëhuni protagonistë të së mirës, të paqes, të përpjekjes dhe të dashurisë
Sociale

Kryepeshkopi Joan mesazh të rinjve: Bëhuni protagonistë të së mirës, të paqes, të përpjekjes dhe të dashurisë

• 1 Korrik, 2026 • 8 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryepeshkopi Joan ka mbajtur një fjalim të gjatë dhe frymëzues gjatë ceremonisë së diplomimit të shkollës “Protagonistët”, e zhvilluar në Qendrën Kulturore pranë Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Në mesazhin e tij drejtuar maturantëve, mësuesve dhe prindërve, ai ka vënë theksin te roli i arsimit në formimin e karakterit, rëndësia e zhvillimit shpirtëror dhe nevoja që çdo nxënës të shohë veten si “protagonist” të jetës së tij përmes përpjekjes, përgjegjësisë dhe zbulimit të talenteve personale.

Read more:Përfundojnë punimet për ndërtimin e kampusit universitar Poli i Dijes në Korçë, Rama: Kapitull i ri për të rinjtë

Fjala e Plotë:

Me gëzim të veçantë gjendem sot midis jush në këtë mjedis të dashur shkollor ku takohen ëndrrat e të rinjve, përkushtimi i mësuesve dhe shpresa e prindërve. I përshëndes me dashuri atërore drejtuesit e shkollës, mësuesit, nxënësit, prindërit dhe të gjithë bashkëpunëtorët që e mbështetin këtë vepër edukative. Vetë emri i shkollës “Protagonistët” është një ftesë dhe një përgjegjësi. Ai na kujton se çdo nxënës nuk është spektator i jetës, por thirret të marrë pjesë me guxim, me mendim, me punë dhe me zemër. Të jesh protagonist nuk do të thotë të kërkosh lavdi të jashtme, as të dalësh mbi të tjerët, por të zbulosh dhuntitë që Perëndia të ka dhënë dhe t’i vësh ato në shërbim të së mirës. Në këtë kuptim shkolla bëhet një familje më e gjerë ku mësohet gjuha e përgjegjësisë, e bashkëpunimit dhe e mirësjelljes. Prandaj këto takime nuk janë vetëm ceremoniale. Ato janë një rast për të menduar së bashku për arsimin, formimin shpirtëror dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Çdo njeri mbart një udhëtim të veçantë. Nuk është e nevojshme që të gjithë të jenë njësoj, të ecin me të njëjtin ritëm apo të shfaqin të njëjtat talente. Bukuria e një shkolle qëndron pikërisht në këtë shumëllojshmëri. Njëri ka prirje për shkencat, tjetri për artin, një tjetër për gjuhët, për sportin, për komunikimin, për organizimin, për kujdesin ndaj të tjerëve. Detyra e arsimit është t’i ndihmojë fëmijët t’i zbulojnë këto dhunti, t’i kultivojnë me punë dhe t’i përdorin me përgjegjësi. Asnjë nxënës nuk duhet të mendojë se është i pavlerë vetëm se ka vështirësi në një fushë. Do të doja t’ju jepja një këshillë nga dituria e Shkrimit të Shenjtë, nga shëmbëlltyra e talantave (Mtth. 25:14-30) ku një njeri i dha një shërbëtori pesë talanta, një tjetri dy dhe të tretit i dha një. Talanta është një fjalë siriake e cila ka kuptimin e një peshe. Ajo ishte një peshë ari, për shembull 25 kilogram një talant dhe ai që kishte pesë i punoi ato dhe bëri pesë të tjera. Ai që kishte dy talanta i punoi ato dhe bëri edhe dy të tjera. Ai që kishte një talant e groposi atë, sepse nuk donte ta punonte atë. Kur u kthye zotëria i thotë të parit: të lumtë shërbëtor besnik, hyr në gëzimin e zotit tënd. Të njëjtën gjë i thotë edhe të dytit, ndërsa të tretit ia merr talantin dhe ia jep atë atij që kishte më shumë.

