Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara rriten me 39%, AAPSK: Fondet po mbështesin drejtësinë
Kronikë

Të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara rriten me 39%, AAPSK: Fondet po mbështesin drejtësinë

• 26 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara janë rritur me 39% gjatë vitit 2025, duke arritur në 221 milionë lekë, nga 159 milionë lekë që ishin një vit më parë.

Shifrat u bënë publike nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), gjatë Simpoziumit Kombëtar “Nga Konfiskimi te Interesi Publik: Sfidat dhe Perspektivat e Administrimit të Aseteve të Konfiskuara”, ku morën pjesë përfaqësues të sistemit të drejtësisë, institucioneve ligjzbatuese dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Sipas AAPSK, një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të krijuara nga administrimi i këtyre pasurive është përdorur për të mbështetur institucionet e drejtësisë dhe sigurisë, duke e kthyer konfiskimin e aseteve në një burim financimi për vetë shtetin.

Read more:Strehimi po bëhet ‘luks’ qiratë dhe çmimet e shitjes së apartamenteve në qiell! Ekspertët: Ka kërkesë të lartë, po ndikon turizmi por edhe kostot e rritura të ndërtimit

Përfaqësuesit e agjencisë theksuan se procesi nuk përfundon me vendimin e gjykatës për konfiskimin e një pasurie, por vijon me administrimin e saj, me synimin për të ruajtur vlerën ekonomike, për të mbrojtur interesin publik dhe për të mos lejuar rikthimin e përfitimeve të aktivitetit kriminal te autorët.

AAPSK bëri të ditur se një tjetër objektiv është përdorimi social i pasurive të konfiskuara. Sipas agjencisë, këto asete synohet të shndërrohen në qendra komunitare, institucione sociale, hapësira edukimi dhe shërbime publike, në përputhje me praktikat evropiane.

Read more:Nga statistikat te veprimi, si po luftohen sëmundjet kronike jo-ngjitëse në Kosovë?

Në të njëjtën kohë, agjencia pranoi se administrimi i pasurive të sekuestruara shoqërohet me sfida, si mirëmbajtja e tyre, administrimi i bizneseve që vazhdojnë aktivitetin, vlerësimi profesional i aseteve dhe nevoja për ekspertizë të specializuar.

Gjatë aktivitetit u theksua gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit mes institucioneve ligjzbatuese, SPAK-ut, gjykatave, Zyrës së Rikuperimit të Aseteve dhe institucioneve financiare, ndërsa AAPSK njoftoi se ka zgjeruar bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtarë dhe institucione homologe në Itali, Francë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kosovë si edhe me organizata si GIZ, UNODC dhe UNICEF, me synimin për të ndërtuar modele moderne administrimi dhe për të rritur profesionalizmin institucional.

Lexo edhe
Kronikë

Shisnin kokainë dhe kanabis në doza në zonën turistike të Dhërmiut, arrestohen dy të rinjtë (VIDEO)

Kronikë

Ksamil/ Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

Tags: #AAPSK #Edukimi #Hapesira #itali #kosove #Moderne #Organizata #pasuri te sekuestruara #qira #spak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shisnin kokainë dhe kanabis në doza në zonën turistike të Dhërmiut, arrestohen dy të rinjtë (VIDEO)
  • Ksamil/ Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski, gjobitet me 500 mijë lekë të reja
  • Kundërshtoi me dhunë efektivët gjatë kontrollit të makinës, arrestohet 30-vjeçari në Dibër
  • Kultivuan 172 rrënjë kanabis pranë shtëpisë në Fushë Arrëz, babë e bir përfundojnë në pranga
  • Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Kriza politike në Kosovë e tejzgjatur!”, ish-ambasadori Nesho: Po humbet kredibiliteti në sytë e ndërkombëtarëve. S’duhet një president “kukull”
  • Shkolla ‘Abdyrrahman Përmeti’ në Lis të Matit gati për vitin e ri shkollor! Rama: Investim i rëndësishëm për fëmijët dhe komunitetin (FOTO)
  • Përfundon pelegrinazhi i shenjtë Bektashi në Malin e Tomorit, qindra mijëra pelegrinë kremtuan në Teqenë e Kulmakut: Lutemi për shëndet e mbarësi (VIDEO)
  • “News 24 i vetmi televizion që transmeton drejtpërdrejt”/ Protestuesja: Jam këtu për pensionin e ulët të nënës sime dhe mungesën e meritokracisë. Në Shqipëri ecet me flamuj partish
  • Kremtohet ‘Dita e Kujtesës’ në Savër, të përndjekurit kërkojnë drejtësi e dëmshpërblim! Begaj: Kemi detyrim të mos harrojmë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 33 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 28 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 19 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 14 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Shisnin kokainë dhe kanabis në doza në zonën turistike të Dhërmiut, arrestohen dy të rinjtë (VIDEO)

Dy të rinj,kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës. 27 dhe 31-vjeçari u kapën në afërsi të…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Ksamil/ Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

Policia Kufitare ka bllokuar një mjet lundrues tip Jet Ski dhe ka ndëshkuar drejtuesin e tij me 500…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Kundërshtoi me dhunë efektivët gjatë kontrollit të makinës, arrestohet 30-vjeçari në Dibër

Një 30-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë, të cilët e kishin ndaluar…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by