Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Strehimi po bëhet ‘luks’ qiratë dhe çmimet e shitjes së apartamenteve në qiell! Ekspertët: Ka kërkesë të lartë, po ndikon turizmi por edhe kostot e rritura të ndërtimit
Aktualitet

Strehimi po bëhet ‘luks’ qiratë dhe çmimet e shitjes së apartamenteve në qiell! Ekspertët: Ka kërkesë të lartë, po ndikon turizmi por edhe kostot e rritura të ndërtimit

• 16 Maj, 2026 • 8 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Marrja e një prone me qira po kushton çdo vit e më shumë. Tashmë tregu po përballet me çmime tejet të larta jo vetëm për shitjen e apartamenteve por edhe për qiratë. Cilët janë faktorët? A po rrezikojmë një krizë strehimi prej çmimeve?

Prej prillit të 2025-ës deri më tani inflacioni i qirave gati janë 3-fishuar. Nëse vjet inflacioni i qirave ishte 2.5%, në muajin e kaluar të këtij viti ishte 7.1%, kurse kulmi është regjistruar në dhjetor të vitit të kaluar, trend që nuk ndryshoi as në janar e shkurt 2026. Kurse si periudhë 4-mujore shtrenjtimi këtë vit është më i larti historik me 7.8%.

Ekspertët e ekonomisë dhe të tregut imobilar thonë në ‘Portofol’ në Report TV se shkaqet për këtë shtrenjtim janë disa, nga kërkesa e lartë, kursi i këmbimit por edhe abuzimi.

Orgest Beti, ekspert i tregut të pasurive të patundshme, thotë se pronarët po largohen nga qiratë në euro për shkak të zhvlerësimit të saj, dhe kalimi në lekë automatikisht po ndikon në rritje të vlerës së tyre.

“Dy nga elementët kryesorë në bindjen time është zhvlerësimi i euros që është e para. Pra tashmë pronarët nuk po kërkojnë më që t’i japin apartamentet me euro, por po kërkojnë të kthehen sërish tek leku, sepse ashtu e maksimizojnë fitimin e tyre. Ndërsa për sa i përket pjesës tjetër, sigurisht që një apartament nëse blihet shtrenjtë në fazën fillestare do definojë dhe tek qiraja për rrjedhojë. Nëse blihet shtrenjtë do të jepet shtrenjtë”, thotë Orgest Beti, ekspert i tregut të pasurive të patundshme.

Read more:Në kërkim të pronës së duhur? Ja përzgjedhja e javës në Telegrafi Real Estate

Eksperti Fatos Çoçoli thotë se vetëm për të përfituar nga bumi turistik familjet po kthejnë apartamentet e tyre, në dhoma me qira ditore, duke mbajtur lartë çmimet e qirave.

“Familjet kanë investuar, i kanë ndarë apartamentet e tyre më dysh, më tresh. Kanë patur tre dhoma kuzhinë i kanë bërë për t’i dhënë me ARBNB me qira ditore. Kemi vizitorë të huaj që na vijnë dhe kërkesa është e madhe nga të huajt. Ajo e mban qiranë kaq të lartë pra 20-30% më shumë se sa ç’duhet të ishte normalisht”, pohon Çoçoli.

Fitimi i shpejtë përmes qirave afatshkurtra në platformat online, po sfidon tashmë hotelerinë disavjeçare.

“ArBnB po i shpall një sfidë hotelerisë. Ne kemi njerëz në Tiranë që kanë rreth 25 apartamente që i menaxhojnë. Sigurisht nuk i kanë të tyre, i kanë marrë me qira, i kanë kontraktuar dhe më pas ata i shikojnë si burim të ardhurash, i kanë marrë me qira dhe i japin po me qira ditore”, thotë Beti.

Për shkak edhe të çmimeve të larta, po rriten të ardhurat nga tatimi i qirave. Sipas tatimeve vjet u mblodhën 60.8 milionë euro nga tatimi prej 15% që bëhet mbi shumën që përfiton pronari, në raport me vitin 2020 kjo shifër ishte 20 milionë euro më e lartë.