Read more:Bulqizë/ Qindra besimtarë në pelegrinazhin e Ballëm Sulltanit

Prandaj, gjithsecili nga ne duhet t’i shumëfishojë talantat, sepse vetëm kështu ne plotësohemi. Kjo do të thotë që gjithsecili nga ne, edhe ju të dashur nxënës, nuk e keni garën me të tjerët, por të gjithë ne e kemi garën me veten. Nëse do ta shohim në këtë prizëm, pa dyshim që ne do të shmangemi nga shumë zili, lavdi boshe, krenari, zemërime karshi të tjerëve. Asnjëherë nuk e kemi garën me të tjerët, por e kemi me veten tonë. Dhe unë besoj që në këtë shkollë ju e keni mësuar dhe këtë vlerë. Vështirësia nuk është fundi i rrugës, por shpeshherë është porta e pjekurisë.

Kur lodhemi, kujtoni se rritja kërkon durim, ashtu si fara që nuk mund të bëhet menjëherë pemë. Arsimi është një dhuratë nga më të çmuarat që shoqëria mund t’i japë njeriut. Ai nuk është thjesht grumbullim njohurish, mësim datash, formulash apo rregullash. Ai është një hapje e mendjes, ushtrimi i gjykimit, aftësi për të pyetur, për të dalluar dhe për të kuptuar botën. Njohuria është një fuqi e madhe, por çdo fuqi ka nevojë për drejtim. Një nxënës mund të fitojë shumë njohuri, të ketë aftësi të mëdha dhe të arrijë suksese të dukshme, por nëse i mungon orientimi i brendshëm, këto dhunti mund të mbeten të ftohta, madje të dëmshme. Këtu hyn rëndësia e formimit shpirtëror. Ai nuk e pengon mendjen, përkundrazi e pastron dhe e udhëheq.

Read more:Arrestohet ish-zyrtari i lartë i CIA-s, FBI zbulon mbi 40 milionë dollarë shufra ari në shtëpinë e tij

Formimi shpirtëror është edukimi i zemrës. Ai nuk është diçka e huaj për shkollën, as një shtresë e rastësishme pranë mësimeve të përditshme. Ai është thellimi i asaj që arsimi kërkon të ndërtojë një njeri të plotë. Arsimi ndriçon mendjen dhe formimi shpirtëror ndriçon zemrën. Arsimi mëson si të lexojmë librat. Formimi shpirtëror na mëson si të lexojmë veten, njëri-tjetrin dhe jetën me përulësi. Ai kultivon të vërtetën, dashurinë, respektin, ndjeshmërinë, faljen, durimin dhe përgjegjësinë. Pa këto virtyte njohuria mund të mbetet e thatë, ndërsa suksesi mund të bëhet i zbrazët.

Read more:Të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara rriten me 39%, AAPSK: Fondet po mbështesin drejtësinë

U gëzova kur dëgjova nga të gjithë mësuesit dhe nxënësit që nuk jemi të plotësuar vetëm thjesht nga njohuritë e mësimit, por nga forcimi i karakterit. Mësuesi nuk është vetëm transmetues i lëndës. Ai është shoqërues, udhërrëfyes, dëshmitar dhe shpeshherë një kujtim i paharrueshëm në jetën e nxënësit. Nxënësit mund të harrojnë disa hollësi të mësimeve, por rrallë harrojnë një fjalë inkurajuese, një vështrim respekti, një dorë të shtrirë në çast vështirësie. Prandaj mësuesi edukon jo vetëm me atë që thotë, por sidomos me atë që ai është. Në një kohë kur sot përballemi me shumë zhurma të ndryshme, me shumë ndikime dhe me shumë pasiguri, prania e një mësuesi të urtë është një bekim. Puna e tij shpesh nuk duket menjëherë, por frytet e saj shfaqen pas vitesh në karakterin dhe zgjedhjet e nxënësve.

Të dashur nxënës, ju jeni në një periudhë të bukur dhe vendimtare të jetës. Çdo ditë në shkollë ka qenë një mundësi për të mësuar diçka të re, por edhe për t’u bërë pak më të mirë. Mos kini frikë nga përpjekjet. Ajo që arrihet lehtë, shpesh harrohet shpejt. Ajo që fitohet me mund, mbetet më thellë. Bëhuni protagonistë të së mirës, të paqes, të përpjekjes dhe të dashurisë.