Read more:Shtrenjtimi i apartamenteve ‘shqetëson’ bankat në vend, shkak ekspozimi i lartë në kredi! Banka e Shqipërisë do rishikojë kufizimet e huasë për blerje banese

Me ritëm të shpejtë po shtrenjtohen edhe pronat që po shiten. Në vitin 2025 çmimet e apartamenteve u rritën me 36.3% që është rritje me 10% krahasuar me 2024-ën. Pra nëse një apartament në 2024-ën kushtonte 100.000 euro, vjet ka kushtuar 36 mijë euro më shumë.

Eksperti i ekonomisë Klodian Muço thotë se përtej abuzimeve, janë rritur kostot e ndërtimit, trojet po shiten më shtrenjtë.

“Rreth 30% është rritja e çmimit në këto vitet e fundit. Në vitet e fundit për arsye dhe të bumit që ka pasur sektori i ndërtimit tendenca është që edhe pronarët e tokave të përfitojnë nga kjo situatë dhe të japin tek ofertuesi më i mirë dhe ofertuesi më i mirë kush është për pronarët e tokave? Ai që jep përqindje më të madhe dhe një aspekt tjetër pse janë rritur çmimet është edhe si pasojë e rritjes së kostove të ndërtimit, sidomos të fuqisë punëtore”, thotë Muço.

“Që ditën që një ndërtues vendos të ndërtojë një objekt nga 28% deri në 45% sot i kërkojnë pronarët e tokës, 8% ke ndikimin e taksës infrastrukturë 3% ke taksën për strehimin social, ke projektuesin ndërkombëtar, që mund të jenë arkitektët më të mirë të botës që paguhen, ke zbatuesit, 30% të objektit pastaj e kanë kleringjet, e kështu me radhë”, thotë Beti.

Read more:Lufta në Iran godet ekonominë amerikane, rritet papunësia dhe inflacioni

Por teksa çmimet rriten me shifra dyshifrore, shifrat e censit tregonin se mbi 350 mijë banesa në Shqipëri ishin të pabanuara.

“Në zonën e Tiranës në qytet që nuk konsumojnë energji elektrike janë rreth 39.000 bashkë me periferitë e Tiranës. Ndërsa Tirana si qark arrijnë deri në 70.000 banesa pa konsum energjie. Këto konsiderohen apartamente bosh”, thotë Muço.

Në një situatë të tillë ku mijëra prona janë të ‘kyçura’ të pabanuara, ekspertët sugjerojnë që qeveria duhet të kishte përshpejtuar tatimin e pronave të dyta apo të treta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 20:23

Turistët po bëhen investitorë, Beti: Të huaj nga Italia deri në Amerikën Latine po blejnë prona në Shqipëri

Pasuritë e Paluajtshme janë sektori i preferuar për investitorët e huaj. Brenda 6 vitesh investimet e huaja në prona janë rritur me 7 herë, nga 80 milionë në 2020-ën kanë arritur në 561 milionë euro.

“Nëse dikur nëse dikur tregu kryesor i Shqipërisë ishte Italia, po themi Turqia, tashmë ne kemi diversifikuar të gjithë paketën. Ne kemi shikojmë evropianët nga lindja, polakët, çekët, suedezët, kemi vënë re së fundmi edhe nga Amerika Latine apo edhe nga vendet e tjera që dikur nuk mendohej që të investoni në Shqipëri”, thotë Beti.

Read more:Strehimi po bëhet ‘luks’ qiratë dhe çmimet e shitjes së apartamenteve në qiell! Ekspertët: Ka kërkesë të lartë, po ndikon turizmi por edhe kostot e rritura të ndërtimit

Sipas ekspertit të tregut Real Estate, turistët janë kthyer në investitor, po blejnë prona në Shqipëri dhe më pas i lëshojnë me qira.

“Fillimisht turistët vijnë në Shqipëri me paragjykim ndër paragjykim shumë të madh. Ti kur do shkosh në Dubai, do shkosh në Miami, do shkosh në Manhattan, ti shkon me pritshmëri shumë të larta. Kur ti vjen në Shqipëri vjen me pritshmëri shumë të ulëta dhe kur ti shikon që është rendi, qetësia, njerëzit mund të dalin lirshëm, çmimet janë për nivelin e tyre financiar të përballueshme, ushqimi është i mirë, sigurisht ata fillimisht vijnë si vizitorë, më pas bëhen klientë, blejnë dhe një pjesë e madhe e tyre vijnë dhe ri-shesin dhe vijnë si investitorë”, thotë Beti.

Ora 20:16

Strehimi në pikëpyetje? Ekspertët paralajmërojnë: Në dekadën e ardhshme shtrenjtimi do jetë edhe më i lartë

As qiratë në zonat periferike të Tiranës nuk mund të konsiderohen më të lira, kjo pasi qiraja për një apartament 1+1 nis nga 300 euro në Fresk, ndërsa për 2+1 çmimet nisin nga 400 euro. Zonat më të kushtueshme janë nga Stadiumi Dinamo, Zona përreth Liqenit Artificial, Myslym Shyri, Rruga e Kavajës apo zona rreth Air Albania.

Vala e shtrenjtimit nuk pritet të ndalet, pasi ekspertët gjykojnë se tregu po ndryshon, kërkesa është e lartë dhe nuk pritet të ketë rënie.

Read more:Ditë historike në Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare nga Kanadaja

“Për qytetarët unë nuk besoj që do të jetë më e lehtë në vitet në vijim. “Unë besoj që në 10 vitet e ardhshme ajo që ne sot konsiderojmë Unaza e Madhe do të jetë Unaza e Vogël e Tiranës për shkak të zgjerimit dhe shtrirjes dinamike që Tirana tashmë ka. Do bashkohet Tirana me Durrës dhe do jetë më e kushtueshme”, thotë Orgest Beti.

“Unë them që për sa kohë ne do të jemi në nivelin dhe do të kemi mbi 12 milionë vizitorë të huaj, tek ne qiraja si zor të ulet”, shprehet Fatos Çoçoli.

Ndaj duhet të ketë poltiika sociale me kredi të buta, sidomos për të rinjtë për të garantuar strehim.

“Për të gjithë të rinjtë sidomos që t’i mbajmë këtu të shtohen kreditë e buta, të kemi një subvencion shumë të fortë edhe për qiratë e çifteve që rinj që duan të ndërtojnë jetën”, pohon Çoçoli.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Amerika #Amerika latine #apartamente #Banesa #banese #Dinamo #fatos cocoli #Inflacioni #klodian muco #Orgest Beti #qira

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Pjesë e grupit të Ergys Dashit dhe Ervin Matës, Apeli i Posaçëm lë në qeli Eralbi Breçanin! Akuzohet për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë
  • “Ekonomia është arsyeja pse është mbushur sheshi prej 39 ditësh”/ Cara: Në Shqipëri protestohet për varfërinë, korrupsionin, mungesën e shëndetësisë dhe arsimit
  • Ushqimet dhe qiratë, rritet inflacioni, shkoi në 3.2% për muajin qershor, doli edhe jashtë objektivit të Bankës për muajin qershor
  • Rritet me 15% numri i turistëve në Lezhë, interes i lartë për Memorialin e Gjergj Kastriotit! Dominojnë amerikanët
  • Berisha intervistë për “Truth Times”: Rama e trajton Shqipërinë si feudin e tij privat! Protestat e qytetarëve, kryengritja më domethënëse që nga rënia e komunizmit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 13 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha intervistë për “Truth Times”: Rama e trajton Shqipërinë si feudin e tij privat! Protestat e qytetarëve, kryengritja më domethënëse që nga rënia e komunizmit 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by