Read more:“Për mua ke qenë gjithmonë besë dhe shpresë”/ Gjekmarkaj uron ish-deputetin e PD Mark Marku për 60-vjetorin: Intelektual i rrallë dhe ndër njerëzit më të ndershëm të këtij vendi

Duke përfunduar, dëshiroj të shpreh urimin tim të përzemërt për të gjithë komunitetin e shkollës “Protagonistët”. Uroj që kjo shkollë të vazhdojë të jetë vend dijeje, gëzimi, disipline dhe frymëzimi; vend ku nxënësit nuk mësojnë vetëm për të kaluar provime, për të kuptuar më mirë jetën dhe për të ndërtuar karakter të fortë. Uroj që mësuesit të kenë durim, ndriçim dhe gëzim në misionin e tyre të përditshëm. Uroj prindërit që kanë bashkëpunuar gjithmonë me shkollën me besim dhe përgjegjësi, sepse edukimi i fëmijëve kërkon përpjekje të përbashkët, siç e thotë një proverb i dëgjuar afrikan që të edukosh një fëmijë duhet një fshat, domethënë duhet shoqëria. Le të mos harrojmë se një shkollë e mirë nuk ndërton vetëm të ardhmen e nxënësve, por edhe të ardhmen e vendit. Ju uroj të gjithëve që Zoti t’ju bekojë, ndriçojë e shenjtërojë.

Lexo edhe
Sociale

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë, ministrja Sala: Objektivi ynë, që kjo kategori të ndiejë mbështetje nga shteti (VIDEO)

Sociale

Alternime kthjellimesh e vranësirash, parashikimi i motit për ditën e Enjte (VIDEO)

Tags: #Ari #Arsimi #Besim #Edukimi #Familje #Femije #kryepeshkop Joani #maturantet #Ngjallja e Krishtit #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë, ministrja Sala: Objektivi ynë, që kjo kategori të ndiejë mbështetje nga shteti (VIDEO)
  • Alternime kthjellimesh e vranësirash, parashikimi i motit për ditën e Enjte (VIDEO)
  • Peshkimi në lagunën e Karavastasë në krizë, ekspertët: Rrezik ekosistemi! Peshkatari: Ka ndikuar edhe moti
  • Bizneset në Vlorë me punonjës të huaj: Kushte të kënaqshme! Të ardhmen e shohim në Shqipëri
  • Ministria e Arsimit publikon kalendarin, viti i ri shkollor 2026-2027 nis më 14 shtator
Nga të njëjtat tag-e
  • Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë, ministrja Sala: Objektivi ynë, që kjo kategori të ndiejë mbështetje nga shteti (VIDEO)
  • Iu gjetën armë zjarri pa leje, Policia e Tiranës arreston 3 persona! Njëri prej tyre kishte thyer arrestin e shtëpisë (EMRAT+VIDEO)
  • “Balluku u mbrojt nga Parlamenti, 23 rrugë me vlerë qindra mln euro u shembën”, Këlliçi nga PE: Integrimi i Shqipërisë në rrezik nga korrupsioni dhe krimi i organizuar
  • Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë/ Sala: Çdo familje duhet të ndiejë mbështetje konkrete nga shteti
  • “Qytetarët po kërkojnë një alternativë më të mirë politike”, The Guardian: Protestat në Shqipëri, shpërthimi më i madh i pakënaqësisë që nga rënia e komunizmit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 31 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Më larguan nga puna sepse nuk sigurova 5 vota nga diaspora”/ Arsimtari: Rama jo të dorëhiqet, por jemi bërë ta zëmë për fyti! Qeverisemi nga një organizatë kriminale 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 13 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë 4 mln euro për koncertin e Kanye West, Kapri nxjerr videon: Kush gënjen Rama apo ministrja? 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- “Rama po provokon, do ta çojë popullin në përplasje”/ Protestuesi: Balluku rrezikon 36 vite burg, do të thotë se ka bërë krim të rëndë! Të largohen 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha intervistë për “Truth Times”: Rama e trajton Shqipërinë si feudin e tij privat! Protestat e qytetarëve, kryengritja më domethënëse që nga rënia e komunizmit 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë, ministrja Sala: Objektivi ynë, që kjo kategori të ndiejë mbështetje nga shteti (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi një bashkëbisedim me prindër të fëmijëve me aftësi të…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Alternime kthjellimesh e vranësirash, parashikimi i motit për ditën e Enjte (VIDEO)

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime…

• 6 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Peshkimi në lagunën e Karavastasë në krizë, ekspertët: Rrezik ekosistemi! Peshkatari: Ka ndikuar edhe moti

Peshkimi në Lagunën e Karavastasë këtë vit është më i dobëti i regjistruar ndër vite. Sipas kryetarit të…

• 9 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by